Vlerat e nënës së besimtarëve Aishes

– Allahu qoftë i kënaqur prej saj –

Predikues: Shejkh Usameh bin Abdullah bin Khijat

Faktorët e hytbes (predikimit)

1-   Përmirësimi i vetes ngaofendimi i moralit madhështorë.

2-   Ofendimi i Sahabëve është lloji më i keq i ofendimit të besimtarëve.

3-   Ofendimi i nënës së besimtarëve, Aishes, është ofendim i Pejgamberit në vetvete.

4-   Prej vlerave të nënës së besimtarëve.

5-   Disa të drejta të Profetit – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – obligative për Ummetin e tij.

     Nuk ka dyshim se ofendimi i besimtarëve dhe besimtareve është një prej gjynaheve më të mëdha, dhe prej gjërave më të rrezikshme: Ai është që e ka drejtuar shigjetën e vet ndaj atij që e ka ngritur Allahu dhe e ka zgjedhur për të ndihmuar fenë Vet, për të shoqëruar të Dërguarin e Vet, për të ruajtur Librin e Vet, për të pirë nga oazet e Veta, për të transmetuar Ligjet e fesë së Vet, ndaj familjes së tij – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – të pastër, shoqëruesit e tij (Sahabët) të mirë, dhe grave të tij, nënave të besimtarëve – Kënaqësia e Allahut qofshin mbi të gjithë së bashku -  dhe se ai është një ofendim të cilit i ndërlidhen hallkatnjëra pas tjetrës dhe vjen në shumë forma që nga ditët e hershme e deri sot, aq sa tani kanë mbërritur kulmin e tyre të armiqësisë së egër.

     Falenderimi i përket Udhëzuesit për tek Rruga e Drejtë. Atë e falenderoj - qoftë i Lartësuar– për bamirësinë e Tij të hershme dhe mirësisë së Tij të gjithanshme. Dëshmoj se nuk e meriton adhurimin askush tjetër përveç Allahut i Cili është i vetëm dhe i pa rival, Zoti i Vërtetë e Absolut. Gjithashtu dëshmoj se zotëriu ynë e Profeti ynë, Muhammedi, është robi i Allahut dhe i Dërguari i Tij, Imam (prijës) për të përkushtuarit dhe vulë (përfundim) i gjithë  Profetëve.

     O Allah, dërgo bekimet e tua dhe selamet e tua mbi robin Tënd dhe të Dërguarin Tënd Muhammedin, mbi familjen e tij, Sahabët (shoqëruesit) e tij të ndershëm dhe Tabi’inët (ndjekësit e tyre) që ndoqën rrugën e tyre, deri në Ditën e Gjykimit!

     E në vijim: Kijani frikën Allahut – o robër të Allahut – dhe përkujtojeni qëndrimin tuaj përpara Tij{يَوْمَ لَا يَنْفَعُ مَالٌ وَلَا بَنُونَ * إِلَّا مَنْ أَتَى اللَّهَ بِقَلْبٍ سَلِيمٍ}[ الشعراء: 88، 89 ] - {Ditën kur nuk bën dobi pasuria dhe as fëmijët përveç atij që i vjen Allahut me zemër të pastër.}

[ esh-Shu’ara:88-89 ].

     O muslimanë! Ruajeni veten nga ofendimi i të tjerëve, e përmbajeni atë ngaçmenduria, pengojeni atë nga armiqësimi, me moral të lartë, e me perden e hekurt të njerëzve të llogjikshëm,të cilët janë të bindur se përfundimi i ofendimit të besimtarëve është shpifje dhe mëkat i qartë, të cilën e kryen i zoti i saj, e shkatërrohet nga rëndesa e saj, e poshtërohet e dëshpërohet bashkë me pasurinë e vet, Ditën kur të dalin përpara Zotit të vet siç edhe ka thënë Allahu i Lartësuar: {وَالَّذِينَ يُؤْذُونَ الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ بِغَيْرِ مَا اكْتَسَبُوا فَقَدِ احْتَمَلُوا بُهْتَانًا وَإِثْمًا مُبِينًا}[الأحزاب : 58]-{Ata të cilët i ofendojnë besimtarët dhe besimtaret me atë që s’e kanë bërë, vetëmse kanë kryer një shpifje dhe një mëkat të qartë}[ el-Ahzab:58 ].

