Episodi (3)

Rënditja e krijesave dhe i funditi tyre njeriu

Hadithi i Ebu Hurejres: Ka thënë: Më kapi i Dërguari i Allahut nga duart e mia, dhe tha:

«خلق الله عز وجل التربة يوم السبت، وخلق فيها الجبال يوم الأحد، وخلق الشجر يوم الاثنين، وخلق المَكْرُوهَيوم الثلاثاء، وخلق النوريوم الأربعاء، وبث فيها الدواب يوم الخميس، وخلق آدم عليه السلام بعد العصر من يوم الجمعة، في آخر الخلق، في آخر ساعة من ساعات الجمعة، فيما بين العصر إلى الليل»

«Allahu i Plotfuqishëm e krijoi dheunditën e Shtunë, dhe i krijoi në të malet ditën e Dielë, dhe i krijoi pemët (bimët)ditën e Hënë, dhe e krijoi të urryerën(1)ditën e Martë, dhe e krijoi dritën(2)ditën e Mërkurë, dhe i shpërndau në të kafshët ditëne Enjte, dhe e krijoi Ademin(alejhi selam) pas Ikindie në ditën e Xhuma në fund të krijimit, në fund të orës prej orëve tëXhumasë, mes Ikindisë dhe natës»(*).

Transmetuar nga Muslimi - dhe është i vetmi me të nga të gjashtët(3)–dhe Nesaiu në el-Kubra- (4) dhe Ahmedi(5), dhe Ebu Jeala(6), dhe et-Taberi(7), dhe Ibn Khuzejme (8), dhe Ibn Ebi Hatim(9) dhe Ibn Hiban(10), dhe Ebu Shejh (11), dhe ibn Manda(12), dhe Bejhekiu (13), dhe el-Khatib (14), të gjithë nga rrugët eHaxhaxh bin Muhamed el-Eawar, nga Ibn Xhurejxh, nga Ismail bin Umeje, nga Ejub bin Khalid, nga Abdullah bin Rafiu – Meula Umu Seleme, prej tij.

Dhe e pasoiHisham bin Jusuf, nga Ibn Xhurejxh, me të, e transmetoi prej tij Ibn Muain(15), dhe nga rruga e tij e transmetoi ed-Deulabij(16).

Dhe e ndoqi gjithashtu Muhammed bin Theur, nga IbnXherijh, me të, tek Ebi Sheikh (17).

Dhe në zinxhirin e tijështë Ejub bin Khalid bin Safwan, dhe që njihetsi Ejub bin Khalid bin Ebu Ejub el-Ensari, për të cilin ka thënë el-Hafidh: “Në të ka delikatesë”(18).

Por u ndoq nga Ata ibn Abi Rabah, nga Ebu Hurejre, transmetuar nga Nesaiu në - el-Kubra – nëpërmjet rrugës së el-Akhdar bin Axhlan, nga Ibn Xhurejxh, nga Ata’i, nga Ebu Hurejra, se Profeti - Paqja dhe bekimi qofshin mbi të – më kapi nga duart e mia dhe tha:

«يا أبا هريرة إن الله خلق السموات والأرضين وما بينهما في ستة أيام، ثم استوى على العرش يوم السابع، وخلق التربة يوم السبت، والجبال يوم الأحد والشجر يوم الاثنين، والتِّقْنَ(19) يوم الثلاثاء، والنور يوم الأربعاء، والدواب يوم الخميس، وآدم يوم الجمعة، في آخر ساعة من النهار بعد العصر، وخلق أديم الأرض أحمرها وأسودها وطيبها وخبيثها، من أجل ذلك جعل الله عز وجل من آدم الطيب والخبيث»

«O Ebu Hurejra,vërtetë që Allahui krijoi qiejt dhe tokat dhe çfarë ka ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroimbi Arsh(Fron) në ditën e shtatë, dhe krijoidheun në ditën e Shtunë, dhe malet në ditën e Dielë, dhe pemëtnë ditën e Hënë, dhe mundimin(19)ditën e Martë, dhe dritën në ditën e Mërkurë, dhe kafshët në ditën e Enjte, dhe Ademin në ditën e Xhuma, në orën e fundit të ditës pasdite (pas Ikindie), dhe i krijoi korete tokës, me të kuqen e saj, e me të zezën e saj, dhe me të mirën e saj dhe me të prishurën e saj, dhe për shkak të kësaj Allahu i Lartmadhërishëm bëri edhe nga Ademi (pasardhës) të mirë dhe të prishur»(20).

