Morali i një shtëpie të lumtur

 

Dora e epërme është më e mirë se dora e poshtme.

Profeti ( paqja e Allahut qoftë mbi të! ) thotë: "Dora e sipërme është më e mirë se dora e poshtme. Fillo me ata që ke në kujdestari. Sadakaja (lëmosha) më e mirë është ajo që jepet nga teprica. Kush kërkon të vetëpërmbahet e mos bie në të ndaluara Allahu do t'ia përmbushë dëshirën, e kush kërkon vetëmjaftueshmëri  Allahu do tia mundësojë një gjë të tillë"[1]

Në këtë thënie Profeti (paqja e Allahut qoftë mbi të!) lavdëron atë që jep dhe jo atë që merr. Dorën që jep ai e quan të epërme dhe dorën që merr të poshtme. Kjo thënieështë përgëzuese për atë që e ruan veten për të mos rënë në haram se do të begatohet dhe nuk do të ketë më nevojë-me leje të Allahut të Lartësuar. Profeti (paqja e Allahut qoftë mbi të!) shokëve që vendosnin të shtrinin dorën, në mënyrë që të fitonin sevabin (mirësinë) e mosshtrirjes së saj u thoshte që në momentin e parë këtë hadith: Hakim bin Hizami thotë se shkova ti kërkoj Profetit (paqja e Allahut qoftë mbi të!) dhe ai më tha: "Kush u kërkon njerëzve dhe ata i japin është si ai që hanë dhe nuk i bën dobi. Dora e epërme është më e mirë se dora e poshtme. Sadakaja (lëmosha) më e mirë është ajo që jepet nga teprica. Fillo me ata që ke nënkujdestari.!" Hakimi  shton se i tha: O Profet i Allahut, për Atë, i Cili të nderoi nuk kam për të marrë nga askush kurrë asgjë[2].

 

Ebu Seîd el Hudrij (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë:Njëherë kishim nevojë dhe më thanë: Sikur të shkosh të kërkosh nga Profeti! Dhe unë u nisa me nxitim për tek ai, por gjëja e parë me të cilën më priti ishin fjalët: "Kush kërkon të vetëpërmbahet e mos të bie në të ndaluara Allahu do t'ia përmbushë dëshirën, e kush këkon vetëmjaftueshmëri  Allahu do tia mundësoi një gjë të tillë". U ktheva dhe që nga ai çast nuk i kam kërkuar më gjë nga nevoja të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut qoftë mbi të!) derisa na u afrua dynjaja dhe u mbytëm në të, përveç atyre që Allahu i mëshiroi.[3]

 

Agjërimi është shkollë e moraleve

Vetëpërmbajtja:

Abdurrahman bin Jezidi thotë: Unë, bashkë me Alkamen dhe Es'uedin shkuam tek Abdullahu[4] dhe ai na tha: Ishim me disa të rinj tek Profeti (paqja e Allahut qoftë mbi të!) dhe ai na tha: "O të rinj! Kush mundet nga ju të martohet le të martohet, pasi kështu është më e mundur qw të ulet shikimi dhe të ruhet nderi dhe kush nuk mundet, atëherë ti përkushtohet agjërimit, pasi ai do t'i ndihmojë të vetëpërmbahen!"[5]

Kur fryjnë flladet e besimit në muajin e bamirësisë dhe të mirësisë, në muajin e Ramazanit, në të cilin zbriti Kurani besimtari ndjehet mw i devotshwm , mw i prirur për të bërë vepra të mira, për të qenë bujar dhe dorëdhënës. Në këtë muaj ndizet  korkurenca  pwr vepra të mira dhe dwshira pwr tw arritur  sa më shumë impulse mirësie. Njerëzit në këtë muaj i sheh mëngë- përvjelur për derën e Rejanit në Xhenet, të gëzuar me bekimet e këtij muaji, për mundësinë që Allahu u dha të përjetonin currilat e mëshirës së Tij. Në këtë muaj Ai ua mbulon gjynahet gabimtarëve, ua pranon pendimin të penduarve dhe të kthyerve tek Ai, shpërblimet e vepërmirëve shumëfishohen.