     Nuk ka dyshim se ofendimi i besimtarëve dhe besimtareve është një prej gjynaheve më të mëdha, dhe prej gjërave më të rrezikshme: Ai është që e ka drejtuar shigjetën e vet ndaj atij që e ka ngritur Allahu dhe e ka zgjedhur për të ndihmuar fenë Vet, për të shoqëruar të Dërguarin e Vet, për të ruajtur Librin e Vet, për të pirë nga oazet e Veta, për të transmetuar Ligjet e fesë së Vet, ndaj familjes së tij – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – të pastër, shoqëruesit e tij (Sahabët) të mirë, dhe grave të tij, nënave të besimtarëve – Kënaqësia e Allahut qofshin mbi të gjithë sëbashku -  dhe se ai është një ofendim të cilit i ndërlidhen hallkat njëra pas tjetrës dhe vjen në shumë forma që nga ditët e hershme e deri sot, aq sa tani kanë mbërritur kulmin e tyre të armiqësisë së egër, e ka kthyer historinë e besnikes bijës së besnikut, nënës së besimtarëve, më të dashurës së Pejgamberit – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – Aishes bijës së Ebu Bekrit – Allahu qoftë i kënaqur me të dhe babain e saj – ka bërë që të flasë për diçka që e ka shpikur vetë, duke e injoruar kërcënimin e Profetit i cili është transmetuar nga hadithi i "Ummu Selemes" – Allahu qoftë i kënaqur prej saj– kur ajo i tha atij Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - :

((إن الناس يتحرَّون بهداياهم يوم عائشة، فمُرهم فليدوروا معك حيث دُرْت  )) (( Njerëzit nxitojnë me dhuratat e tyre ditën e Aishes, urdhëroji të të vijnë (me dhurata) edhe kur ti je në ditët

(e grave) të tjera.)) I tha - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -: ((لا تُؤذيني في عائشة، فإنه والله ما نزل عليَّ الوحي وأنا في لحافِ امرأةٍ منكنّ غيرها))- (( Mos më ofendo mua në Aishen, se për Allahun mua nuk më ka zbritur asnjë shpalljeqë unë të kem qenë në gjunjët (لحافِ) e ndonjë gruaje prej jush, përveç saj.))

     E si të mos jetë ofendimi ndaj saj – Allahu qoftë i kënaqur prej saj – ofendim ndaj tij – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – kur ajo ishte njeriu më i dashur për të?! Siç ka ardhur edhe në hadithin të cilin e ka nxjerrë Buhariu dhe Muslimi në Sahihët e tyre nga "Amr bin Al-Aas" – Allahu qoftë i kënaqur prej tij – i cili e ka pyetur të Dërguarin e Allahut

 – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të –: “Cili nga njerëzit është më i dashuri për ty o i Dërguari i Allahut?!” U përgjigj: “Aisheja!” Tha: “Po prej burrave?!”  Tha: “Babai i saj.” e kjo mjafton si vlerë dhe si nderim madhështor.

     Ajo është, të cilën e ka zgjedhur Vetë Allahu si grua për të Dërguarin e Vet – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – siç edhe është përmendur në hadithin të cilin e kanë nxjerrë dy Shejkhët (Buhariu dhe Muslimi) në dy të Saktat e tyre e që transmetohet prej saj – Allahu qoftë i kënaqur prej saj – e cila ka thënë: “I Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - ka thënë:

"أُريتُكِ في المنام ثلاث ليال، جاء بكِ الملكُ في سَرَقةٍ من حرير، فيقول: هذه امرأتك، فأكشِفُ عن وجهكِ فإذا أنتِ فيه، فأقول: إن يكُ هذا من الله يُمضِه "

((Të kam parë në ëndërr për tre netë. Të solli një ëngjëll në nnjë mbulesë prej mëndafshi dhe më tha: “Kjo është gruaja jote.” E zbulova fytyrën tënde, dhe të pashë ty brenda. Dhe thashë: “Nëse kjo është prej Allahu tatë herë ashtu qoftë!” dhe se ëndrrat e Profetëve janë shpallje që nuk ka dyshime për këtë.