Dhe Senedi (zinxhiri) i tij është Hasen (i mirë), transmetuesit e tij janë të gjithë Thikat (të besueshëm), përveç el-Ekhdar-it i cili është Saduk (i vërtetë) (21).

Dhe Ibn Xhurejxh edhe pse është Mudelis(manipulues) dhe ishte Anan(etiketues), megjithatë Ananeti (etiketimi) i tij këtu përmban kontakt, pasi ai e ndoqi Ata’nëpër shtatë vjet, pikërisht për këtë ka thënë për të el-Hafidh: «Prejnjerëzve më të ditur rreth hadithit është Ata’u» (22).

Dhe se mudelisi (manipuluesi) nëse vjen me Anan (etiketim)nga Sheikhu, bën shtesa në transmetimet e veta prej tij, megjithëse edhe nëse ai është Anan (etiketues) prej tij, ai bart etiketimin duke qenë kontaktues (23).

Duket se për Ibn Xhurejxhin në këtë hadith ka dy Shejhë, siç dëshmohet nga shtesa e cila është në fillim të tij sipas rrugës së el-Ekhdarit, dhe Allahu e di më së miri.

Më shumë se një prej muhadithinëve (studiuesve të hadithit) kanë folur në lidhje me këtë hadith, e u janë përgjigjur atyre të tjerët, dhe unë i kamrenditursulmetdhe kundërpëgjigjetsi më poshtë:

Së pari: Shpifjet sulmuese:

A - Shpifjet në Isnad (zinxhir transmetimi):

1 – "Ali bin el-Medini" ka thënë: "Nuk kam parë që Ismail ibn Umeje t’a ketë marrë këtë(hadith),përveçse nga Ibrahim bin Ebu Jahja."(24). Don të thotë që, Ibrahimi– është i biri i Muhamed ibn Ebi Jahja el-Eslemij –i cili është Metruk (i lënë)(25), prandaj ky hadith nuk vërtetohetnga Ejubi dhe as prej atyre me sipër tij.

2 – "Buhariu ka thënë": "Disa prej tyre kanë thënë: ‘Nga Ebu Hurejra, nga Kabi’ e cila është e Saktë"(26).

3-"Ibn Kethiri" ka thënë: "Eshtë debatuar shumë në lidhje me Ibn Xhurejxhin"(27).

4 –Në Isnadin (zinxhirin e transmetimit) të tij Ejub bin Khalid –bin Safwanel-Ensari,- për të cilin ka thënë "Hafidh": “Në të ka Lijn(delikatesë-dobësi)”(28).

B – Shpifjet në Metn (tekst):

1 - U kundërshtua rreth këtij hadithipasi është në kundërshtim me Kuranin.Ka thënë "Ibn Kethiri": "Në tekstine tij ka çuditëri të theksuara, ku prej tyre është se në të nuk është përmendur krijimi i qiejve, dhe në të është përmendur krijimi i tokës dhe gjithçka në të brenda shtatë ditëve, dhe kjo është në mospërputhjeme Kuranin"(29).

2 - Dhe gjithashtu u kundërshtuapasi ai është në kundërshtim me hadithet dhe transmetimet, të cilat tregojnë se fillimi i krijimit ishte në ditën e Dielë, e argument për këtë është emërtimi i ditëve (në arabisht): el-ehad (e para - e dielë), el-Ithnejn (e dyta- e hënë), eth-Thuletha(e treta - e martë), el-Erbia(e katërta - e mërkurë), el-Khamis (e pesta - e enjte)(30).

3 – "Bejhekiu" ka thënë: "Disa zotërues të dijes menduan se ky hadith, nuk është memorizuar, në kundërshtim të asaj në të cilën janë zotëruesit e tefsirit (komentimeve të Kur’anit) dhe zotëruesve të historikut"(31).

4 –"Abdul Kadir el-Kurashi" ka thënë në el-Xheuahir el-Mudijeh – pasi e përmendi hadithin -:" Njerëzit kanë rënë dakord se në ditën e Shtunënuk ka patur krijim, dhe se fillimi i krijimit ishte ditën e Dielë"(32).