Në këtë muaj bujar melaiket e të Gjithëmëshirshmit thërrasin: O dëshirues i mirësisë afrohu! Bashkohu me karvanin e të fituarve! Shfrytëzoje këtë sezon të volitshëm, për t'iu afruar Zotit të botëve. Ai që është i privuar nga të mirat në këtë periudhë  është i privuari i vërtetë, kokëuluri dhe i trishtuari. Në këto pak ditë besimtarët janë të mbuluar nga retë e mirësisë dhe dritat e udhëzimit. Në këtë muaj sheh se si robtë e Allahut të Lartësuar të pakujdesshëm dhe neglizhues me mallin për ta adhuruar, të penduar para Tij për gjunahet e tyre agjërojnë bashkë me të tjerët, falen me të tjerët në xhami, bëjnë ruku dhe sexhde bashkë me ata.

Të vjen të çuditesh për ndikimin i këtij muaji të madh tek gjymtyrët e njeriut, tek brendia e tyre, në përmirësimin dhe qëndrueshmërinë që sjell. Sekreti i këtij ndryshimi qëndron në faktin se agjërimi është një adhurim me vlerë të madhe, është shtyllë shumë e rëndësishme e Islamit. Ai e përmirëson natyrën e njeriut e nxit shpirtin të jetë i vetëpërmbajtur, i mbrojtur. Në pamje të jashtme agjërimi është vetëm privim nga ngrënia dhe pirja, por thelbi i tij qëndron në shmangien nga gjërat e ndaluara nga Allahu i Madhëruar; qofshin fjalë, vepra apo sjellje.

Sa herë ia kam dalë asaj që kam dashur -  Por agjërimi, frika ndaj Allahut dhe kujdesi ti afrohem më pengoi  

Dashuria është kështu dhe jo mëkati   -   Nuk ka mirësi kënaqësia fundi i së cilës në Zjarr do më çoi

Këtë domethënie madhështore e përforcon thënia e Profetit (paqja e Allahut qoftë mbi të!) për të rinjtë që ishin në moshën e fuqisë, të djelmërisë dhe nevojës për tu martuar: "O të rinj! Kush mundet nga ju të martohet le të martohet!"[6] Martesa është mundësia për tu ruajtur nga imoraliteti dhe rënia në veprime të ndaluara. Këto fjalë Profeti i shoqëron me një shprehje tjetër për ato të rinj që janë në situatë të ngushtë ekonomike, që e kanw të pamundur martesën, e cila është: "Kush nuk mundet atëherë ti përkushtohet agjërimit, pasi ai do t'i ndihmojë të vetëpërmbahen!" Këtu, Profeti (paqja e Allahut qoftë mbi të!) na tërheq vëmendjen; duke e konsideruar agjërimin alternativë të martesës "për ata që u është kufizuar risku" për të realizuar vetëpërmbajtjen, për të qenë të ruajtur dhe për ti prerë rrugën trilleve të ndaluara, njëlloj siç është prerja e damarit të epshërisë pengesë për tu martuar.

Në këtë hadith Profeti (paqja e Allahut qoftë mbi të!) nuk tha: "Kush nuk mundet atëherë të rri pa ngrënë", e cila është një prej tipareve të agjërimit. Kjo, për shkak se privimi nga gjërat e lejuara nuk mjafton për të edukuar shpirtin, në rast se nuk e lidhim  zemrën (bëjmë nijet) nuk i lidhim gjymtyrët,  nuk stolisemi me ibadete (adhurime) për t'iu afruar Zotit të krijesave në Tokë dhe në dete[7].

