Episodi (4)

Sunneti profetik në Kuranin Fisnik

بسم الله الرحمن الرحيم

Me Emrin e Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit.

Së dyti: Sunneti profetik në Kur'anin Fisnik

Është përmendur fjala Sunnet në Kur’anin Fisniknë shumë raste.

1.  Është përmendur me shprehjen Urtësi (el-Hikmeh), si në Fjalën e Allahut duke folur me fjalët e Ibrahimit - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - në lutjen e tij për këtë Ummet:

}ربنا وابعث فيهم رسولاً منهم يتلو عليهم آياتك ويعلمهم الكتاب والحكمة ويزكيهم..{[البقرة:129]

{Zoti ynë, dërgo në mesin e tyre një të dërguar prej tyre, që t’u recitojë atyre porositë e Tua, e t’u mësojë atyre Librin dhe Urtësinë e t’i pastrojë ata...}[el-Bekare: 129]dhe në Fjalën e Allahut të Lartësuar:

}كما أرسلنا فيكم رسولاً منكم يتلو عليكم آياتنا ويزكيكم ويعلمكم الكتاب والحكمة…{[البقرة:151]

{Ashtu siç Ne dërguamnë mesin tuaj një të Dërguar nga ju, që t’u recitojë juve porositë Tona, t’u pastrojë, e t’u mësojë juve Librin dhe Urtësinë…}[el-Bekare: 151]dhe në thënien e Tij:

}لقد منَّ الله على المؤمنين إذ بعث فيهم رسولاً من أنفسهم يتلو عليهم آياته ويزكيهم ويعلمهم الكتاب والحكمة{[آل عمران:164]

{Vërtetë që Allahu i bekoi besimtarët kur u dërgoi në mes tyre një të Dërguar nga ata vete, që t’u recitojë atyre porositë e Tij, e t’i pastrojë ata, e t’u mësojë atyre Librin dhe Urtësinë.}[Ali-Imran: 164]

Apo thënien e Tij:[النساء:113]{وأنزل الله عليك الكتاب والحكمة}kuptimi{dhe se Allahu të shpalli ty Librin dhe Urtësinë}[en-Nisa: 113],e thënien e Tij:

[الأحزاب:34]{واذكرن ما يتلى في بيوتكن من آيات الله والحكمة}kuptimi {Dhe përkujtojeni atë që recitohet në shtëpitë tuaja prej porosive të Allahut dhe Urtësisë} [el-Ahzab: 34]

Dhe thënien e të Plotfuqishmit:

}هو الذي بعث في الأميين رسولاً منهم يتلو عليهم آياته ويزكيهم ويعلمهم الكتاب والحكمة{[الجمعة:2]

{Ai është i Cili është dërgoi mes analfabetëvenjë të Dërguar prej tyre, që t’u recitojë atyre porositë e Tij, e t’i pastrojë ata, e t’u mësojë atyre Librin dhe Urtësinë} [el-Xhum’a: 2]

Kanë thënë Hasani dhe Katadeh: - “Libri: është Kur’ani, dhe se “Urtësia” është Sunneti i të Dërguarit të Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -(1).

Imam Shafiu - Allahu i Lartësuar e mëshiroftë - ka thënë:"E ka përmendur Allahu “Librin”, e ai është Kur’ani. Dhe e ka përmendur “Urtësinë”,eunë kam dëgjuar nga dijetarët e Kur’anit,me të cilët jam i kënaqur, të thonë se: Urtësia : Është Sunneti i të Dërguarit të Allahut, dhe se kjo është e ngjashme me atë që ka Thënë (Allahu), e Allahu e di më mirë, pasi Kur’ani është përmendur dhe epasoi atë Urtësia, prandaj nuk lejohet  - dhe se Allahu e di më mirë – që të thuhet se Urtësia këtu është diçka tjetër përveç Sunnetit të të Dërguarit të Allahut, pasi ai është i bashkangjitur me Librin e Allahut, dhe se Allahu e bëri obligim ndjekjen e të Dërguarit të Vet, dhe e bëri të nevojshme për njerëzit që t’a ndjekin shembullin e tij, prandaj nuk lejohet që të thuhet për ndonjë fjalë “është bërë obligim” veç për Librin e Allahut, pastaj Sunnetin e të Dërguarit të Tij, sipas asaj që shpjeguam më sipër, pasi Allahu e bëri Imanin(besimin) në të Dërguarin e Tij të bashkangjitur me Imanin(besimin) në Të, dhe se Sunneti i të Dërguarit të Allahut është sqarim nga Allahu të kuptimeve që Ai ka dëshiruar: argumentuar në veçantinë e tij dhe përgjithshmërinë e tij, pastaj e bashkangjiti Urtësinë e saj(sunnetit) me Librin e Vet dhe ia shoqëroi atë(sunnetin) atij(Librit), dhe se këtë nuk ia mundësoi askujt prej krijesave të Veta, përveçse të Dërguarit të Vet.”(2)