5 - Sheikh el-Islam "Ibn Tejmije" e kundërshton këtë hadith për dy arsye: njëra prej tyre është sulmi ndaj disamuhadithëve (studiues të hadithit) në të, duke thënë: "Se ky - dmth kyhadith –është sulmuar nga dikush që është më i ditur se Muslimi, të tillë si Jahja bin Muijn, dhe si Buhariu, dhe të tjerë përveç tyre. Dhe se Buhariu e ka përmendur se kjo është prej fjalëvetë Keab el-Ehbar, dhe se një grup e kanë konsideruar të saktë këtë si Ebu Bekr Enbari dhe Ebu el-Feraxh Ibn el-Xheuzij e të tjerë përveç tyre, ndërsa Bejhakiu dhe të tjerë përveç tijkanë rënë dakord me ata që e kanë bërë të dobët. "

Ndërsa e dyta është: Një argument teorik, dhe ka thënë: "E kjo është e sakta– dua të them dobësimin e hadithit- pasi  është provuar me transmetime Tewatur(të njëpasnjëshme)seAllahui ka krijuar qiejt dhe gjithçka që ka ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh, dhe është vërtetuar se krijimi i fundit ka qenë në ditën e Xhuma, e kjo e bën të domosdoshme që të jetë krijimi i parë ditën e Dielë. 

Pastaj e mbështet këtë me tre çështje: E tha: "E kjo, kështu, është tek ndjekësit e librit, dhe këtë e tregojnë emrat e ditëve, dhe se ky është një huazim i vërtetuar në hadithet dhe transmetimet e tjera." (33). Dhe se nuk përmendi asgjë nga këto hadithe dhe transmetime, për të cilat ai bëri me dije.

Së dyti:Kundërpërgjigjet:

A - Kundërpërgjigjet për shpifjet ndajIsnadit (zinxhirit të transmetimit):

1 - Arsyetimi se Ismail bin Umeje, e ka marrë atë nga Ibrahim bin Ebu Jahja, nuk është i vërtetë, sepse Ismail bin Umejenuk është akuzuar për Tedlis (manipulim) dhe as për Irsel (kapërcim), dhe se ai është Thikah (i besueshëm) i provuar (34), një bashkëkohës i Sheihut të tij, Ejub bin Khalid, dhe se ata që e kanë përkthyer atë nuk e kanë pranuar për të dëgjimin e tij, ose transmetimin nga Ibrahim bin Ebi Jahja, "E prandajBuhariu nuk është ndjerë i kënaqur nga fjala e Shejhut të tij Ibn el-Medijnit, dhe e arsyetoi atë me diçka tjetër." (35).

Gjithashtu, metodika e Bejhekiut, në përmendjen e tij të fjalës së Ibn el-Medijnit, tregon se gjithashtu edhe ai e kundërshtonte atë, kur ka thënë: "Disa prej tyre pretenduan që Ismail bin Umejee ka marrë nga Ibrahim bin Ebu Jahja," pastaj përmendi në përputhje me Ismail ibn Umejjen duke thënë: "Dhe se e ndoqën atë në lidhje me këtë, Musa bin Ubeida er-Rabdhi, nga Ejub bin Khalid, megjithëse, Musa bin Ubeidaështë Daif (i dobët)"(36).

2 –Thënia e Buhariut: "E disa prej tyre kanë thënë: “Nga Ebu Hurejre, nga Kab el-Ahbar”, e cila është më e saktë."

Merret prej tij se Isnadi (zinxhiri i transmetimit) të Muslimit nuk ka gabime në të, përveçmospajtimit të tij me thënien e atyre që kanë thënë: “Ebu Hurejra, nga Kabel-Ahbar”, prandaj nga këtu mund t’irefuzohet fjala Buhariut, kjo pasi rruga me të cilënai e ka bërë këtë hadith Sahih (të saktë) nuk e përmend Isnadin (zinxhirin e transmetimit) të tij, e as Metnin (tekstin) e tij, dhe për këtë arsye nuk mund të damkoset nëpërmjet kësaj ajo që është tek Sahihu i Muslimit, në mënyrë që të qëndrojmë në senedin (zinxhirin) e tijpër shkak të mundësisë që mund të jetë i dobët në vetvete, madjeaq më tepër kur ky forcohettek Buhariu me diçka tjetër (37), kjo sa i përket njërës anë.