 

Për arritjen e dëlirësisë

Së pari: Profeti i nxiti njerëzit të martohen. Ai u tha: "O të rinj! Kush mundet nga ju të martohet le të martohet, pasi kështu është më e mundur qw të ulet shikimi dhe të ruhet nderi dhe kush nuk mundet atëherë ti përkushtohet agjërimit, pasi ai do t'i ndihmojë të vetëpërmbahen!"[8] Madje premtoi ndihmë për ata që dëshirojnë të martohen, me qëllimin e vetëpërmbajtjes. Ai tha: "Për tre persona është detyra e Allahut që t'i ndihmojë dhe ndër ta pëmendi: atë që dëshiron të martohet për të ruajtur nderin."[9] Ndërkohë,  Allahu i Madhërishëm thotë: "I martoni të pamartuarit dhe të pamartuarat ndër ju, si dhe skllevërit dhe skllavet tuaja që janë besimtarë të ndershëm! Nëse janë të varfër, Allahu, do t’i begatojë ata me dhuntinë e Tij…"[10]

Së dyti: Ai i ndaloi veprat e turpshme dhe i penalizoi me dënime të paracaktuara në këtë jetë dhe të tjera në jetën e Botës Tjetër ata që nuk i shmangin ato. Allahu i Madhërishëm thotë: "Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im ka ndaluar vetëm punët e pahijshme, qofshin të hapëta ose të fshehta dhe gjynahet, dhunimin pa të drejtë…"[11]

Për shembull, dënimi fetar për atë të martuar që bën imoralitet është gurëzimi deri në vdekje, ndërsa për atë që nuk është i martuar rrahja 100 kamxhikë. Ndërsa për ata me natyrë të përçudnuar që i afrohen gjinisë së tyre: mashkulli me mashkull, femra me femër, apo me kafshë, dënimi i paracaktuar për këta është ai që thotë Profeti (paqja e Allahut qoftë mbi të!): "Vriteni atë që e ka bërë një gjë të tillë dhe atë që i është bërë"[12]

Nuk ka asgjë për të çuditur nga ky ndëshkim i ashpër, pasi instiktet e epshit të shfrenuar  lulëzojnë tek ata me besim të dobët. Këta i sundon shejtani dhe rrethohen nga shokët e këqij, duke u përhapur në këtë mënyrë e keqja mbi sipërfaqjen e Tokës. Për këta nuk ka frenues veç ndëshkimeve të rrepta. Duke shtuar se Islami nuk i ka vendosur këto ndëshkime vetëm se pas vendosjes së kufijve që e mbrojnë shoqërinë nga shthturja dhe rënia në veprime të ulëta. Nëse një shoqëri e caktuar nuk ndalet derisa të heqë rrobat e pastërtisë, e të vetëpërmbajtjes dhe tw zhytet në moçalin e imoralitetit, Allahu i dërgon asaj ndëshkime të kësaj jetë me shpresën se do të shkëputet dhe ndalet nga këto veprime. Abdullah bin Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti (paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: "O Muhaxhirë (emigrantw)! Pesë gjëra, nëse sprovoheni me to (sjellin si pasojë fatëkeqësi shkatërruese) – dhe lus Allahun që mos tju arrijnë- Kurdoherë që imoraliteti përhapet  tek një popull dhe bëhet hapurazi,  në mesin e tyre përhapet murtaja (sëmundje shkatërruese) dhe urija, të munguara në mesin e paraadhësve të tyre…"[13]

Për arritjen e dëlirësisë shpirtërore

Së treti: Ndalimi i përzierjeve meshkuj-femra. Përzierja është e ndaluar në ritin më të madh adhurues siç është namazi, ku burrat kanë rradhët e tyre dhe gratë të tyren. Në hadith thuhet: "Safi (rradhitja na mamaz) më i mirë për burrat është i pari dhe safi më i mirë për gratë është i fundit."[14]

Ndërkohë, Profeti u kushtoi një ditë të veçantë për tu mbajtur ligjërata grave, ku u mësonte çështjet e fesë. Këtë e bëri që ato të mos ishin të detyruara të përziheshin me burrat, në kërkim të diturisë. Atyre Profeti (paqja e Allahut qoftë mbi të!) u thoshte: "Ecni në anë të rrugëve!"[15] në mënyrë që të mos përziheshin me burrat. Nuk është aspak i paqartë ndikimi që ka mbajtja larg e dy gjinive nga njëra-tjetra në ruajtjen e nderit dhe të pastërtisë shoqërore nga shkatërrimi moral.

