Episodi (5)

Sunneti në gjuhën e Pejgamberit - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -(1/4)

بسم الله الرحمن الرحيم

Me Emrin e Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit.

Sunneti në gjuhën e Pejgamberit- Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -

dhe nëtë kuptuarit e Selefus-Salih (Paraardhësve të devotshëm)

Kush lexon në librate Sunnetit dhe të tjerë libra që kanë lidhje me të, do gjejë se fjala “Sunnet” ka ardhurshpesh nga gjuha e Profetit - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -si dhe në gjuhët e Sahabeve(shokëve) dhe Tabi’inëve (pasuesve të tyre), i cilinë realitetin e tij ështënjë rrugë legjitime e ndjekur në fe, dhe një metodë profetike besimpastër. E kjo,sipas asaj që ka ardhur prej tij në kontekstin e përmirësimit, lavdërimit, kërkesës,dhe modelimit, ku dëshmitë për këtë janë të shumta, duke përfshirë:

1-  Transmetohet nga Enes bin Maliku - Allahu qoftë i kënaqur me të –i cili ka thënë: “Tek shtëpitë e grave të Pejgamberit  - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - erdhën një grup tre vetash për të pyetur për adhurimin e Pejgamberit - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - . Dhe kur u lajmëruan, sikur e konsideruan pak atë, e thanë:“E ku jemi ne me Profetin- Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - ?!Allahu ia ka faltë atij mëkatet e ardhshme e të kaluarën e tij”e njëri prej tyre tha: “Sa më përket mua, unë do të falem natën gjithmonë”, dhe tha një tjetër: “Unë do të agjëroj gjithë ditët e nuk do bëj iftar” dhe tha tjetri:“Unë do të largohem nga gratë dhe nuk do të martohem kurrë”.Pastaj u erdhi atyre i Dërguarin e Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të –e u tha:

»أنتم الذين قلتم كذا وكذا؟ أما والله إني لأخشاكم لله وأتقاكم له، لكني أصوم وأفطر، وأصلي وأرقد، وأتزوج النساء، فمن رغب عن سنتي فليس مني«

«Ju jeni ata që keni thënë kështu e kështu?! Sa më përket mua, pasha Allahun unë ia kam frikën Allahut më shumë, e jam më i Devotshmi ndaj Tij, por unë, agjëroj e ushqehem, falem dhe shtrihem, e martohem me gratë. E kushdo që refuzon të ndjekë sunnetin tim ai nuk është prej meje»(1).

I Dërguari - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të –e përdori termin“sunnet” për të treguarnjë tërësi dispozitashsheriatike, ku të shmangurit prej tyre ishte dalje nga Islamit, nëse shmangia e tij vinte si rezultat i kundërshtimit të tij.

El-Kastalanijka thënë - në sqarimin se ç‘kuptim ka fjala Sunnet këtu, duke thënë: “Sunnet, numri njëjës, përcaktor, përgjithësohet me më të saktën, që përfshinë dy dëshmitë e të gjitha shtyllat e tjera të Islamit, dhe ku refuzuesi i tyre bëhet dezertor (femohues)”(2).

Ibn Haxheri ka thënë: “Qëllimi me Sunnet: është rruga, e cila nuk nënkupton vetëm farzet... por ka për qëllim:kushdo që e lë rrugën time dhe merr një rrugë tjetër nga e imja, nuk është prej meje”(3).

2-  Nga Airbad bin Serije transmetohet: “U fal me ne i Dërguari i Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të –një ditë, pastaj na u drejtua neve e na këshilloi me një predikim elokuent, prej të cilit rrodhën sytë, e u dridhën zemrat, derisa dikush tha: “O i Dërguari i Allahut! Si të kish qenë ky predikim, predikim i lamtumirës, pra çfarë na këshillon neve?!” Ai tha:

«أوصيكم بتقوى الله، والسمع والطاعة، وإنْ عبدا حبشياً، فإنه من يعش منكم بعدي فسيرى اختلافاً كثيراً، فعليكم بسنتي وسنة الخلفاء الراشدين المهديين، تمسكوا بها، وعضوا عليها بالنواجذ، وإياكم ومحدثات الأمور، فإن كل محدثة بدعة، وكل بدعة ضلالة»

«Ukëshilloj me frikërrespekt ndaj Allahut, me dëgjueshmëri dhe bindje, qoftë edhe ndaj një skllavi Habeshij, pasi kushdo që do të jetojë prej jush pas meje, do të shohëngatërresa të shumta, prandaj ju përmbajuni Sunetit tim dhe Sunetit të kalifëve të udhëzuar drejtë. Kapuni pas tij, dhe kapuni fort pas tijme dhëmballë, dhe kini kujdes nga çështjet e shpikura(në fé), pasi çdo risi(shpikje) është bidat(trillim), çdo bidat(trillim) është humbje»(4).

