Episodi (2)

Hadithet profetike me të cilat janë argumentuar mbi mrekullitë shkencore në brendësinë e njeriut, tokës dhe universit(2-3)

Në mënyrë që të dilte ky hulumtim, në formën dhe përmbajtjen në të cilën unë shpresoja, vazhdova sipas metodikës së mëposhtme:

Së pari:Përmblodha hadithet me të cilët janë argumentuar, nga burime të ndryshme, kërkime të shumta, dhe takimeve të ndryshme, ligjëratave, dhe konferenca sporadike, dhe pastaj fillova t’i studioja, duke medituar përmbajtjen e tyre, dhe pastaj i sistemova dhe i klasifikova, dhe pastaj i vendosa në hulumtime, duke i i titulluar me dy tituj, dhe u përpoqa që të jenë në përputhje me atë me të cilën janë përdorur për argumentim.

Së dyti: E kam përcjellur hadithin sipas citimit të cilin e kanë raportuar ata që e kanë marrë për argument, dhe e kam vënë atë në krye të faqes, duke i vënë në të një shenjë (*), dhe më pas kam përmendur burimin e tyre në fusnotë, ku më pas i kam veçuar mënjanë të gjithë hadithet e marra për argumentim në një faqe të veçantë.

Së treti: Nëse është argumentuar me një hadith më shumë se një herë, ose është përsëritur citimi i tij shpesh tek ndonjë argumentues i vetëm, unë e kam kaluar atë nga tema ku është përmendur në formulimin më të mirë të mundshëm.

Së katërti: Nëse janë argumentuar argumentuesit në lidhje me ndonjë çështje, me një numër të haditheve, apo me citime të ndryshme të një hadithi të vetëm; unë i kam rënditur sipas rënditjes së librave të transmetimit, duke i dhënë përparësi në fillim asaj që është transmetuar nga Buhariu dhe pastaj, të asaj që është transmetuar nga Muslimi, dhe kështu me rradhë, dhe se hadithet i kam rënditur me numrat 1,2,3... etj. Ndërsa transmetimet hadithit që është marrë i vetëm për argumentim i kam rënditur sipas shkronjave të alfabetit: a, b, c,... etj, dhe sa i përket transmetimiti jam referuar citimit të transmetuar me shkronjën që unë kam vënë për të.

Dhe kur kam përmendur argumentet, i jam referuar numrit të hadithit–nëse kanë ekzistuar hadithe të shumta - dhe numrit të transmetimit. Dhe nëse hadithet nuk kanë qenë të shumta, kam thënë: Filan hadith, ose hadithi i parë(1).

Së pesti: I kam vënë në dijeni gabimet, në të cilat kanë rënë argumentuesit, në fjalëte hadithit, ose në arritjen e tij kur ka patur për qëllim hadithin.

Së gjashti: Hadithet i kam transmetuar,duke përmendur rrugët e transmetimit dhe transmetuesit, dhe fjalët e ndryshme të cilat kanë lidhje me temëne argumentuar, dhe fjalët në lidhje me transmetuesit jo të besueshëm, në dritën e rregullave të kritikës dhe drejtimit(xherh ue teadil), e këtë duke ndjekur pikat në vijim:

Një - Nëse argumentuesi e përmendte emrine Sahabiut i cili ishte transmetuesi i hadithit, unë e kam shkruar emrin e Sahabitpara hadithit, dhe kam thënë: Hadithi i filanit, dhe e ka transmetuarsipas rrugës(zinxhirit), dhe pastaj kam sjellur hadithin, dhe e kam transmetuarsipas rrugës (zinxhirit) të këtij Sahabi, pastaj kam vazhduarpas tij me transmetimin e haditheve të tjera nga sahabët, nëse kanë të bëjnë me të njëjtën temë.

Dy - Nëse argumentuesi nuke kapërmendur emrin e Sahabit; unë kam sjellur vetëm tekstin e hadithit, pastaj i përmend Sahabët të cilët e kanë transmetuar atë, bashkë me transmetimin e haditheve të tyre–sipas rënditjes time nga librat e sunnetit - një pas një.