     Ajo është gruaja e tij në këtë dhe në dynja dhe në Ahiret, siç edhe ka ardhur në hadithin të cilin e ka nxjerrë Tirmidhiu në Xhami’un e tij me zinxhir transmetimi “xhejid – i mirë” po nga ajo – Allahu qoftë i kënaqur prej saj – se Xhebraili i është shfaqur Profetit – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - në formën e saj, nën një mbulesëtë mëndafshtë ngjyrë jeshile dhe i tha: “Kjo është gruaja jote në dynja dhe në Ahiret.”

     Dhe në Musterak-un e Hakimit me zinxhir transmetimi “Sahih- i Saktë- po ashtu nga ajo – Allahu qoftë i kënaqur prej saj – transmetohet se ka thënë: “I thashë: O i Dërguar i Allahut cila prej grave do të jetë me ty në Xhennet?!” Tha: “Sa i përket teje, ti je prej tyre!”

     Gjithashtu i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – ia kapërcjellë asaj “Selamin” e Xhebrailit  - Paqja qoftë mbi të – ndaj saj, siç edhe ka ardhur në hadithin të cilin e transmetojnë dy Shejkhët ( Buhariu dhe Muslimi ) në dy Sahihët e tyre po nga ajo

 – Allahu qoftë i kënaqur prej saj – se ka thënë: I Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – ka thënë: "يا عائشة: هذا جبريل، وهو يقرأ عليكِ السلام" - (( O Aishe! Ky është Xhibrili i cili të çon selam.)) E ajo i përgjigjet: “Mbi të qoftë selami dhe mëshira e Allahut e ti shikon atë që ne nuk e shikojmë dot o i Dërguari i Allahut!”

     Po ashtu i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të –e ka bërë të qartë vlerën e saj karshi grave të tjera me thënien e tij:

"كمُل من الرجال كثير، ولم يكمُل من النساء إلا: آسية امرأةُ فرعون، ومريم ابنةُ عمران، وفضل عائشة على النساء كفضل الثريد على سائر الطعام"

((Shumë nga burrat e arritën plotësimin, ndërsa nga gratë nuk u plotësuan përveç Asijes gruas së Faraonit dhe Merjemes bijës së Imranit. Ndërsa vlera e Aishes karshi grave të tjera është si vlera e Therridit ( përshesh me lëngmishi ) karshi ushqimeve të tjera.)).  ( Buhariu dhe Muslimi në dy Sahihët e tyre. )

     Dhe se i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – për shkak të dashurisë që kishte ndaj saj dhe pozitës së rëndësishme që ajo zinte tek ai, e ndihmonte atë që të kënaqej me ato gjëra të lejueshme që ajo i dëshironte, siç edhe ka ardhur në dy Sahihët po nga ajo  – Allahu qoftë i kënaqur prej saj –  e cila ka thënë:

 “E kam parë të Dërguarin e Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – duke qëndruar tek dera e dhomëzës time ndërkohë që Habeshinjtë loznin me heshta në xhami dhe ai më mbulonte mua me xhyben e tij në mënyrë që të shihja lojën e tyre, pastaj qëndronte prej meje derisa të isha unë ajo që ikja.” E në një transmetim: “...derisa të isha unë ajo që mërzitej.” Ndërsa në një transmetim të "Nesaiut": “...dhe se unë nuk ishte se kisha ndonjë dëshirë që të shikoja në ta, por doja që t’u tregoja grave të tjera të qëndruarit e tij për mua dhe pozitën time tek ai.”

     Ishte prej bereqetit të saj ndaj Ummetit – Allahu qoftë i kënaqur prej saj – që të bëhej shkak për zbritjen e ajetit të Tejemumit ( pastrimit me dhé ) siç edhe ka ardhur në dy Sahihët  prej saj – Allahu qoftë i kënaqur prej saj – e cila ka thënë: “Dolëm me të Dërguarin e Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- në njërën prej ekspeditave të tij derisa mbërritëm në Bejda’

 apo Bidhatil-xhejsh – mua m’u këput varësja. Dhe u ngrit Pejgamberi – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – që t’a kërkonte, e bashkë me të u ngritën edhe njerëzit, e ishim në një vend ku nuk kishte ujë. Filluan t’i vinin njerëzit Ebu Bekrit