Lidhur me këtë Ibn Al’lan ka thënë: “përmbajuni Sunetit tim” pra, rrugës time dhe rrjedhës time të vërtetë mbi të cilën unë jam, prej të cilës ua kam sqaruar juve disapozitat e besimit dhe praktikës, të obligueshmet dhe vullnetaret, e të tjera si këto.

Dhe se specifikimi që i kanë bërë sunnetit Usulijunët (njohësit e bazave në fikh), me : “se është diçka që kërkohet në mënyrë jo të prerë” është një përkufizim i mëvonshëm, me të cilin ata kishin për qëllim ndarjen mestij (sunnetit) dheobligimit (farzit)”(5).

Dhe ka thënë ReferencaAbdul Ganijen-Nabelsij, në librin "el-Hadijkatu en-Nadije, Sherh et-Tarikatu el-Muhammedijeh": “Thënia e tij- Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -«فعليكم بسنتي... »

«përmbajuni Sunetit tim»: do të thotë: Ndiqeni…, siç thuhet: Ndiqe Zejdin.Dhe se “Sunneti i tij” është emërtim që përfshin, fjalët, veprat, bindjet,moralin, dhe heshtjen e tij në fjalët e  të tjerëve apo veprat e tyre.

Ndërsa fjala“Kalifët”është shumës i fjalës “Kalif”, dhe ajo që nënkuptohet me“kalifëve”është katërshja: Ebu Bekri, Umeri, Uthmani, dhe Aliu - Allahu qoftë i kënaqur prej tyre -, dhe se përemri në fjalën e tij: «عضوا عليها»-«…kapuni pas tij…»ka ardhur në numrin njëjës, për të treguar se Sunneti i Kalifëvepas tij është vetë Sunneti i tijgjithashtu, pasi ata vunë nëzbatim ligjin e tij, me orjentime dhe udhëzime për çdo synues të rrugës së tij- Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të –dhe jo nga vetja e tyre që t’u shkonte për shtat”(6).

Dhe ka thënë zotëria i nderuar Ali el-Xherxhanij: “Thënia e tij: «…dhe Sunnetin e Kalifëve…», pra, të katër kalifëve, dhe nuk është për qëllim të mohuarite vazhdimësisë së Kalifatit nga të tjerëtpërveç tyre, pasi ai- Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -ka thënë:

«يكون في أمتي اثنا عشر خليفة»-«do të ketë në Ummetin tim dymbëdhjetë kalifë» (7), por ajo që është për qëllim, është të madhëruarit e veprës së tyre, dhe të saktësuarit(pranuarit) e mendimittë tyre, dhe të treguarit e sovranitetit të tyre me superioritet mbi të tjerët.Dhe se e përmendi Sunnetin e tyre përballë Sunnetit të vet, pasi ai e dinte se ata nuk do të bëjnë gabime në lidhje me atë që do të nxirrnin(kuptonin) prej Sunnetit të vet nëpërmjet përpjekjes së tyre, dhe se ai e dinte se disa nga Sunnetet e tij nuk do të bëheshin të njohuravetëmse në kohën e tyre,kështu që ai u bashkangjiti atyrenjë mbrojtje, që të mendonte mirë kushdo qëshkon për tek refuzimi i atij Sunneti (8).

Thotë el-Mundhirij: “Thënia e tij: «عضوا عليها بالنواجذ»-«…kapuni fort pas tij me dhëmballë»dmthbëhuni të zellshëm në Sunnet, dhe përmbajuni atij, dhe mbrojeni atë, ashtu siç i përmbahemi kafshimit të diçkaje me dhëmballët e tij nga frika se mos na shkon apo na ikën. Dhe se fjala en-Newaxhidh(dhëmballë) me “N” - “Xh”e “Dh” në fjalor don të thotë:dhëmbët e qenit; e është thënë edhe: dhëmballët(9).