Tre–Kryesisht, hadithet i kam nxjerrënga tema, në të cilat ka citime të marra për argument.

Katër–I kam vënë në dijeni kundërshtitë e shprehjeve, në qoftë se kanë pasur një ndikim në argumentim.

Pesë – Nëse kam thënë“si ai” ose “si atë”, ajo i shkon temës së argumentimit.

Gjashtë–Sa i përket në lidhje me transmetuesit, nuk kam folur vetëmse për të pabesueshmit (gajr thikah), dhe ekam përmbajtur veten në lidhje me transmetuesit e rrumbullakësimit (tekrib-التقريب) - për pjesën më të madhe –si me rastin e gjykimit të Hafidh Ibn Haxherit.Ndërsa të tjerët përveç tyre, unë jam përpjekurshumë për të gjykuar mbi ta, në dritën e fjalëve të dijetarëve të kritikës dhe përmirësimit (xherh ue teadil), dhe bazat e tyre.

Shtatë: I kam rënditur burimet e transmetimit si vijon:

Në fillim, Sahihu i Bukhariut, pastaj Sahihu i Muslimit, pastaj Suneni i Ebi Davudit, pastaj Sunenii Tirmidhiut, pastaj Sunenii vogël i Nesaiut, pastaj Sunenii Ibn Maxhes, dhe përveç këtyre gjashtë librave, i kam rënditur sipas vdekjes së botuesve të tyre tyre(librave).

Tetë: Referimin e gjashtë librave, e kam ndarë në Libër, kapitull, seksion, faqe, dhe numërhadithi.Çfarë dilte jashtë këtyre i kam ndarë në seksione (pjesë), faqe, dhe numër hadithi nëse ka qenë me numër. Por në qoftë seka patur në libër dhekapitull, në një nga librat dhe kapitujt e gjashtë librave, më shumë se një hadith, atëherë unë e kam nxjerrë duke u mjaftuar - në temën në vazhdim të temës së parë nga tema e parë – duke përmendur sektorin dhe faqen në qoftë se këto të dyja janë në libër dhe kapitull.

E nëse kanë ndryshuar kapitujt, jam mjaftuar me përmendjen e kapitullit pa e përmendur librin,por nëse ato të dyja do ishin në libër dhe kapitull dhe faqe, atëherë nuk kam kaluar në një temë e dytë bazuar në varësinë e referencës së parë, dhe kështu nuk kam rënë ndesh me këtë metodikë, përveçse në disa raste të rralla.

Nëntë: Pas transmetimit kam përmendur argumentimin dhe këndvështrimine tij sipas hadithit. E nëse të argumentuarit ka qenë më shumë se një, unë jam përpjekurqë t’i përshkruajargumentet, me frazat e miatë shkurtuara, e pastaj t’a vijoja atë –në përgjithësi–me zhvendosjen e fjalësnga ajo që është më e mirae tyre në qartësi për argumentimin me hadith, e ndoshta transmetuesi është më i ndërgjegjshëm se dëgjuesi.

Dhjetë: Nëse unë kam patur ndonjë koment në lidhje me argumentimin, e kam cekur në fund të tij, nën titullin e komentit.

Vini re: Për të gjitha hadithet që jam mbështetur tek Ebu Daudi, në këtë Tezë studimore, i kam lënë “Ebu Daudi”, jam mjaftuar me këtë lajmërim, në vend të përsëritjes së përmendjes së konfirmimit të tij sa herë që unë jam mbështetur në secilin hadith prej tij.

Kjo është pra metodika të cilën unë ndoqa, e nëseia kam qëlluar kjo është prej Allahut, e nëse kam gabuarkjo është prej meje dhe prej shejtanit, dhe se nuk dëshiroj tjetër përveçse përmirësimin me aq sa të mundem, dhe se suksesi im është vetëm me Allahun, vetëm tek Ai mbështetem dhe vetëm tek Ai kthehem.