Ka thënë et-Tabari - Allahu e mëshiroftë - : {ويعلمهم الكتاب والحكمة}kuptimi{dhe u mësoi atyre Librin dhe Urtësinë} do të thotë: Dhe u mëson atyre Librin e Allahut, i cili u zbrit tek ai, dhe ua sqaron atyre interpretimin e tij dhe kuptimin e fjalës “urtësi”, dhe ajo që kuptohet me "urtësi" është:Sunneti të cilin e ka sjellur(shpikur) Allahu i Lartmadhërishëm për besimtarët nëpërmjet fjalëve të Dërguarit të Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - dhe sqarimi i tij për ta.”(3)

Gjithashtuet-Tabariu ka thënë, pasii përmendemendimet e Imamëve në interpretimin e fjalës “urtësi”: - "Dhe se mendimi më i vërtetë tek ne në lidhje me fjalën “urtësi” është se ajo është dija rreth dispozitave të Allahut, dijen e të cilave nukkuptohetpërveçse me sqarimin e të Dërguarit - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -dhe njohjes me të, dhe të gjithçkaje që e tregon këtë prej të ngjashmeve me të." (4)

E nëse ne e pranojmë këtë fakt, i cili është se sqarimi i Kur'anit është urtësia e cila iu dha të Dërguarit të Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të –dhe seështë bashkangjitur me Librin, dhe se kjo “Urtësi” nuk është diçka tjetër përveçse Suneti i të Dërguarit të Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -, atëherë ky pranim ngre disa pyetje:

Mes tyre: Se Kur’ani nuk e ka përdorur fjalën "Sunnet" si shprehje e "Sqarimit të Kuranit", por ka përdorur fjalën "Urtësi", pra cila është arsyeja për këtë saktësim?

Pastaj: Nëse fjala "urtësi" është ajo për të cilën ka folur Kur’ani, atëherë përse e kanë saktësuarProfeti, shokët e tij, dhe dijetarët e Ummetit pas tij, duke e zëvendësuaratë me fjalën "Sunnet"?!

Thotë Dr. Khaulij: "Sipas mendimit tonë: Fillimi i këtij interpretimi fshihet në dallimin mes natyrës së secilit, të " Librit "dhe" Sunnetit"pavarësisht origjinës së njëjtë të tyre i cili është “shpallja", pasi të dyja janë shpallje prej Allahut të Plotfuqishëm sipas dëshmisë sëvetë Kur’anit...dhe sunnetit pas tij.

Sa i përket dëshmisë së Kur’anit, ne gjejmë dëshmi bindëse në Fjalën e Allahut të Lartësuar kur thotë:[النجم:4، 3]{ وما ينطق عن الهوى إن هو إلا وحي يوحى}kuptimi {dhe se ai (i Dërguari) nuk flet nga qejfi(i tij), po ajo nuk është tjetër veçse shpallje që i shpallet}[en-Nexhm: 4-3]

Pra, gjithçka qëflet i Dërguari i Allahut në tërësi, prej asaj që ai u recitonte njerëzveishte Kur’an, e ndërsa ajo që ai ua thoshte atyre ishte Hadith, të cilat të dyja ishin shpallje.

Bazuar në atë që thamë: se “urtësia” është "sunneti" i të Dërguarit të Allahut ...dhe përveç tij nuk është tjetër, atëherë na bëhen ajetet e shenjta:

}وأنزل الله عليك الكتاب والحكمة وعلمك ما لم تكن تعلم وكان فضل الله عليك عظيماً{[النساء:113]

{…dhe se Allahu të ka zbritur ty Librin dhe Urtësinë, dhe të mësoi atë që nuk e dije, dhe se mirësia e Allahut ndaj teje ishte e madhe}[en-Nisa: 113]. Si argumenti i dytë i prerë, që Sunneti është shpallje, të cilën Allahu ia ka shpallur të Dërguarit të Tij - ashtu siç ka shpallur librin.