Së katërtiNdalimi i veçimit me një grua. Profeti (paqja e Allahut qoftë mbi të!) thotë: "Nuk veçohet një mashkull me një femër që i treti i tyre të mos jetë shejtani"[16]

Së pesti: Ligjësoi kërkimin leje. Allahu i Madhëruar thotë: "O besimtarë! Mos hyni në shtëpitë e huaja pa marrë leje e pa i përshëndetur banuesit e tyre. Kjo është më e mira për ju. Ndoshta do t’ia vini veshin!"[17]

Kurtubiu (Allahu e mëshiroftë!) thotë: "Pasi Allahu,për dallim nga krijesat e tjera, e nderoi birin e Ademit me zotërimin e një shtëpie, në të cilin ai të  strehohet dhe të jetojë jetën e tij larg shikimit të njerëzve, ai ua ndaloi njerëzve që nga jashtë të shohin brenda shtëpisë, apo të futen brenda pa lejen e të zotëve. Ai i edukojë në atë mënyrë që të mos e shikojnë njwri-tjetrin siç është e ndaluar ti shohin, pa marrë parasyshë nëse dera është hapur apo mbyllur. Kjo pasi Sheriati i mbylli ato dyer deri në kërkimin leje nga të zotët e shtëpisë për tu futur brenda. Madje, është e detyrueshme që shtëpive të të tjerëve, për të kërkuar  leje, t'i afrohemi në atë mënyrë që të mos shohim brenda tyre."[18]

Sheriati përcaktoi që edhe fëmijët në kohën e caktuar tu kërkojnë leje prindërve të tyre për hyrw tek ata, siç thotë Allahu i Madhërishëm: "O besimtarë! Skllevërit dhe fëmijët tuaj që s’kanë arritur pubertetin, le t’ju kërkojnë leje (për të hyrë) në tri kohë: para namazit të mëngjesit, kur i zhvishni rrobat në mesditë dhe pas namazit të jacisë. Këto janë tri kohë kur hiqni rrobat. Nuk ka gjynah as për ju e as për ata që, pas këtyre rasteve, të vizitoni njëri-tjetrin (pa kërkuar leje për të hyrë)."[19]

Së gjashti: Allahu ia bëri ligj femrës veshjen e hixhabit. Ai e urdhëroi atë që të mos i shpalosë stolitë e saj para meshkujve të huaj. Allahu i Madhërishëm thotë: "O Profet, thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave të besimtarëve, që të lëshojnë mbulesën e tyre (të kokës) përreth trupit. Kjo është mënyra më e përshtatshme që ato të njihen e të mos ngacmohen nga të tjerët. Me të vërtetë, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë."[20]

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: "Allahu i urdhëroi gratë që kur të dalin nga shtëpitë e tyre për të kryer një nevojë tw mbulojnë fytyrën nga lart kokës me xhilbab[21]"[22] Allahu i Madhëruar gjithashtu thotë: "Dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme.",  deri ku thotë: "Dhe të mos i rrahin këmbët (për tokë), në mënyrë që të mos duken stolitë e tyre të fshehta. Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!"[23]