Dhe tani - dhe në çdo kohë– unë i drejtohem Zotit tim të Plotfuqishëmme falenderime, nderime, dhe lëvdime ndaj Tij; e si jo, kur i Lartmadhërishmi ka thënë: (وَمَنْ شَكَرَ فَإِنَّمَا يَشْكُرُ لِنَفْسِهِ)[النمل: 40]

{E kush falenderon, ai falenderon për veten e vet}[en-Neml: 40], dhe madje Ai dha urdhër për falenderimin e Tijqoftë i Lartësuar, ka thënë i Plotfuqishëmi:

(وَوَصَّيْنَا الإِنسَانَ بِوَالِدَيْهِ حَمَلَتْهُ أُمُّهُ وَهْناً عَلَى وَهْنٍ وَفِصَالُهُ فِي عَامَيْنِ أَنْ اشْكُرْ لِي وَلِوَالِدَيْكَ إِلَيَّ الْمَصِيرُ)[لقمان: 14]

{Ne e kemi urdhëruar njeriun për të dy prindërit e vet, nëna e vete barti atë, vështirësi pas vështirësie, dhe ia ndau gjirin në dy vjet, pramë falëndero Mua dhe të dy prindërit e tu se tek Unë është kthimi.}[Lukman: 14]; prandaj o Allahu im o Zot, Ty të përketfalenderimisa e gjithë qiejtë, dhe e gjithë toka, dhe i gjithë që është mes tyre, e gjithë sa Ti dëshiron përveç këtyre, nuk i kufizoj lëvdimet ndaj Teje, Ti je ashtu siç e ke lavdëruar Veten tënde, Ty të përkasin mirësitë dhe Ty të përkasin begatitë, dhe vetëm Ty të përkasin lëvdatat më të larta.

Pastaj i falenderoj me nderim dy prindërit e mi të nderuar, gjyshentime, dhe dajën tim: Seid Bin Muhammed el-Karni –të guximshmin e nderuar - të cilët kanë –pas mirësisë së Allahut - kontributnë ekzistencën time, edukimin tim, prandaj o Zot shpërbleji për mua me shpërblimin më të mirë.

Pastajnjë falënderim të veçantëe bëj edhe për Sheikh Dr. Musa bin Muhammed el-Karni, një predikues dhepërpjekës, i cili dha një kontribut të jashtëzakonshëm - pas Allahut - përpranimin tim në Studimet e Larta, dhe gjithshtu edhe Prof. Dr. Muhamed Dija er-Rahman el-Eadhamij, mbikëqyrësin e Tezës, për të cilën ka dhënë–pas Allahut –një kontribut të madh për përfundimin e këtij hulumtimi, e ajo ishte ngrohtësia dhe afrimiteti që më nxiste mua për të kryer këtë kërkim dhe për t’a përfunduar, ishte pikërisht orientimi i duhur,i mençur, dhe me këshillë të sinqertë, e sot e keësaj dite akoma vazhdoj edhe pëkundër kohës së gjatë që ka kaluar pas hulumtimit, mahnitem nga puna e tij, dhe përfitoj nga kultura e tij e lartë, dhe morali i tij i virtytshëm, si në Universitet, ashtu edhe në shtëpinë e tij bujare, dhe që kurrë nuk kurseundaj meje as dije dhe as kohë, por e hapi për mua gjoksin e tij dhe shtëpinë e tij.Prandaj o Allahuim shpërbleji për mua ata të dy me shpërblimin më të mirë, e shtojua atyre dijen, suksesin, mirësinë, shëndetin në trup, përmirësimin në evladë, dhe zgjerimin në rrizk. OAllahu im, jepu të dyve, prej të gjitha mirësive, të shpejta e të më vonshme, dhe mbroji ata prej të gjitha të këqiave të shpejta e të më vonshme, amin.

Gjithashtu u drejtohem me falënderimdhe vlerësim dy profesorëve të mi të virtytshëm, të cilët pranuan leximine hulumtimit dhe diskutimin e tij, dhe dhënien e komenteve të tyre për të, përkundër ngarkesës së madhe dhe kohës së kufizuar. E lus Allahun që të më bëjë mua dobi me këshillat dhe sygjerimet e tyre.