Dhe argumenti i tretë është: [القيامة:19]{ثم إن علينا بيانه} kuptimi{…pastaj na përket Neve sqarimi i tij(Kur’anit)}[el-Kijameh: 19] ku ky është një premtim i prerë se sqarimi i Kur’anit, do të ndërmerret nga Allahu, ashtu siç Ai ndërmori{جمعه وقرآنه}-{përmbledhjen e tij dhe leximin e tij}njësoj, dhe se nuk ka kuptim tjetër për këtë përveçse: që t’i shpallte atij këtë sqarim, me ndonjë formë prej formave të shpalljes.

Kështu që Sunneti është shpallja sqaruese sipas dëshmisë  së Kur’anit, i cili gjithashtu është shpallje edhe sipasvetëdëshmisë së tij:« ألا إني أوتيت الكتاب ومثله معه» -«Më është dhënë mua Libri dhe diçka e përngjashme me të së bashku me të» (5)

Dhe seatij nuk i është dhënë diçka tjetër përveç Kur’anit–vetëm se Sunneti  - dhe Sunneti nuk është si në asgjë si Kur’ani, përveçse të qenit shpallje si ai. E sado që ne të përpiqemi që të gjejmë kuptimtjetër për t’a përngjasuar me Kur’anin përveç faktit që është shpallje si ai, vetëmse ne përpiqemi për të pamundurën.Pra, është e qartë se ai sigurisht që nuk është si Kur’ani, dhe nuk është si Kur’ani as në stil...dhe se nuk sfidon me të ashtu siç sfidon me Kur’an...

Por, mes të Kur'anit dhe Sunetit ka një ngjashmëri të kufizuar, që kufizohet në atë setë dy ata ishin të frymëzuar(shpallur) nga Allahu i Plotfuqishëm, dhe se mes tyre ka edhe një dallim:Se Kur’ani është "Shpallje" në fjalë dhe kuptimin e tij, ndërsa Sunneti është "shpallje" në kuptimin e tij por jo në fjalët e tij.

Ne e gjejmë këtë ndryshim nënjë formë të prerë, kur ne meditojmë rreth atyre që ka përmbledhur transmetimi i “sunnetit”, në krahasim me atë që është përmbledhur nga të ardhurit e "Kuranit".

Zotiynëka siguruar, duke marrë përsipër për të ruajtur Kur'anin, dhe se e ka mbrojtur që të mos e prekë ndryshimi apodeformimi...

 [الحجر:9]{ إنا نحن نزلنا الذكر وإنا له لحافظون}kuptimi{Vërtetë Ne e zbritëm Dhikrin(Kur’anin) dhe se Ne Jemi Mbrojtësit e tij} [el-Hixhr: 9]

Por, përgjegjësi mbrojtja e “Sunnetit” u la mbi ne...e të trokiturit në të e çfarëdo gjëje qoftë, nuk ka asnjë mënyrë për njerëzit që të parandalohet, dhe më e thjeshta në këtë ndryshim është në transmetimin e një hadithi të vetëm, në mënyra të ndryshme, të gjitha të besueshmee të vërteta, pra kjo tregon se ndryshimi ka ndodhur në transmetim, e cila është arsyeja për këtë ndryshim. E nëse ka mosmarrëveshje për lejueshmërinë e transmetimit të hadithit me kuptim, ka një konsensus mbi papranueshmërinë e leximit të Kur’anitme anë të kuptimit në mënyrë kategorike.

Kjo pasi fjalae Kur’anitështë adhurim që adhurohet me të, ndërsa fjala e hadithit profetik nuk është e tillë, dhe Kurani është mrekulli që përmbanë në vetvete sfidë, ndërsa Sunneti nuk është i tillë.

Këto dallime qëndrojnë pas dallimeve parimore, në lidhje me ndikimin e Kur’anit në fjalën "urtësi" dhe ndryshimi i saj nga ana e Profetit- Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të –nëfjalën "sunnet".

E nëse nee pranojmë këtë ndryshim thelbësor: se "Kur’ani" është shpallje: shqiptimii tij dhe kuptimi i tij, dhe se "Sunneti" është shpallje në kuptimin e tij por jo në fjalët e tij, atëherë na është hapur neve një derë që e rrëzon këtë problem nga themeli i tij.

Këtu, ne përpiqemi me shpresën eAllahut që të kemi të drejtë: se "Urtësia" është: kuptimet e përfshiranë hadithet e të Dërguarit të Allahut, të cilat Allahu ia ka shpallur atij, i cili pastaj i mbuloi ato - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -me fjalët prej tij.