Ajeti urdhëron mosshfaqjen e gjithë stolisë, përveç asaj që shfaqet pa qëllim, siç janë cepat e rrobës, e të ngjashme, por jo fytyra e cila është stolia më e madhe në trupin e njeriut, aty fshihet bukuria dhe sprova pwr njeriun. Shfaqja e fytyrws nga femra wshtw e qwllimshme nga ana e saj. Pjesë e stolisë së ndaluar për tu shfaqur është edhe: "Dhe të mos i rrahin këmbët (për tokë)", pra femra nuk duhet ti trokasë fortë këmbët e saj me qëllim që të dëgjohen tingujt e byzylyqeve të këmbëve. Kështu, dëgjimi i tingujve të stolisë është i njëjtë me shfaqjen e saj.[24]  

Femra gjithashtu, e ka të ndaluar të parfumoset dhe të kalojë pranë burrave. Profeti (paqja e Allahut qoftë mbi të!) thotë: "Ajo grua që parfumoset pastaj shkon në xhami në atë gjendje nuk do t'i pranohet namazi derisa të lahet."[25] Ky është ndëshkimi kur ajo shkon në vendin më të mirë mbi sipërfaqen e tokës, po nëse ajo del në treg, a në vende të tjera të ngjashme?

Së shtati: Allahu ka ligjësuar ta lusim atë që të na mundësojë të jemi të dëlirë dhe të turpshëm. Kështu prej lutjeve të Profetit (paqja e Allahut qoftë mbi të!) ishte: "O Allah, të lutem të më udhëzosh, të më bësh të devotshëm, të dëlirë dhe me pasuri!"[26], "O Allah, të lutem për shëndet, për dëlirësi, për besueshmëri, për moral të mirë dhe të jem i kënaqur me caktimet e Tua!"[27] Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: "Gjëja e parë që do të largohet nga ky Umet është turpi dhe humbja e amanetit (besnikëria)"[28]

Morali i haxhilerëve

Edhe pse haxhi është detyrë njëherë në jetë- nuk është njëherë në muaj, a një herë në vit, por njëherë në gjithë jetën- ndikimi i tij shtrihet në të gjithë pjesën e mbetur të jetës së një njeriu, në rast se individi e kryen atw në  formën e duhur dhe me sinqeritet. Duke qenë se Allahu i Madhëruar e bëri haxhin të detyrueshëm njëherë në jetë, për atë që e ka të mundur dhe i dha njeriut sevabe të mëdha e lidhi haxhin me kryerjen e të gjitha detyrimeve dhe shtyllave të tjera dhe njëkohësisht me tregimin kujdes në haxh për të mos rënë në gjunahe. Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: Dëgjova Profetin (paqja e Allahut qoftë mbi të!) duke thënë: "Kush bën e haxhin dhe nuk përdor fjalë të pahijshme, nuk kryen marrëdhënie bashkëshortore dhe nuk bën gjynahe, kthehet si ditën që ka lindur nga nëna"[29] Allahu i Madhëruar thotë: "Koha e haxhillëkut është në muaj të caktuar. Kush vendos të kryejë haxhillëkun, le të largohet nga marrëdhëniet (me gruan), grindjet dhe sharjet. Ndërkaq, çdo vepër të mirë që bëni, Allahu e di. Pajisuni me gjërat që ju nevojiten për rrugë dhe dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria. Prandaj, kini frikë prej Meje, o njerëz të mençur!"[30]

Në këtë ajet dhe në hadithin e përmendur është i ndaluar "rafethi". Dijetarët kanë mendime të ndryshme se çnënkupton kjo fjalë konkretisht. Disa thonë se "rafethi" nënkupton marrëdhëniet bashkëshortore, si dhe fjalët a veprat që e paraprijnë atë. Disa mendojnë se kuptimi është më gjithëpërfshirës, duke futur çdo fjalë a vepër të turpshme. Po ashtu ndalojnë edhe fiskun që nënkupton gjynahet.[31] Edhe polemikat po ashtu janë të ndaluara.