3-  Nga Enes bin Maliku - Allahu qoftë i kënaqur me të –transmetohet se ka thënë: “M’u drejtua i Dërguari i Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të –dhe më tha:

«يا بني، إن قدرت أن تصبح وتمسي ليس في قلبك غش لأحد فافعل، ثم قال لي: يا بني، وذلك من سنتي، ومن أحيا سنتي فقد أحبني، ومن أحبني كان معي في الجنة»

«O biri im, në qoftë se ke mundësi që të agosh (zgjohesh) e të ngrysesh (fleshë) e në zemrën tënde të mos ketë mashtrim për askënd, bëje këtë.»dhe pastaj më tha: «O biri im, dhe se kjo është prej Sunnetit tim, dhe kush e ringjallSunnetin tim më ka dashur mua, e kush më do mua do të jetë bashkë me mua në Xhennet.»(10). 

Thënia e tij: «kjo është prej Sunnetit tim» dmth, prej rrugës time, «dhe kush e ringjall Sunnetin tim» dmth, e shfaq dhe e përhapatë me fjalë apo veprim «më ka dashur mua»dmth, me një dashuri të plotë;pasi dashuria e gjurmëve është shenjë e dashurisë së burimit të tyre«dhe kush më ka dashur mua, do jetë bashkë me mua në Xhennet»; pasi njeru do jetë me atë që ai do, siç ka thënë Allahu i Lartësuar:

}ومن يطع الله والرسول فأولئك مع الذين أنعم الله عليهم من النبيين...{[ النساء:69]

{E kush e ndjek Allahun dhe të Dërguarin, të tillët do jenë bashkë me ata të cilët i begatoi Allahu, prej profetëve…}[en-Nisa:69].

4-                Nga Kethijr ibn Abdullah, nga babai i tij, e nga gjyshi i tij transmetohet se Pejgamberi - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -i tha Bilal ibn el’Harith-it:

«اعلم، قال: ما أعلم يا رسول الله؟ قال: إنه من أحيا سنة من سنتي قد أميتت بعدي كان له من الأجر مثل من عمل بها من غير أن ينقص من أجورهم شيء... الحديث»

«Dije…»ai tha: “Çfarë të di, o i Dërguari i Allahut?!” Tha:«…seai i cili e ringjallnjë sunnet prej Sunnetit tim i cili ka vdekur pas meje, do ketë shpërblim për të si ai që punon me të, pa u pakësuar prej shpërblimit të tyre asgjë…»(11).

Fjala e tij«prej Sunnetit tim»- ka thënëel-Eshraf - nënkupton: Shfaqjen e një tërësie,që kërkon të thotë “prej sunneteve të mia”, por transmetimi në formëne njëjësit, ka për qëllim llojin, dmth; rrugë prej rrugëve të atribuara tek unë, qofshin ato:të detyrueshme apo vullnetare të marra prej meje nëpërmjet tekstit apo konkluzionit, ashtu siç e përshkroi atë me bashkangjitjen e Sunnetit me përemrin e marrë nga e përgjithshmja(12).

5-  Nga Kethijr ibn Abdullah bin Amër bin Auf bin Zejd bin Melhate, nga babai i tij e nga gjyshi i tij transmetohet se i Dërguari i Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -ka thënë:

«إن الدين بدأ غريبا ويرجع غريبا فطوبى للغرباء، الذين يصلحون ما أفسد الناس من بعدي من سنتي»

«...vërtetë që feja ka filluar e huaj, dhe do të kthehet e huaj, prandaj bekimi qoftë për të huajt, ata të cilët përmirësojnë atë që e kanë prishur njerëzit pas meje nga Sunneti im»(13).

6-  Nga Abdullah ibn Umeri–Allahu qoftë i kënaqur prej tyre–transmetohet se: “ I Dërguari i Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të –ka thënë:

«لكل عمل شِرَّة - فترة حرص ونشاط - ولكل ِشرَّة فترة -فتور، أي ضعف- فمن كانت فترته إلى سنتي فقد اهتدى، ومن كانت فترته إلى غير ذلك فقد هلك»

«Për çdo punëka entuziazëm – periudha të përkushtimit dhe aktivitetit –dhe për çdo entuziazëm ka dobësi – rënie e paaftësie –.E kujt i është dobësia e tij sipas sunnetit tim, vërtetë që ai është i udhëzuar, e kujt i është dobësia e tij, në të tjera përveç kësaj, është shkatërruar»(14).

7-  Nga Hudhejfete– Allahu qoftë i kënaqur prej tij – transmetohet se ka thënë: "I Dërguari i Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të –na ka treguar dy hadithe. Unë pashë njërin prej tyre dhe jam duke pritur tjetrin. Na ka treguar

«أن الأمانة نزلت في جذر قلوب الرجال، ثم علموا من القرآن، ثم علموا من السنة...»