Ndërsa "Sunneti" është: ato kuptime të shpallura, pasi kanë marrë trajtën e shprehjes në kuptimin e tyre. Kështu që koncepti “sunnet” është tjetër nga koncepti “urtësi”.

"Urtësia" është: vetëm “kuptime”…ndërsa "Sunneti" është: “Kuptime bashkë me shprehjen e tyre”, dhe për këtë arsye nuk ka ndryshim nga ana e Profetit - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të –prej qasjessë Kur’anit, ose në emërtimin e tij, e a ka këtundonjë paradoks?!

Koncepti "Urtësi"është i ndryshëm nga koncepti "Sunnet"...

"Sunnet" do të thotë: vetë urtësia… e ai është me këtë kuptim, shpallje prej Allahut. Dhe se "Sunneti" në kuptimi dhe shprehje: është hadithi i të Dërguarit të Allahut, e të asaj që përmban nga kuptimi prej veprës apo pohimit.

Dhe se argumenti se kuptimi i "Sunnetit" është  shpallje nga Allahu, dhe se formulimi i saj me fjalë marrë nga kuptimi është prej të Dërguarit të Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të –,argument për këtëështë fjalae të Pejgamberit - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -:

« أن الروح الأمين قد ألقى في رُوعي: أنه لن تموت نفس، حتى تستوفي رزقها، فأجملوا في الطلب " وفي رواية: " إن روح القدس نفث في روعي... »

«Se Shpirti Besnik(Xhebraili)hodhi në brendësinë time: se nuk do vdesë asnjë shpirtë, derisa të përmbushë rrizkun e tij,prandaj përmirësohuni në kërkim (kërkoni të mirën hallall)»ndërsa në një transmetim tjetër:«Vërtetë Shpirti i Shenjtë (Xhebraili)fryu në brendësinë time... »(6).

"fryu në brendësinë time" nuk ka tjetër kuptim këtu, përveçse frymëzim, dhe “hedhja në vetvete”, dhe “ajo që hidhet në brendësi” nuk është tjetër vetëmse çështje e kuptimeve.

Pasi ajo që hidhet me fjalët e veta e me kuptimin e saj, hidhet në brendësi e në dëgjim në të njëjtën kohë, siç është rasti me hadithin kudsi (i shenjtë), dhe Kur'anit Madhështor.

Kështu që, ajo që ne lexojmë dhe dëgjojmë nga ky hadith, nuk është ajo që është hedhur në “brendësinë” e të Dërguarit të Allahut dhe zemrën e tij.

Por atij i është hedhur në të vetëm kuptimi, duke e formuluar ai, thënë ndryshe, këto kuptime hyjnore të shpallura në to, na kanë ardhur neve nëpërmjet formulimit të të Dërguarit të Allahut.

Dhe se i Dërguari i Allahut i formuloi këto fjalë sipas mënyrës së vet, e sipas stilit të vet specifik, dhe se kjo mënyrë e sqarimit ndryshon totalisht nga mënyra e sqarimit hyjnor në Kur’an.

“Sunnet” gjuhësisht: dmth, rrugë. E a largohemi (nga kuptimi) nëse ne themi: Suneti i të Dërguarit të Allahut: e cila është rruga e tij në deklarimin e asaj që i është shpallur atij prej sqarimeve të Kur’anit – kuptimet të cilat iu frymëzuan – me anë të shprehjeve të veta dhe stilit të vet: me "hadith" ose me veprat e tij në: "vepra" ose në pohimin e tij: "lejimin" dhe se këto të dyja a janë në argumentimin e tyre si shprehja?!

Siç e shikon: A mundeni tani që të propozoni vendin e fjalës “Urtësi” në vend të fjalës“Sunnet”,ose anasjelltas?!

Faktikisht, ka zënë vend secila shprehje në vendin e vet, aq sa asnjëra nuk mundet që t’a përjashtojë tjetrën…a sepse secila prej tyre nuk i përshtatet si alternativë shoqes së saj(7)?!

