Episodi (5)

Origjina e trupit njerëzor

 

  Hadith:

إن الله خلق آدم من قبضة قبضها من جميع الأرض، فجاء بنو آدم على قدر الأرض، جاء منهم الأحمر، والأبيض، والأسود، وبين ذلك، والسهل، والحزن، والخبيث، والطيب

«Allahu e krijoi Ademin prejnjë grushti, të cilin e mori prej të gjithë (shtresave të) tokës, dhe pastaj dolën bijtë e Ademit sipas llojittë tokës. Dolën prej tyre të kuq, të bardhë, të zinj, dhe të ndërmjetëm, të lehtë, të trishtuar, tëposhtër, dhe të mirë.»(*).

Transmetuar nga Ebu Davudi(1)Tirmidhiu (2), Abdu Razek (3), Ibn Saad(4), Ahmedi (5), Abd bin Hamid(6), et-Tabari (7), Ibn Khuzejme (8), Ibn Hiban (9 ), Ebu Shejh (10), el-Khatabij(11), el-Hakim(12), Ebu Neim (13), dhe Bejhekiu (14), të gjithë prej rrugëve të Auf el-Earabij, nga Kasemeh bin Zuhejr, nga Ebu Musa el-Esh'ariu, i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut -Paqja dhe bekimi iAllahut qofshin mbi të -, dhe përmendi hadithin. Thotë Tirmidhiu: "Ky hadith është Hasen (i mirë) Sahih

(i saktë)."

Dhe e  Saktësoi po ashtu edhe Hakimi, e ka pranuar edhe Dhehebiu, dhe e konsideroi të saktë (Sahih) gjithashtu edhe el-Albani(15) e që është i tillë.

Argumentimi:

Është argumentuar me të Enes bin Abdul Hamid el-Kauz, në librin e tij “Ue fij enfusikum efela tubsirun” (16) dhe Dr. Muhamed Faiz el-Mat, në librin e tij “Min muxhizat el-Islam”(17), seky hadith është një mrekulli shkencore, sepse shkenca moderne ka vërtetuar se trupi i njeriut është i përbërë nga elementete tokës.

Tha Enes bin Abdul Hamid el-Kauz: "Analizatkanë zbuluar se trupi i njeriut është i përbërë nga të njëjtat elemente tokësore, të tilla si: “uji - sheqeri - proteinat - yndyrnat - acidet - vitaminat - hormonet - klori - sulfuri - fosfori - magnezi - kalciumi - kaliumi - natriumi - hekuri - bakri - jodi - dhe të tjeraminerale.”

Dhe se këto minerale kombinohen me njëri-tjetrin për të ndërtuar eshtrat, muskujt, lenten e syrit, flokët e kokës, dhëmbët, gjaku, gjëndrat pështymore, dhe të gjitha gjërat e tjera në trupin tuaj". Dhe Allahu e di më së miri.

  

________________________________________

(*) Libri: “Uefij enfusikum efela tubsirun”(faq. 25).

1)  .Sunenii Ebu Daudit–Kitab es-Sunneh–Kapitulli i Kaderit (5/67 had. 4693).

2)  .Sunenii Tirmidhiut–Kitab et-Tefsir - Kapitullinga Surja Bekare (5/187, 188 had. 2955).

3) .Tefsiri i Abdu Razzakut (1/34 had. 29).

4)  .“et-Tabakat el-Kubra” (1/26).

5)  .“el-Musned” (4/400, 406).

6) .“el-Muntehib” nga Musnedi i Abd bin Hamid (1/485 had. 548).

7) .Tefsiri i Taberiut “Xhami’ el-Bejan...” (1/214) dhe historia e tij “Tarikh el-Umem uel Muluk” (1/91).

8) .“et-Teuhid” (1/151 - 153 had. 83, 84).

9)  .“el-Ihsan” (8/11, 20, 21 had. 6127,6148).

10)  .“el-Adhameh”(5/1544,1545 had. 1002,1003).

11)  .“el-Azleh” (faq.155).

12)  .“Mustedrek” (2/261) sipas rrugës së Abdu Razekut.

13)  .“el-Hilje” (3/104) dhe (8/135).

14)  .“Sunen el-Kubra” (9/3), dhe “el-Esma ue Sifat” (faq. 327, 385).

15)  .“es-Silsileh es-Sahiha”(4/172 had. 1630).

16)  . “Ue fij enfusikum efela tubsirun” (faq. 25,26).

 

17)  .“Min mu’xhizat el-islam” (faq. 69).

Comments  

#2 As subpubic vital, forcefully confusion.eeyeurucoio 1 Sha'ban 1440 AH
Amoxicillin 500mg: http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/ Amoxicillin 500mg Capsules juz.bexe.sq.alssunnah.org.vig.qu http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/
Quote
#1 The near-guarantee psychopathy rewarming guides.pepoloziric 1 Sha'ban 1440 AH
Amoxicillin Online: http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/ Amoxicillin 500mg Capsules ups.yjug.sq.alssunnah.org.lzp.wv http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/
Quote

Add comment

Security code
Refresh