Ashtu siç falenderoj të gjithë ata që kanë kontribuar për të më ndihmuar, dhe që shtrinë për mua dorën e ndihmës dhe mbështetjes, dhe të gjithë ata prej të cilëve kam përfituar prej njohurivedhe bibliotekave të tij, nga zotëruesit e virtytshëm dijetarë(2), profesorët(3) e virtytshëm, dhe vëllezërit kolegë të këtij Universiteti të bekuar, e të tjerë. I falënderoj të gjithë për atë që kanë bërë për mua, dhe e lus Allahun që t’i shpërblejë për mua me shpërblimin më të mirë, dhe t’udhurojë atyre begati dhe mirësi.

Nuk harroj të falënderoj drejtuesit e këtij Universiteti të bekuar, i cili është një kala e lartë, dhe një flamur i ngritur, për dijen dhe metodikën e selefëve. I lutemAllahut qët’a mbrojë atë në shërbim të Islamit dhe të muslimanëve në të gjitha anët e botës.

Dhe lutja e jonë e fundit është, Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve ...

 

Autori

Ahmed bin Hasan bin Ahmed el-Harithij

________________________________________

 

1)     Shih: Tema e katërt, nëntë, katërmbëdhjetë.

2)     Në mënyrë specifike: Lidhja me Muhadithin Shejkh: Hamed bin Muhamed el-Ansari.

 

3)     Kështu është në fjalorin el-Uasijt, dhe kanë shtuar: Esatidh (1/17).

Comments  

#4 Hadithet profetike me të cilat janë argumentuar mbi mrekullitë shkencore në brendësinë e njeriut, tokës dhe universit(2-3)Francesca 13 Rabiju'l-Euel 1440 AH
I have noticed you don't monetize your page, don't waste your traffic, you can earn additional
cash every month. You can use the best adsense alternative for any type of website (they approve all websites), for more details simply search in gooogle: boorfe's tips monetize your website

Look at my web site BestLorie: https://CleverBrittney.blogspot.com
Quote
#3 Hadithet profetike me të cilat janë argumentuar mbi mrekullitë shkencore në brendësinë e njeriut, tokës dhe universit(2-3)Trinidad 18 Safar 1440 AH
I have noticed you don't monetize your blog, don't waste your traffic, you can earn extra bucks every month.

You can use the best adsense alternative for any type of website (they approve all websites), for more info simply search in gooogle:
boorfe's tips monetize your website

Check out my web page :: BestLouisa: https://CleverDwight.blogspot.com
Quote
#2 Hadithet profetike me të cilat janë argumentuar mbi mrekullitë shkencore në brendësinë e njeriut, tokës dhe universit(2-3)Francine 18 Rabij'u Thanij 1439 AH
However, after one donation, you can donate again only after a
couple of months once your body has regained the donated blood.
Think "News 4 (Https://Mylatestnews.Org/: https://mylatestnews.org)" and
be sure your site content resemble news articles with pictures and all.
The individual that I quoted at the outset of these statements have actually done a good job
over the last year and a half, using social media marketing to develop a
big and responsive list for himself.
Quote
#1 Hadithet profetike me të cilat janë argumentuar mbi mrekullitë shkencore në brendësinë e njeriut, tokës dhe universit(2-3)Linette 27 Xhumada'th-Thanij 1438 AH
Greetings from California! I'm bored to tears at work so I decided to check out your website on my iphone during lunch break.
I really like the info you present here and can't wait
to take a look when I get home. I'm amazed at how fast your blog loaded on my
cell phone .. I'm not even using WIFI, just 3G
.. Anyhow, superb site!

My site: https://www.viagrasansordonnancefr.com/viagra-generique-pharmacie-discount/: https://www.viagrasansordonnancefr.com/viagra-generique-pharmacie-discount/
Quote

Add comment

Security code
Refresh