2.  Sunneti në Kur’anin Fisnik është përmendur edhe me forma të tjera, prej tyre:

Urdhërimi për ndjekje ndaj tij- Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -, siç është thënia e Allahut të Lartësuar:

}يا أيها الذين آمنوا أطيعوا الله وأطيعوا الرسول وأولى الأمر منكم{[النساء:59]

{O ju që besuat, ndiqeni Allahun e ndiqeni të Dërguarin, dhe parinë udhëzuese prej jush.}[en-Nisa: 59]

Gjithashtu: Pranimin e urdhrave dhe ndalesave të tij - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -, si në Fjalën e Allahut të Lartësuar:

}و ما آتاكم الرسول فخذوه وما نهاكم عنه فانتهوا{[الحشر:7]

{e atë që ua jep i Dërguarimerreni, e atë që ua ndalon prej tij jepini fund}[el-Hashr: 7]

Po ashtu: Pranimin dhe të dorzuarit ndaj vendimit të tij- Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -, si në Fjalën e Allahut të Lartësuar:

}فلا وربك لا يؤمنون حتى يحكموك فيما شجر بينهم ثم لا يجدوا في أنفسهم حرجاً مما قضيت ويسلموا تسليماً{[النساء:65]

{E, jo për Zotin tënd, nuk do besojnë;derisa të kërkojnë gjykimin tënd, në ngatërresat që kanë mes vete, e që pastaj (pas gjykimit) të mos mbesë në brendësitë e tyre pakënaqësi për atë që gjykove, dhe derisa të mos dorëzohen plotësisht.}[en-Nisa: 65]

Po ashtu: Paralajmërim për mos kundërshtimin e tij- Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -, si në Fjalën e Allahut të Lartësuar:

}فليحذر الذين يخالفون عن أمره أن تصيبهم فتنة أو يصيبهم عذاب أليم{ [النور:63]

{Le të ruhen ata të cilët e shkelin urdhërin e tij, se do t’igodasë ata ndonjë fitne (fatkeqësi) ose do t’i përfshijë ata një dënim i dhembshëm.}[en-Nur: 63]

Po ashtu: Domosdoshmëria e pasimit të tij - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -, si në Fjalën e Allahut të Lartësuar:

}قل إن كنتم تحبون الله فاتبعوني يحببكم الله ويغفر لكم ذنوبكم{[آل عمران:31]

{Thuaj:Nëse jeni që e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që t’ju dojë juve Allahu e t’ua falë juve gjynahet tuaja.}[Ali-Imran: 31]. Dhe gjithashtu thënia e Tij:

[الأعراف:158]{و اتبعوه لعلكم تهتدون}-{e ndiqeni atë,me shpresë që të udhëzoheni}. [el-Earaf:158]

Këto tekste dhe ajo që përmbajnë ato, e obligojnë Ummetin që të marrin udhëzimin e tij - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të –siç u bë e qartë se ajo me të cilën ka ardhur është obligim për Ummetin që t’a pranojnë atë e të punojnë me të. E kjo është ajo që ne quajmë "Sunneti" i tij- Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - (8).

 

Fusnotat:

(1)  . Shih: “el-Fakijh uelMutefekih” 1/88 me ndryshim.

(2)  . “er-Rrisaleh”(faq. 78-79).

(3) . “Tefsir et-Tabari” 4/163.

(4)  . “Tefsir et-Tabari” 1/557.

(5) . Transmetuar nga Ebu Davudi, “Libri i Sunnetit”, kapitulli:“Domosdoshmëria e Sunnetit” me nr.(4604), dhe Tirmidhiu, “Libri i Dijes”, kapitulli:“Ajo që është ndaluar të thuhet tek hadithi i Pejgamberit –Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – me nr. (2663), dhe tha: Hadith Hasen, Garib (i huaj) nga kjo anë. Dhe është transmetuar edhe nga të tjerë përveç këtyre të dyve, ndërsa Ibn Hibbani e të tjerë përveç tij e kanë klasifikuar Sahih (të Saktë) .

(6) . Transmetuar nga esh-Shafiu në “err-Risaleh” (faq. 53 nr. 306) nga Matlab, dhe po ashtu Hakimi në “Mustedrak”, “Libri i shitjeve”(2/4) nga Ibn Mesudi, enxori dëshmues (të hadithit të Xhabirit i cilii ndoqi origjinën pastaj dëshmuesin e kësaj origjine, dhe e nxori gjithashtu dhe Ebu Naim në “el-Hiljeh” (10/27-26) nga Ebu Umamete, gjithashtu e nxori el-Khatib në “el-Fikhije uel Mutefekih” (faq. 92,93), dhe e konsideroi të dobëtes-Sujuti në “el-Xhami es-Sagir” (2273).

(7) . “es-Sunetu bejanen lil Kur’an”(faq. 41-46).

 

(8) . “el-Medkhal ila es-Sunnetin-Nebewijeh” (faq. 21).

Add comment

Security code
Refresh