Ndaj ai që kryen haxhin duhet ta ruaj shikimin, e të mos shohë gjëra që Allahu i ka bërë të ndaluara. Nëse është burrë të ulë shikimin dhe të mos i shohë femrat dhe nëse është grua të ulë shikimin dhe të mos i shohë burrat. Abdullah bin Abasi ka treguar: Fadli kishte hipur bashkë me Profetin (paqja e Allahut qoftë mbi të!) në një kafshë. Pranë tyre afrohet një femër nga fisi Hath'am. Fadli nisi ta shikonte gruan dhe ajo ta shikonte atë. Profeti (paqja e Allahut qoftë mbi të!) ia ktheu fytyrën Fadlit nga ana tjetër. Ajo tha: "Detyra për kryerjen e haxhit e ka zënë të shtyrë në moshë babain tim. Ai nuk mund të qëndroi mbi kafshë, a ta kryej unë haxhin në vend të tij? Profeti i tha: "Po". Kjo ngjarje ndodhi kur Profeti ishte në haxhin e lamtumirës.[32] Në transmetimin e Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të!) Abasi i tha Profetit (paqja e Allahut qoftë mbi të!): O i Dërguari i Allahut, përse ia ktheve kokën djalit të xhaxhait tënd? – "Pashë një djalë dhe një vajzë e nuk isha i sigurt për mosndikimin e shejtanit mes tyre."[33] – i tha Profeti (paqja e Allahut qoftë mbi të!).  Në disa rrugë të tjera transmetimi përmendet se zbulimi i fytyrës së saj ndodhi vetëm para Profetit (paqja e Allahut qoftë mbi të!), por Fadli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e shikoi për shkak se ishte në të njëjtën kafshë me Profetin (paqja e Allahut qoftë mbi të!). Fadl bin Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: Isha bashkë në një kafshë me Profetin (paqja e Allahut qoftë mbi të!) kur u afrua një nomad bashkë me vajzën e tij të hijshme, të cilën ai ia nxorri ta shikonte Profeti (paqja e Allahut qoftë mbi të!) me shpresën që të martohej me të. Unë fillova ta shikoj, ndërsa Profeti ma kthente kokën në anën tjetër. Ndërkohë, Profeti (paqja e Allahut qoftë mbi të!) po këndonte tekbiret derisa gjuajti gurët e Akabasë.[34]

Ibn Abasi transmeton se Profeti (paqja e Allahut qoftë mbi të!) i tha Fadlit, ditën e Arafatit kur ia mbuloi fytyrën: "Kjo është një ditë në të cilën kush e kontrollon dëgjimin, shikimin dhe gjuhën i falen të gjitha gjynahet."[35]

Me qëllimin që ti bëhet pritë dëshirës së burrave për tu martuar me gratë dhe e kundërta dhe me qëllim që shejtani të mos gjejë shteg për ti nxitur ata të ngrinin shikimin Profeti (paqja e Allahut qoftë mbi të!) tha: "I veshuri me ihram nuk marton, nuk martohet dhe fejohet"[36]

Sikundër që, ai që është duke kryer haxhin është i urdhëruar që të sillet mirë me vëllezërit e tjerë muslimanë, të lë polemikat, grindjet, fyerjet dhe padrejtësitë të çfarëdo lloji qofshin. Një nga elementët që nxisin harmoninë mes muslimanëve, që të durojnë njëri-tjetrin është edhe ndjesia e unitetit në veshje, vend, vepër dhe qëllim. Dëgjoji ti vëlla që ke shkuar në haxh këto fjalë të Profetit (paqja e Allahut qoftë mbi të!) : "Muslimani që qëndron në mesin e njerëzve, që i duron padrejtësitë e tyre është më i mirë se ai, i cili nuk qëndron në mesin e njerëzve dhe nuk i duron padrejtësitë e



[1] Muttefekun alejhi: Buhariu; Libri i Zekatit, tema: Sadaka jepet pas plotësimit të nevojave, nr: 2-1361/518. Muslimi: Libri i Zekatit, tema: Sqarimi se dora e eperme është më e mirë se dorë e poshtme…nr: 3124-3/201.