«se Besa ka zbritur në rrënjët e zemrave të burrave, dhe më pas ata e mësuan nga Kur'ani, pastaj ata e mësuan nga Sunneti...»(15).

Thotë Ibn Haxheri: “Thënia e tij:«më pas ata e mësuan nga Kur'ani, pastaj ata e mësuan nga Sunneti...» në të ka tregues se ata në fillim ishin që mësonin Kur’anin, para se të mësonin sunetet, dhe qëllimi me fjalën “sunetet” është ajo që ata merrnin nga i Dërguari i Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të –qofshin ato obligimeose nafile vullnetare (16).

 

Fusnotat:

(1)   . Transmetuar nga Buhariu në“Librine martesës”, kapitulli: “Nxitja për martesë” me nr.(5063), dhe Muslimi në “Librin e martesës”, kapitulli: “ Pëlqimi i martesës për atë që ka mundësi për këtë…” me nr. (3403).

(2)  . “Irshad es-Serij”(8/4).

(3) . “Fet’h el Barij” (9/105).

(4) . Transmetohet nga Ebu Davudi në“Librin e Sunnetit”, kapitulli: “Domosdoshmëria e Sunnetit” me nr. (4607), dhe Tirmidhiu në “Librin e dijes”, kapitulli: “Ajo që ka ardhur në praktimin e sunnetit dhe të hequrit dorë nga bidati (trillimi)” me nr. (2676) dhe tha: Hadith Hasen, Sahih.

(5)  . “Delil el’Falihijn”(1/415).

(6)  . Marrë nga “Tuhfetul-Ekhjar bi-Ihja’ Sunete Sejidil-Ebrar”(faq. 51).

(7) . Transmetuar nga Buhariu me shprehjen “prijës” në“Librin e dispozitave”, kapitulli: “Të kërkuarit e kalifatit” me nr. (7222).

(8)  . Marrë nga “Tuhfetul-Ekhjar” (faq.49).

(9)  . “et-Tergijb uet-Terhib”(faq.79).

(10) . Transmetuar nga Tirmidhiu në “Librin e dijes” në kapitullin: “Ajo që ka ardhur në marrjen e Sunnetit dhe të largurit nga bidati” me nr. (2678), dhe tha: “Ky hadith është Hasen, Garijb (i huaj)”.

(11) . Transmetuar nga Tirmidhiu në“Librin e Dijes”, në kapitullin: “Marrja e Sunnetit dhe të larguarit nga bidati” me nr. (2817). dhe tha: “Ky është një hadith Hasen(i mirë), dhe hadith i dobët për shkak të dobësisë së Kethijr bin Abdullah-ut, megjithatë ai ka Shewahid (dëshmi) .

(12) . “Sherh Mishkatul-Misbah” të el-Karijut (1/202).

(13) . Transmetuar nga Tirmidhiu në“Librin e Besimit”, në kapitullin “Ajo që ka ardhur në lidhje me –Islami ka ardhur i huaj dhe se do kthehet i huaj- ” me nr. (2775) dhe tha: “Hadith Hasen” E unë thashë: “(Jo,) por i Dobët, për shkak të dobësisë së Kethijr bin Abdullahut, por hadithi është saktësuar në shumicën e tij nga anë të tjera.”

(14) . Transmeton Ibn Hibbani në Sahihun e tij –el-Ihsan –me nr. (394) dhe el-Mundhirijka thënë në “et-Targijb”(1/87): Transmetuar nga Ibn Ebi Asim dhe Ibn Hiban në Sahihun e tij.

(15) . Transmetuar nga Buhariu në“Librin e lehtësimeve”, në kapitullin: “Ngritja e besës” me nr.(6497).

 

(16)  . “Fet’hul-Bari” (13/39).

Comments  

#2 erectile pump reviews CoxMalcolmClurn 20 Ramadan 1440 AH
http://erectiledysfunctionpillsest.com
yoga for erectile dysfunction
help with erectile dysfunction: http://erectiledysfunctionpillsest.com/
dealing with erectile dysfunction
buy erectile dysfunction pills
Quote
#1 cheap hosting service site webprofile5898 20 Safar 1440 AH
Need cheap hosting? Try webhosting1st, just $10 for an year.

http://noaindiandogs.nl/gastenboek/public/img-1539196551.jpg
Quote

Add comment

Security code
Refresh