 – Allahu qoftë i kënaqur prej tij – duke i thënë: “A e shikon se çfarë bëri Aisheja?! E ngriti të Dërguarin e Allahut bashkë me njerëzit (në një tokë që) nuk ka as ujë, e që nuk kanë as me vete ujë.” Thotë: “ E më qortoi Ebu Bekri duke më thënë atë që desh Allahu të më thotë aq sa filloi t’a godiste me dorë kabinës time. E nuk më pengoi të lëvizja (iknim) vetëm se pozita e Profetit – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të –( pasi varsja ishte dhuratë e tij për të) derisa mbaroi i gjithë uji. Atëherë Allahu zbriti ajetin e Tejemumit (pastrimit me dhé) dhe ata morën tejemum (në vend të abdesit). Ndërkohë erdhi "Usejd bin Khudajr" e tha:“Nuk është ky i pari bereqet prej jush o familja e Ebu Bekrit!” Thotë: “Pastaj kërkuam devenë mbi të cilën isha dhe e gjetëm varësen poshtë saj.”

     Dhe në një transmetim të Imam "Ahmedit" në "Musnedin" e tij ajo thotë: “Kur prej Allahut erdhi lehtësimi për muslimanët, më tha babai: Për Allahun, ti s’e ke ditur oj bijë se je e bereqetshme, gjë e cila i bëri muslimanëtqë prej të humburës tënde, të përfitojnë prej bereqetit dhe lehtësimit.”

     Prej natyrshmërisë së saj – Allahu qoftë i kënaqur prej saj – ishte edhe bamirësia ndaj krijesave,mirësjellja me ta, dhe kontributi ndaj tyre në të mira, në shembujt më të mrekullueshëm. Transmeton "Urwete bin Zubejr" : " se "Muavija" – Allahu qoftë i kënaqur prej tij– dërgoi një herë tek ajo – Allahu qoftë i kënaqur prej saj – rreth njëqind mijë dirhem. Dhe ajo u ngrit dhe i shpërndau të gjitha para se të ngrysej. Aq sa shoqëruesja e saj i tha: “Sikur të na kishe blerë pak mish para se t’i mbaroje!” Ajo i tha: “Përse nuk m’a the (më parë)!?

     Nga "Ata’e bin Rabah" – Allahu e mëshiroftë – transmetohet se  : " Muavija i dërgoi Aishes – Allahu qoftë i kënaqur prej saj – një qesë me njëqind mijë, dhe ajo i shpërndau të gjitha mes nënave të besimtarëve.

     Dhe se ajo përkundër vlerave të shumta që ajo kishte  – Allahu qoftë i kënaqur prej saj -, ajo frikësohej prej lavdërimeve dhe u ruhej atyre. Transmeton "Buhariu" në "Sahihun" e tij se "Ibn Ab'basi" – Allahu qoftë i kënaqur prej tyre – kërkoi leje për të hyrë tek "Aisheja" kur ajo ishte e mundur – dmth: në prag të vdekjes - dhe ajo thotë: “Kam frikë se më lavdëron.” I thanë: “Është djali i xhaxhait të Pejgamberit – Paqja dhe bekimi  i Allahut qofshin mbi të – dhe prej fytyrave (referimeve) të muslimanëve.” Tha: “Lëreni të hyjë.” Dhe ai e pyeti: “Si e ndjen veten?!” Tha: “Mirë nëse do isha e përkushtuar.” I tha – Allahu qoftë i kënaqur prej tij-: “Jo, por ti je mirë në dashtë Allahu. Ti je gruaja e të Dërguarit të Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -, dhe se ai nuk është martuar me asnjë grua të pamartuar më parë përveç teje. E për ty zbriti pafajësia jote prej qiellit.” Kur i erdhi "Ibn Zubejri", ajo i tha: “ Erdhi Ibn Abasi dhe më lavdëroi. Sa do doja që të isha e harruar në harresë.”

     Prej gjërave që Allahu e ka bërë gjatë jetës së saj të bereqetshme – Allahu qoftë i kënaqur prej saj – është edhe kjo dije e madhe të cilën e ka transmetuar prej të Dërguarit të Allahut