[2] Shwnoi : Tabranij fî Muëxhem el Kebîr: 3124-3/201.

[3] Shwnoi Shwnoi  Taberiu në tefsirin e tij: 3/99.

[4] Abdullah bin Mesudi.(shënim i përkthyesit)

[5] Muttefekun alejhi. Sahihul Buhari: 5/ f. 1950. Sahihul Muslim; 2/f. 1019.

[6] Muttefekun alejhi. Sahihul Buhari: 5/ f. 1950. Sahihul Muslim; 2/f. 1019.

[7] Për më shumë mund të lexohet shpjegimi i hadithit në librin: Fet'hul Barij; 9/f. 110; shpjegimi i El Nevevij: Sahihul Muslim: ; 9/f. 173.

[8] Muttefekun alejhi. Sahihul Buhari: 5/ f. 1950. Sahihul Muslim; 2/f. 1019.

[9] Shwnoi  Tirmidhiu: kapitulli: Transmetimet rreth atij që lufton, nr: 1655-4/184 dhe tha: Hadithi është hasen. Ibn Maxhe: 2518-2/841. Nesaij në "El Kubra" kapitulli: "El Mekatib": 5014-3/194. Ahmed: 7410-2/251. Arnauti për këtë hadith thotë: Vargu i transmetuesve është i fortë, tranmsetuesit janë të besueshëm, nga ata të Buhariut dhe të Muslimit, përveç Muhamed bin Axhelanit. Ibn Hibani: " Për tre është detyra e Allahut …": 4030-9/339.

[10] EN-NÛR: 32-33.

[11] EL-A‘RÂF: 33.

[12] Shwnoi  Ebu Daûdi, tema: Për ata që veprojnë si populli i Lutit; hadithi: 4462-4/158. Timidhiu, tema: çfarë është tranmsethuar për homoseksualët, hadithi: 1456-4/57. Ibn Maxhe, tema: Për ata që veprojnë si populli i Lutit; hadithi: 2561-2/856. Ahmadi, , hadithi: 2727-1/300. Hakimi në temën për ndëshkimet e përcaktuara:, hadithi: 8050-4/396, ku thuhet se Dhehebiu heshti në lidhje me këtë hadith. Shih edhe librin: "Gjynahhet e Mëdha"  i  Dhehebiut. f. 55 e në vijim.

[13] Shwnoi Shwnoi  Ibn Maxhe, kapitulli: "Sprovat", tema 22; Ndëshkimet, hadithi: 4019-2/1332. Hakimi, kapitulli: "Sprovat", tema; Përmendja e 5 sprovave nga të cilat Profeti (paqja e Allahut qoftë mbi të!) kërkoi mbrojtjen e Allahut që të mos përhapen në mesin e muslimanëve: 4/540. Për këtë hadith Hakimi thotë: Vargu i tij është i saktë, por nuk është shwnuar nga Buhariu dhe Muslimi. Këtë e miratoi edhe  Dhehebiu. Albani këtë hadith e vlerëson të saktë në librin Sahihul Xhamië, hadithi: 7855-6/306 dhe në Silsiletu el Sahiha: 106-1/168.

[14] Shwnoi  Shwnoi Muslimi; Tema: Rregullimi i safëve…hadithi mban numrin: 440-1/326.

[15] Shwnoi Shwnoi Ebu Daûdi; Tema: Ecja e grave në rrugë bashkë me burrat, hadithi: 5272-4/369. Tabranij në "El Kebîr": 580-19/261.