Nga ana tjetër, ky (hadith ose transmetim)ose do jetë nga Kabi me të njëjtin Metn (tekst)– dua të them, përmendjen e fillimit të krijimit në ditën e Shtunë – ose do jetë me përmendjen e krijimit të filluar në ditën e Dielë.

Nësedo kish qenë nga Kabi, dhe përmendet fillimi i krijimit ditën e Shtunë, kjo tregon për Da’af (dobësi) të tij, e kjo për arsye se Kabi ka qenë (më herët) ndjekës i Librit(Teuratit), dhe se fillimi i krijimit tek ndjekësit e Librit është në ditën e Dielë(38), prandaj si mundet të jetë transmetuar prej tij që fillimi i krijimit ishte ditën e Shtunë?!.

Dhe nëse ka qenë nga Kabi, me përmendjen e fillimit të krijimit në ditën e dielë, atëherë kjo do të thotë se Ebu Hurejre ka transmetuar nga Kabi njohuritë që ai kishte prej Librit, dhe ka transmetuar nga Profeti – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - çfarë aika dëgjuar prej tij, dhe atëherë këtu nuk ka asnjë problem, dhe se kjo në bazë të domosdoshmërisë të saktësisë së rrugës të cilën e ka përmendur Buhariu.

3 – Thënia e "Ibn Kethirit": "Është debatuar në lidhje me Ibn Xhurejxh" thëniae tijndëshkon atë që përmendet në të dyja hadithet –me dhënien përparësi të transmetimeve të tyre - dhe ka dashur që të damkosë njërin me tjetrin, për shkak të variacionit(debatit) rreth Ibn Xhurejxhit në Isnadin e tij (zinxhirin e transmetimit), ku Haxhaxh bin Muhammed el-Eawar dhe të tjerë, e kanë transmetuar nga Ibn Xhurejxhi, nga Ismail binUmeje, ngaEjub bin Khalid, nga Abdullah bin Rafia,nga Ebu Hurejre, dhe e ka transmetuar el-Ekhdar bin Axhlan, nga Ibn Xhurejxh, nga Ata’u, nga Ebu Hurejra.

Dhe përgjigjia është se në qoftë se ne e pranojmë se ky ështëmospajtim, më e qëlluara është se transmetimi i Haxhaxh bin Muhammed el-Eawar, pasi ai është më i besueshëm se el-Ekhdar, dhe se e ndoqi në lidhje me këtë Hemam bin Jusuf dhe Muhamed bin Theur –ashtu siçe kemi përmendur -, por ne nuk e pranojnë se ky është një mospajtim, por kjo e bën të mundshme që për Ibn Xhurejxhin në këtë hadithtë ketë dy Isnade (zinxhirë transmetimi), dhe për aq kohë sa mund të bëhet bashkimi atëherë nuk ka vend të kalojë prej njërit tek tjetri.

4 - Fjala e Hafidhrreth Ejub bin Khalid: “Në të ka Lijn(delikatesë-dobësi)”, nuk pranohet për të dhe kjo për arsyet si në vijim:

(a) - Se ata të cilët i janë kundërpërgjigjur këtij hadithi,nuk e kanë ngritur (çështjen) për Da’f (dobësi) të ndonjërit prej transmetuesve të tij, gjë që tregon fuqinë e Ejubit tek ata. E në qoftë se Ujubi do kishte qenë Daif (i dobët) nuk do shkonin të kërkonin për Ilel (mangësi) të tjera rreth hadithit.

(b) - Se një numër memorizuesishprofesionalistë e kanë korrigjuarkëtë hadith të Ejubit, me në krye Muslimin, Ibn Khuzejmen, Ibn Hibanin dhe Ibn Manda. Dhe e ka transmetuar nga Ibn Muain në historinë e tijdhe nuk e ka damkuar me diçka; prandaj edhe tha Shejh Albani: "Dhe se mjafton si argument i saktësisë së këtij hadithi fakti që atë e ka transmetuar Ibn Muain dhe nuk e ka damkuar ata me diçka"(39).

(c) - Nuk jam ndalur vetëm tek ata që e kanë futur atë në të dobëtit, kur u ndala për të në librat e botuara për të dobëtit.