 – Paqja dhe bekimi i Allahut qoshin mbi të – dhe kjo është prej fik’hut (kuptueshmërisë) së thellë, të cilin e bartën njerëzit prej saj. Dhe se asaj – Allahu qoftë i kënaqur prej saj -imjafton,përveç këtyre meritave të shumta, ajo që ka thënë në lidhje me të – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -: “Vdiq i Dërguari i Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – në shtëpinë time, në ditën time, e në natën time, në mes gjoksit dhe prehërittim. Dhe kur hyri Abdurrahman bin Ebu Bekër duke mbajtur në dorë një misvak të njomë, e pa atë i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – aq sa unë mendova se ai e dëshironte, kështu që ia mora, ia shtypa, e ia zbuta, e ia bëra të përshtatshëm pastaj ia dhashë. Dhe e përdori atë në mënyrën më të mirë që e kisha parë ndonjëherë t’a përdorte. Pastaj u përpoq t’a ngrinte atë për tek unë, por dora i ra. Fillova që të lutem për të me duatë që ia bënte Xhebraili, pasi ishte ai që ia bënte atë kur ai sëmurej, por që nuk ia kishte bërë më në këtë sëmundje. Ai e ngriti shikimin e tij në qiellë dhe tha:في الرفيق الأعلى” – “Tek i Dashuri më i Lartë ” dhe shpirti iu ngrit

Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të – . Prandaj falenderuar qoftë Allahu që e bashkoi pështymën e tij me pështymën time, në ditën e tij të fundit të kësaj bote.” Transmeton Imam "Ahmedi" në "Musnedin" e tij me zinxhir të saktë transmetimi.

     Këto janë disa prej virtyteve dhe meritave ndër më madhështoret e ndër më të arritshmet, dhe të cilat kanë ndodhur përt’u përhapur, të vlefshme për t’udëgjuar, ndërmjet të gjithë njerëzve, si qëndrim ndaj të drejtës së nënës së besimtarëve – Allahu qoftë i kënaqur prej saj – dhe si ndihmë ndaj saj duke u ruajtur që të mos e ofendojmë të Dërguarin e Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -  në vlerat e saj. Pasi Allahu i Lartësuar e ka kërcënuar atë që e bën këtë mëkat të qartë, duke thënë:

{ وَمِنْهُمُ الَّذِينَ يُؤْذُونَ النَّبِيَّ وَيَقُولُونَ هُوَ أُذُنٌ قُلْ أُذُنُ خَيْرٍ لَكُمْ يُؤْمِنُ بِاللَّهِ وَيُؤْمِنُ لِلْمُؤْمِنِينَ وَرَحْمَةٌ لِلَّذِينَ آمَنُوا مِنْكُمْ وَالَّذِينَ يُؤْذُونَ رَسُولَ اللَّهِ لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ } [التوبة: 61]– { Prej tyre (njerëzve) ka që e ofendojnëProfetin dhe thonë: “Ai është vesh”. Thuaju: “Vesh për të mirën tuaj duke besuar Allahun e duke besuar për besimtarët, si mëshirë për atë që besuan prej jush. E ata që e ofendojnë të Dërguarin e Allahut, do kenë dënim të dhembshëm. }[ et-Teube:61 ]

     Allahu na bëftë dobi mua edhe juve me udhëzimin nëpërmjet Librit të Tij, e nëpërmjet Sunnetit të Profetit të Tij – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -. E them fjalën time, e i kërkoj falje Allahut të Madh e të Plotfuqishëm për vete dhe për ju e për të gjithë muslimanët për çdo gjynah apo gabim, vërtetë Ai është Falës e Mëshirëplotë.

 

Hytbja (predikimi) dytë:

     Falenderimet i përkasin vetëm Allahut, vetëm Atë e falenderojmë e vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. I kërkojmë Allahut mbrojtje ndaj sherrit të vetes tonë dhe të këqiave të veprave tona. Atë që e ka udhëzuar Allahu nuk mund t’a devijojë kush, e atë që e ka lënë në humbje, nuk mund t’a udhëzojë kush. Dëshmoj se nuk e meriton adhurimin askush tjetër përveç Allahut i Cili është i Vetëm dhe i pa rival. Dëshmoj se Muhammedi është robi dhe i Dërguari i Tij. O Allah, dërgo bekime dhe selam (shpëtim) mbi robin dhe të Dërguarin Tënd Muhammed, mbi familjen e tij dhe shokët e tij sëbashku.