[16] Shwnoi Shwnoi Ahmedi; hadithi mban numrin: 177-1/26. Arnauti thotë: Hadithi është i saktë, tranmsetuesit janë të besueshëm, nga ata të Buhariut dhe të Muslimit. Nesaiu në "El Kubra": tema: Veçimi i nje mashkulli me një femër, hadithi nr: 9219-5/387. Ibn Hibani përmend qortimin e qëndrimit veçuar me një femër të huaj; hadithi nr: 5586-12/399.

[17] EN-NÛR: 27.

[18] El Xhamië Li Ahkâmil Kuran: 12/212-220.

[19] EN-NÛR: 58.

[20] EL-AHZÂB: 59. Të gjithë dijetarët me unanimitet janë të mendimit se femra është e detyruar të mbulojë flokët dhe të gjthë trupin e saj para meshkujve të huaj për të. Hixhabi duhet të jetë i gjërë, jo i tejdukshëm dhe të mbulojë detajet e trupit. Sakaq, ata kanë mendime të ndryshmme në lidhje me duart dhe fytyrën.

[21] Rrobë e cila mbulon gjithë trupin dhe fytyrën. (Tefsiri  Xhelalejni)

[22] Shwnoi  Tabraniu në tefsirin e tij: 20/ 324.

[23] EN-NÛR: 31.

[24] El Xhamië Li Ahkâmil Kuran: 1/237.

[25] Shwnoi  Ebu Daûdi; Tema: Gruaja që parfumoset për të dalë nga shtëpia, hadithi: 4174-4/79. Ibn Maxhe; tema: Sprova e femrave, hadithi: 4002-2/1326. Këtë hadith Albani e konsideron të saktë. Ahmedi: 7350-2/246. Ibn HUzejme, tema: Detyrimi për tu larë ajo femër që shkon në xhami e parfumosur: 1682-3/92.

[26] Shwnoi  Muslimi, tema: Kërkimi mbrojtje nga veprat që janë kryer dhe nga to që nuk janë kryer akoma, hadithi: 2721-4/2087.

[27] [27] Shwnoi  Buhariu në Edebul Mufred, tema: Kush e lut Allahut për përmirësimin e moralit; hadithi: 307. El Harâitij në Mekarim el Ahlâk, hadithi: 166.

[28] Shwnoi  El Harâitij në Mekarim el Ahlâk, hadithi: 178.

[29] Shwnoi  Buhariu në kapitullin e haxhit, tema: Vlera e haxhit të pranuar, hadithi mban numrin: 1521-3/382 (bashkë me librin: Fethul Bari). Muslimi, në kapitullin e haxhit, tema: Vlera e haxhit dhe e umres, hadithi mban numrin: 9/119 (me shpjegimin e imam Neveviut).

[30] EL-BEKARE: 197.

[31] Fet'hul Barij: 3/382 dhe Sherh el Nevevij: 9/119.

[32] Shwnoi  Buhariu në "Xhezau el Sajdi" , tema: Kur femra bën haxh në vendin e një burri, hadithi nr: 184-4/6 (Fet'hul Barij). Muslimi, kapitulli i haxhit, tema: Haxhi në vend të atij që nuk mundet ta kryej at ëpër shkak të moshës, etj.: 9/98, me shpjegimin e imam Neveviut.

[33] Shwnoi  Ahmedi  1/7،76, Tirmidhiu në "EL Haxh", tema: 53, transmetimet se kodra e Arafatit është e gjitha vendqëndrim, hadithi nr: 886-2/185. Ai thotë se hadithi i Aliut * është hasen sahih.

[34] Ibn Haxher në Fet'hul Barij 4/68 thotë se hadithin e ka transmetuar Ebu Jeala me varg të fortë transmetuesish.

[35] Ibn Haxher në Fet'hul Barij: 4/70 këto ia adreson Ahmedit dhe Ibn Huzejmes.

[36] Muslimi, në kapitullin e haxhit, tema: Ndalimi i martesës për atë që është me rrobën e ihramit dhe papëlqyeshmëria e fejesës në këtë gjendje: 9/193.

Add comment

Security code
Refresh