(d)–Nuk e ka dobësuar atë përveçseel-Ezdij, e ai vetë është Lijn (delikat –i dobët) tek muhadithinët (ekspertët e hadithit)(40)

 

 

 

 

________________________________________

1)  . Kështu, me këtë shprehje “-المكروهel-mekruh-e urryer”, tek të gjithë ata që e kanë transmetuar nga rruga e Ibn Xhurejxhit, nga Ismail bin Umeje dhe tek Nesaiu në el-Kubra, ashtu siç do të vijë nga rruga e Ibn Xhurejxhit, nga Ata Ibn Abi Rabah, me shprehjen“التقن- et-tekan - mundim”Tregon Neveviu: "Thënia e tij – Paqja dhe bekimi iAllahut qofshin mbi të- :

«خلق المكروه يوم الثلاثاء»«…krijoitë urryerënditën e Martë», kështu e ka transmetuar Thabit bin Kasim, e tha: E kjo është ajo me të cilën ndërtohet jeta (vështirësitë e jetës), dhe që me të bëhen të përdorshëm objektet, të tilla si hekuri dhe të tjerë si aiprej thesarevetë tokës, dhe se çdo gjë që me të arrihet dobia (përmirësimi) njihet si mundi i saj, ku në të hyn edhe përfeksionimi i diçkaje, e që është forca (mundi i) tij. E thashë (dmth Neveviu), nuk ka kundërshtim midis dy versioneve, të dyja janë krijuar në ditën e Martë”. Sherhen-Nevevij (17/133)

Duket se në fjalët e Neveviut ka rënie në botim, sepse fjalët të cilat ai i ka cituar, tregojnë se Thebit bin Kasim e transmetoi me shprehjen: “shprehjen“التقن- et-tekan - mundim”,me argumentine kuptimittëlargët të cilin e ka përmendur në vend të kuptimit “-المكروه elmekruh- e urryer”, argumentuar në fjalën e Neveviut: "Nuk ka mospërputhje midis dy versioneve…" dhe se do të vijë një shpjegim më i gjerë në sqarimin e kuptimit “التقن- et-tekan - mundim”.

E sa i përket fjalës “-المكروه elmekruh- e urryer”Ibn Ethiri ka thënë: "Ka patur për qëllim me fjalën “të urryerën” këtu, pasi ajo është kundër të pëlqyeshmes." En-Nihaje fij Garib el-Hadith(4/169).

 

2)   . El-Neveviu thotë: "Në Sahihune Muslimit është kështu: النور- en-Nur- drita”me shkronjën “R” (në fund), kurse transmetimet eThabit bin Kasim është: “ النون- en-Nun -Mesdita”, me shkronjën “N”fund.Ka thënë el-Kadij:“Kështu e kanë transmetuar nga disa nga transmetuesit e Sahihu Muslimit, e i cili është: “الحوت-el-haut-përfshirje”,e as këtu nuk ka papajtueshmëri, pasi të dyja ato janë krijuar ditën e Mërkurë.". Sherh en-Nevevi (17/134)

(*)“el-Karar el-Mekin” (faq.127).

3) . Sahihui Muslimit, “Forma e Ringjalljes, Xhenneti dhe Zjarri”. Kapitulli: “Fillimi i krijimit dhe krijimi i Ademit (Paqja qoftë mbi të)” (4/2149, 2150 had. 2789).

4) . Suneni i madh i Nesaiut, Tefsiri “el-Mufred”  (1/201, 202 had.30)

5) . El-Musned (2/327).

6) . Musnedi i Ebu Ja’ala-s (10/513, 514 had. 6132). Dhe kanë rënë dy transmetuesnga Isnadi (zinxhiri) i Ebu Ja’ala-s të cilët janë: Ibn Xhurejxh dhe Sheikhu i tij, por IbnHibani e transmeton nga Sheikhu i tij, Ebu Ja’alanë formë të saktë.

7) .Tefsiri i Taberiut “Xhamiu el-Bejan....” (24/94, 95), dhe “Tarikh el-Umem uel Muluk” (1/23)

8)  . Sahihu i Ibn Khuzejmes (3/117 had.1731)

9)   .Tefsiri i Ibn Ebi Hatim-it (1/103 had. 305)

10)  . “El-Ihsan” (8/11 had. 6128)

11)  . “el-Udhme”(4/1358 had.875)

12)  . “et-Teuhid” (1/183 had. 58)

13) . Sunen el-Kubra (9/458), dhe “el-Esma ue Sifat”(faq. 383)

14)  . “Tarikh Bagdad” (5/188,189)

15)  . “Tarikh ibn Mua’in” Riwajetu ed-Deurij (3/52 had. 210)