     E në vijim:

     O robër të Allahut: Prej të drejtave që ka i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – mbi Ummetin e tij janë:

     Pranimi dhe nderimi i atyre që i ka pranuar dhe nderuar ai, dhe dashuria ndaj atij që ai e ka dashur pasi ai – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – nuk ka dashur veçse të mirën siç edhe i ka thënë "Ibn Abasi" – Allahu qoftë i kënaqur prej tij e babait të vet – nënës së besimtarëve, Aishes – Allahu qoftë i kënaqur prej saj – rastin kur hyri tek ajo në momentine sëmundjes së vdekjes, e i tha: “Ti ke qenë më e dashura ndër gratë për të Dërguarin e Allahut

– Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – dhe se ai nuk donte përveçse të mirën. Të ra gjerdani (varësja) në natën e errët, e gdhiu i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – duke e kërkuar. U gdhinë njerëzit dhe uji u kishte mbaruar, atëherë Allahu zbriti:{  فَتَيَمَّمُوا صَعِيدًا طَيِّبًا }[النساء: 43] { Le të marrin tejemum ( pastrohen me dhé ) të pastër e të dobishëm }[en-Nisa:43] dhe se gjitha kjo ishte për shkakun tënd që Allahu zbriti për këtë Ummet këtë lehtësim. Pastaj Allahu i Lartësuar e zbriti pafajsinë tënde që mbi shtatë qiej, e nuk mbeti xhami prej xhamiave të Allahut që përkujtohet në to Allahu vetëmse lexohet pafajsia jote në thellësitë e natës e në çdo fillim e përfundim dite.” Ajo i tha: “Largohu prej meje o Ibn Abas, se për Allahun do të kisha dashur që të isha e harruar në harresë.”

[ Tra. Buhariu në Sahihun e tij. ]

     Dhe se ne themi ashtu siç ka thënë "Usejd bin Khudajr" – Allahu qoftë i kënaqur prej tij – i cili ishte edhe njëri prej kryetarëve kur i tha asaj: “Allahu të shpërbleftë me të mira, se për Allahun nuk të ka ndodhur kurrë ndonjë gjë që ti e ke urrejtur e që Allahu mos të ta ketë kthyer atë në të mirën tënde.”

     Dhe se prej gjurmëve të krimit ndaj saj – Allahu qoftë i kënaqur prej saj – dhe prej ofendimit, kemi arritur deri te edhe ky acarim që thërret për revoltë ndaj tij, dhe tek ky përkushtim dhe thirrje për mbrojtjen e saj, duke e mbrojtur në nderin e saj, duke ia bërë të njohura vlerat e saj, e duke sqaruar rëndësinë e saj, e duke studiuar fik’hun (jurisprudencën) e saj fetare, e duke i përhapur dijet e saj. Dhe në këtë ka aq mirësi sa nuk mund të përshkruhet,duke mos e përfshirë atë me kërcënimin e hapur.

     Kijani frikën Allahut – o robër të Allahut – dhe vlerësojeni pozitën e kësaj besnikeje bijës së besnikut, të dashurës së të Dërguarit të Allahut – Paqja dhe bekimi i Allaut qofshin mbi të – dhe ruajani të drejtat e saj dhe të drejtat e gjithë nënave të besimtarëve, familjes së tij, Sahabëve (shoqëruesve) të tij sëbashku, në mënyrë që të jeni tek Zoti juaj prej fituesve të Xhenneteve të begata.

     Dhe kujtojeni gjithmonë se Allahu i Lartësuar ju ka urdhëruar që të luteni për bekimin dhe shpëtimin e vulës së të dërguarve të Allahut, Muhammedit birit të Abdullahut, e për këtë Allahu i Lartësuar ka thënë: { إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا صَلُّوا عَلَيْهِ وَسَلِّمُوا تَسْلِيمًا }[الأحزاب: 56]-{Allahu dhe Melaiket e Tij dërgojnë bekimet e tyre ndaj Profetit. O ju që keni besuar, dërgoni bekime mbi të dhe dërgoni mbi të “Selam”}[el- Ahzab:56].

     O Allah, dërgo bekime dhe shpëtim mbi robin dhe të Dërguarin tënd Muhammed, dhe Ji i Kënaqur o Allah prej katër Khalifëve: Ebu Bekrit, Umerit, Uthmanit dhe Aliut dhe gjithë familjes, Sahabëve dhe Tabi’inëve, dhe kujtdo që i ndjek ata në mirësi deri në Ditën e Gjykimit, dhe edhe prej nesh gjithashtu bashkë me ta me Faljen Tënde, Bujarinë Tënde dhe Mirësinë Tënde o më i Miri Tolerues dhe Falës.

