Episodi i parë ( 1 )

Parathënie

Falenderimi i përket Allahut, Zotit të botëve, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij Besnik, mbi familjen e tij, shokët e tij të gjithë dhe këdo që i ndjek ata me mirësi deri në Ditën e Gjykimit, e siç vijon...

Vërtetë të drejtat e larta në kuptimet e tyre dhe qëllimet e tyre marrin fromën e tyre të mrekullueshme kur ato marrin shndërrohen në formën e tyre të prekshme, gjë e cila i afron ato me kuptueshmërinë, dhe shëmbëllimi është ai shndërrim i cili i specifikon kuptimet në formën e gjallë që zë vend në mendje, me përngjasimin e të munguarit me atë që është prezent, të arsyes me të prekshmen, të analogjisë së krahasimit ndaj vetë krahasimit, e sa kuptime të bukura u veshën me shembuj të mrekullueshëm në bukuri, dhe se ajo do ishte më e pranueshme për shpirtrat ndaj saj, dhe se ajo ishte prej metodikave të sunnetit (trashigimisë) profetike në prurjen e qartësisë së saj.

Përkufizimi i “Shembujve”:

Fjala arabe “الأمثال(el-emthel- shembujt) ” është shumësi i fjalës “مثل (methel-shembull)”, dhe se “el-mithelu-shembulli (i)” e “el-mithlu- (si, për) shembull” dhe “el-methijl-(shembullim)” është njësoj si “esh-Shebehu- (përngjasim)” e “shibhu(përngjasuar)” dhe “esh-Shebijhu(përngjasimi)” në shprehje dhe në kuptim.

Thotë ez-Zemakhsherij(Allahu e mëshiroftë): “el-mithelu” në origjinë është “el-mithlu” dmth “en-nedhijr – krahasim” thuhet “methelun(shembull)” e “mithlun(shembull)” e “methijlun(shembullim)” si “shebehun(përngjasim)” e “shibhun(ngjasim)” e “shebijhun(përngjasim)” pastaj tha: “I referohet sipas gjendjes, apo mbiemrit, apo tregimit, nëse në të ka diçkapor që në të ka paqartësi (huajësi)”(1)

Ka thënë Ibn Kajimi(Allahu e mëshiroftë): “Ajo është të përngjasuarit e diçkaje me diçka në gjykimin e tij, në një përafrim të arsyeshëm nëpërmjet një shqise ose dy shqisave me diçka tjetër dhe të nënkuptuarit e njërës prej të dyjave me diçkanë tjetër.”(2)

Thotë el-Bejdawij (Allahu e mëshiroftë): “Në origjinëfjala “el-methel(shembulli)” ka kuptimin “en-nedhijr (krahasim)” e thuhet: “methelun” e “mithlun” e “methijlun” si “shebehun” e “shibhun” e “shebijhun” dhe seështë thënë,(qëllimi është) për një tjetër fjalë,e sjellur si shëmbëllim i saj me burimin e saj, dhe se e cila nuk sillet, përveçse për atë që në të ka paqartësi(huajësi); e kështu ajo u ruajt prej ndryshimit, e pastaj iu pëafrua çdo gjendje, tregimi apo cilësie në të cilën ka pjesë dhe që në të ka paqartësi(huajësi), si shembulli i Fjalës së Allahut të Lartësuar:

{مَثَلُ الْجَنَّةِ الَّتِي وُعِدَ الْمُتَّقُونَ} -{Shembulli i Xhennetit që u është premtuar të përkushtuarve} (Muahammed:15) apo Fjala e të Lartësuarit: {وَلَهُ الْمَثَلُ الأَعْلَى} - {E Atij i përket shembulli më i lartë} (er-Rum:27)(3)

Ndërsa “el-methel - shembulli”në kuptimin letrar dtth: Fjala e thënë për tjetër me të cilën kihet për qëllim përngjasimin e gjëndjes, për të cilën u fol për të, me gjëndjen që u tha për shkak të saj, dmth: përngjasohet treguesi me të treguarin, si për shembull: “Ndoshta gjuajtje pa gjuajtje” dmth: “Ndoshta gjuajtja e qëlluar(në shenjë), ndodhi prej gjuajtjes që pritej të shkonte huq.” I pari që e ka thënë këtë, ka qenë: el-Hakem bin Jeguth en-Nekrij, e sillet si shembull për gabimtarin që ia qëllon ndonjëherë, prandaj është e domosdoshme që të sillet një burim për të përngjarë treguesin e tij me të.

Gjithashtu shembulli thuhet për një gjendje apo cilësi apo tregim me përmbajtje interesante, e këtë e përmend edhe ez-Zemekhsherij (Allahu e mëshiroftë)duke aluduar në këto tre kuptime në librin e tij “el-Keshafeh” kur thotë: “Në origjinën e fjalës së arabëve fjala “el-methel - shembulli” e ka kuptimin “el-mithlu- shembëllim” ose “en-nedhijru-të krahasuarit” pastaj i është thënë fjalës që përshkruan shembëllyesin e përshkruar me burimin (origjinën): si për shembull, “nuk kanë sjellur shembull e as nuk e kanë parë të familjarizuar për lehtësim e as të ndershme për t’u shkruar e pranuar përveçse nëse në fjalën në të cilën ka paqartësi (huajësi) në disa mendime.” Pastaj tha: “E i është huazuar shembëllimi gjendjes, apo cilësisë apo tregimit nëse ka qenë e rëndësishme, e kur ka patur paqartësi (huajësi).

Gjithashtu ekziston edhe një mendim i katërt, në të cilin anuan dijetarët e elokuencës, rreth përkufizimit të fjalës “el-methel-shembulli”, që tek ata është: metaforë e ndërtuar, lidhja me të cilën, bëhet e përngjashme, atëherë kur përhapet përdorimi i saj, e origjina e saj është huazimi i shembëllyer, si shprehja kur thuhet për atë që është hezitues në bërjen e një vepre: “Ç’është me ty, që po të shoh duke hedhur, një hap para një hap mbrapa.”

Gjithashtu thuhet në lidhje me saktësimin e “shembullit”: “Ai është specifikimi i kuptimit në formën e prekshme që merr hijeshi dhe bukuri. Dhe “shembulli” me këtë kuptim nuk e kushtëzon faktin që të ketë domosdoshmërisht burim (origjinë), siç edhe nuk e kushtëzon faktin që të jetë metaforë e ndërtuar.

“Shembujt” janë nënkuptimi “foljeve”dhe shëmbëllyesi është si fabrikuesi i cili nënkupton fabrikimin e tij; ashtu si rrobaqepësi që e imagjinon në fillim rrobën që do të qepëpastaj ngrihet me prerjen dhe qepjen e saj, e si gjithçka që ka aparencën dhe nënkuptimin, ashtu edhe aparenca e fjalës dhe nënkuptimi i saj është shembulli.

Thotë el-Khafaxhij: “Është quajtur “methelen –shembull” sepse i përngjanërealitetittëvazhdueshëm të njeriut, dmthspecifikimme të cilin ai shtrohet, e këshillohet, e frikësohet, e shpreson mespecifikimin e drejtë.”(4)

Referencat:

1)  . Shiko: “El-Burhan fi Ulum el-Kur’an” (1/490)

2)  . “I’alam el-Muweki’ain” i Ibn Kajimit (1/150) dhe “el-Emthel fij el-Kur’an el-Kerijm” (1/9)

3)  . “Tefsijr el- Bejdawij” (1/186)

 

4)  . Shiko: “El-Burhan fi Ulum el-Kur’an” (1/487)

Add comment

Security code
Refresh