16)  . “el-Kine –Pseudonimet” (1/175)

17) . “el-Adhameh” (4/1360,1361 had.876)

18). “Tekrib et-Tehdhib” (faq. 118). Shih kundërpërgjigjen ndaj gjykimit të el-Hafidh në pikën e katërt të kundërpërgjigjeve ndaj sulmuesve kundër Isnadit (zinxhirit të transmetimit)

19) . Ibn Faris ka thënë: "Shkronja “T” dhe “K” dhe “N” kanë dy rrënjë fjalësh: Njëra prej tyre, është forca ndaj diçkajedhe tjetra është baltë dhe llum." kjo në “Mu’xhem Mekajis el-Lugah” (1/350), ndërsa në “Lisan el-Arab” (1/437): “et-Tekin”: “Ternuk el-bi’r”dhe “ed-Demn” e ajo është balta e butë e përzier me llum që nxiret nga pusi, dhe baltaprej së cilës është larguar uji dhe është plasaritur dhe çarë. “E pasuruan tokën e tyre”: “Dërguannë të ujë të përzier (me baltë) që t’a bënin pjellore”, dhe “Pjesa e mbetur e ujit të pisët në pus”.
Gjithashtu “et-Tekin”e ka kuptimin: “Natyrë”,“Elokuent për nga natyra e tij”pra, nga origjina dhe natyrshmëria e tij. Shiko më lart në fusnotën (1), të temës së parë.

20)  . Suneni i madh i Nesaiut, “et-Tefsir”(1/153, 155 had.412).

21) . “Tekrib et-Tehdhib” (faq.97)

22) . “Hedju es-Sarij” Parathënia e “Fet’hul Barij” (faq. 357)

23)  . Shih“Dwabit el-Xherh ue Teadil” (faq. 123)

24)  . Bejhekiu në “el-Esma ues Sifat”(faq. 384) me Isnad (zinxhir transmetimi) deri tek Ibn el-Medijni.

25) . “Tekrib et-Tehdhib” (faq.93)

26) . “Et-Tarikh el-Kebir” (1/413,414)

27) . “el-Bidaje” (1/14)

28) . “Tekrib et-Tehdhib” (fq 118)

29) . “el-Bidaje” (1/15)

30) . “el-Enuar el-Kashifeh”(faq. 189), shihedhe “Mexhmu’l-Fetaua” (18/18)

31) . Bejhekiu në “el-Esma ues Sifat” (faq. 384)

32) . “el-Xhewahir el-Mudije fij Tabekat el-Hanefije” (2/429)

33) . Shih “Mexhmu’l-Fetava” (18/18)

34) . Shih përkthimin e tij në “Tehdhib et-Tehdhib” (1/247), dhe në“Tekrib et-Tehdhib” (faq. 106)

35) . “El-Enuar el-Kashifeh” (faq. 189)

36). Shih në “el-Esma ues Sifat” (faq. 384)

37) . Shih “El-Enuar el-Kashifeh” (faq. 189)

38) . Ka thënë ibn Xheuzij: "E ka thënë Abdullah bin Selam, dhe Kabi, dhe Dahaku, dhe Muxhahidi, dhe e përzgjodhi atë Ibn Xherir el-Taberij, dhe kështu e thonë edhe ndjekësit e Teuratit. “Zad el-Mesijr” (3/211), ndërsa Ibn Kethiri ka thënë:"Ky është tekst i Tevratit" në "el-Bidaje"

(1 / 13).Kurse Mealemij ka thënë: "Ai (hadith) është memorizuar nga Ka’bi, dhe Abdullah bin Selam, dhe Wehb bin Munebeh, dhe të gjithë ata që e kanë marrë nga ata".“El-Enwar el-Kashifeh”(faq. 189), shih edhe “Sefer et-Tekwin el-Is’hah”Kapitullin e parë dhe të dytë.

39) . “es-Silsila es-Sahiha” (4/450)

 

40) . Referenca e më sipërme.

Comments  

#1 Episodi (3) - Webfaqja " Sunneti profetik" dhe shkencat e tijAra 8 Xhumada'th-Thanij 1440 AH
There's certainly a great deal to find out about this topic.
I like all the points you've made. buy generic viagra
online: http://forum.esocialdigital.com.au/discussion/1580/im-glad-i-finally-signed-up
Quote

Add comment

Security code
Refresh