     O Allah, lartësoje Islamin dhe muslimanët! O Allah, lartësoje Islamin dhe muslimanët! O Allah, lartësoje Islamin dhe muslimanët, dhe mbroje oazin e fesë, dhe shkatërroji armiqt e fesë dhe të gjithë diktatorët shkatërrimtarë, dhe bashkoji zemrat e besimtarëve, e unifikoji rradhët e tyre, përmirësojua udhëheqësit e tyre, dhe bashkoji fjalët e tyre në të vërtetën, o Zot i botrave.

     O Allah ndihmoje fenë Tënde, Librin Tënd, Sunnetin (traditën) e Profetit Tënd – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – dhe robërit e Tu besimtarë që të Njësojnë, që përpiqen në Rrugën Tënde e që janë besnikë.

     O Allah, na siguro në atdheun tonë, përmirësoji udhëheqësit tanë dhe përgjegjësit e çështjeve tona. Përkrahe me të Vërtetën udhëheqësin tonë dhe përgjegjësin e çështjeve tona, e mundësoji atij mbështetje të devoshtme dhe jepi atij sukses në atë që Ti e don dhe je i Kënaqur, o Dëgjues i lutjes!

     O Allah, jepi sukses atij, përgjegjësve të tij dhe vëllezërve të tij në atë që është hajr e mirësi për Islamin dhe muslimanët, dhe në atë që është e dobishme për robërit dhe shtetet, o Ti tek i Cili është kthimi në Ditën e Gjykimit.

     O Allah, rregulloje përfundimin tonë në të gjitha çështjet, dhe n’a shpëto prej pikëllimit të dynjasë dhe dënimit të Ahiretit.

     O Allah, na mjafto kundër armiqve të Tu dhe armiqve tanë me çfarë të duash, o Zot i botërave! O Allah, na mjafto kundër armiqve të Tu dhe armiqve tanë me çfarë të duash, o Zot i botërave!O Allah, na mjafto kundër armiqve të Tu dhe armiqve tanë me çfarë të duash, o Zot i botërave! O Allah ne të vëmë Ty përballë tyre, e kërkojmë mbrojtjen tënde ndaj të keqes së tyre.

     O Allah, përmirësona neve fenë tonë, e cila është edhe e ardhmja e çështjes tonë, dhe na e përmirëso dynjanë tonë në të cilën varet jetesa jonë, dhe rregullona neve Ahiretin tonë në të cilin është edhe kthimi ynë, dhe bëje jetën tonë shtim për ne në çdo vepër të mirë, ndërsa vdekjen shpëtim për ne prej çdo të keqje.

     O Allah, ne kërkojmë mbrojtjen Tënde ndaj të hequrit të mirësive Tua, ndryshimi në faljen Tënde, papritshmërisë së dënimit Tënd dhe i gjithë Zemërimi Yt.

     O Allah, ne kërkojmë prej Teje që të na ndihmosh në kryerjen e veprave të mira, lënien e veprave të këqia, dashuria ndaj të vobektëve, e të na i falësh neve gabimet tona e të na mëshirosh. E nëse dëshiron që t'ia lëshosh ndonjë populli ndonjë sprovë, na merr neve tek Ti pa u sprovuar.

     O Allah, na i shëro të sëmurët tanë dhe na i mëshiro të vdekurit tanë.

{ رَبَّنَا ظَلَمْنَا أَنْفُسَنَا وَإِنْ لَمْ تَغْفِرْ لَنَا وَتَرْحَمْنَا لَنَكُونَنَّ مِنَ الْخَاسِرِينَ }[الأعراف: 23]- {Zoti ynë, ne i bëmë padrejtësi veteve tona, e nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron do jemi prej të humburve.}[el-Earaf:23].

 

{رَبَّنَا آتِنَا فِي الدُّنْيَا حَسَنَةً وَفِي الْآخِرَةِ حَسَنَةً وَقِنَا عَذَابَ النَّارِ}[البقرة: 201] - {Zoti ynë na jep në këtë dynja të mira dhe në botën tjetër të mira, e na ruaj nga dënimi i Zjarrit.}[el-Bekare:201]. dhe dërgo o Allahu ynë bekime dhe selam mbi Profetin tone Muhammedin, mbi familjen e tij dhe shoqëruesit e tij, së bashku.

Add comment

Security code
Refresh