Episodi i pestë ( 5 )

Llojet e dhikrit (përmendjes së Allahut)

Imam Ibn Kajimi (Allahu e mëshiroftë) tregon se dhikri (përmendja e Allahut) është dy llojesh:

1-  Përmendja e Emrave dhe Cilësive të Allahut, dhe të lavdëruarit e Tij – qoftë Lavdëruar – dhe të shenjtëruarit prej asaj që nuk i shkon Madhështisë së Tij, qoftë ajo shpikje nga ana e përmendësit gjatë lavdërimit ndaj Tij – qoftë Lavdëruar – apo e deklaruarprej tij rreth Allahut të Lartmadhëruar sipas rregullave të vendosura për Emrat dhe Cilësitë e Tij, por kjo duhet bërë vetëm sipas asaj se si Ai e ka lavdëruar Veten, apo se siç e ka lavdëruar i Dërguari i Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), pa shtrembërim e as ndryshim, e pa përngjasim e as shëmbëllim.

2-  Dhikri (përmendja) e udhërave, ndalesave, dhe rregullave të Tij, qofshin ato lajmërime rreth Tij - qoftë Lavdëruar – në atë që Ai ka urdhëruar për t’u bërë, apo për t’u larguar prej saj ose duke sjellë shembuj të ndryshëm prej robit për zbatimin e urdhërave të Zotit të Tij dhe largimin nga të ndaluarat e Tij.

E nuk ka dyshim se madhërimi i Allahut - qoftë Lavdëruar –e bën obligim madhërimin edhe të urdhërit të Tij dhe ndalesave të Tij, dhe të vepruarit sipas tyre, e kjo sipas udhëzimit të Mesazhit të Muhammedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), me anë të të cilitbesimtari e njeh Zotin e vet, e të jetë madhërimi i tij ndaj Urdhërit të Zotit të tij dhe ndalimit të tij, tregues i madhërimit të tij ndaj Allahut Urdhërues Ndalues.

Ka thënë Ibn Kajim (Allahu e mëshiroftë): “E nëse bashkohen këto lloje tek përmendësi (i Allahut), dhikri (përmendja) tij është më e mira përmendje, më madhështorja, dhe më e madhja në dobi.”

 

 

 

Add comment

Security code
Refresh