Episodi i parë ( 5 )

Përngjasimi i muslimanit me palmën (e hurmës).

Transmetohet nga Ibn Umeri(Allahu qoftë i kënaqur prej tij) i cili ka thënë: “Ishim tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe ai na tha:

«أَخْبِرُونِي بِشَجَرَةٍ تُشْبِهُ أَوْ كَالرَّجُلِ الْمُسْلِمِ, لَا يَتَحَاتُّ وَرَقُهَا, وَلَا, وَلَا, وَلَا, تُؤْتِي أُكْلَهَا كُلَّ حِينٍ.»

«Më tregoni për një pemë që përngjason ose është si një burrë musliman, që nuk i bien gjethet e saj, e nuk…, e nuk… e nuk…dhe që jep fruta në çdo kohë?!»

Tregon Ibn Umeri: “Në vetvete e dija se ajo ishte palma (e hurmës), por kur pashë Ebu Bekrin, e Umerin që nuk po flisnin, refuzova të flisja. E kur ata nuk thanë asgjë, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) u tha: «هِيَ النَّخْلَةُ»- «Ajo është palma (e hurmës)».

E kur u ngritëm, i thashë Umerit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij): “O baba, pasha Allahun, në brendësinë time unë e dija se ajo ishte palma (e hurmës).” E më tha: “E ç’të pengoi që t’a thoje?!” Thashë: “Meqë nuk pashë asnjë prej jush të fliste, refuzova të flisja apo të thoja diçka.” Atëherë Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij)tha:“Po t’a kishe thënë atë, do kishte qenë më e dashur për mua se sa kjo e ajo…”(1)

Shpjegim i fjalëve:

«…nuk i bien gjethet e saj…» dmth: Nuk i lëshon dhe nuk i bien.(2)

Dhe përsëritja e mohores«…nuk…»dmth: Nuk e godet atë as kjo e as ajo, dhe se e përmendi mohoren tre herë si mënyrë e mjaftueshmërisë. E është thënë gjatë spjegimit të saj: E nuk i bien frutet e saj, e nuk i pritet trungu i saj, e nuk i shkon asnjëherë dobia e sajdëm.”

Sipas rregullit gramatikor:

E i ndikuari mohores është fshirë          Si një tregues i mjaftueshmërisë. (3)

Vështrim i krahasimit, mes palmës(së hurmës) dhe besimtarit:

Thotë el-Hafidh në el-Fet’h:“Begatia e palmës (së hurmës) është në të gjitha pjesët e saj, e vazhdueshme në shumicën e gjendjeve të saj, që në momentin që del (e bëhet frut), e deri në momentin që thahet (piqet), frytet i konsumohen ndër lloje, pastaj përfitohet nga shumica e pjesëve të saj, aq sa është synim për shuarjen e urisëedhe për kafshët dhe nxjerrjen e fijeve për litarët, e shumë të tjera si këto, njësoj është edhe begatia e muslimanit në të gjitha gjendjet, dhe dobia e tij është e vazhdueshme për të dhe të tjerë përveç tij edhe pas vdekjes së tij.”(4)

Dobitë e hadithit:(5)

1.  Në të ka stimulim për kuptueshmëri dhe dije.

2.  Në të ka preferim të turpit kur ajo nuk të çon në humbjen e diçkaje me interes,  prandaj Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij)dëshiroi që biri i tij të mos kishte heshtur.

3.  Në të ka argument për begatinë e palmës (së hurmës) dhe frutave që ajo jep.

4.  Në të ka sjellje të shembujve dhe përngjasimeve në mënyrë që të shtohet kuptueshmëria, dhe përshkrimii kuptimeve në mënyrë që të gdhendet në mendje, dhe të specifikohet ideja nëpërshkrim së gjykimit konkret.

5.  Në të ka tregues se përngjasimi i diçkaje me diçka nuk e kushtëzon faktin që të jetë përshkrimi i tij në të gjitha drejtimet, pasi me besimtarin nuk mund të shëmbëllehet dhe as barazohet asgjë prej sendeve jofrymorë.

6.  Në të ka nderim ndaj të madhit, dhe dhënie përparësi e fëmijës ndaj babait të tij në fjalë, dhe se nuk nxirret gjithçka që vjen në mendje, nga ajo që e kupton, edhe nëse mendon se ajo është e saktë.

7.  Në të ka argument se dijetari i madh mund të mbajë fshehtë disa gjëra të cilat mund t’i përceptojë ndryshe nga të tjerët; pasi dija është dhunti, e Allahu ia jep mirësinë e Tij kujt të Dojë.

Referecat:

1)  . “Sahih el-Buharij” me nr. (4698)

2)  . “Sherh Sahih el-Muslim” i Newewiut (17/155)

3)  . “Fet’h el-Barij Sherh Sahih el-Buharij” (1/146)

4)  . “Fet’h el-Barij Sherh Sahih el-Buharij” i Askalanit (1/145)

 

5)  . “Fet’h el-Barij Sherh Sahih el-Buharij” i Askalanit (1/146-147)

Add comment

Security code
Refresh