Episodi i parë ( 2 )

Llojet e shembujve në Sunnet

Shembujt në Sunnet janë tre llojesh:

1.   Shembuj të qartë: E ato janë sqaruar me anë të tekstit të ardhur në shembull, ose me treguesin e përngjasimit. Siç ka ardhur në hadithin e saktë:
«إن مثل ما بعثنى الله به من الهدى والعلم كمثل غيث أصاب أرضا فكان منها طائفة قبلت الماء فأنبتت الكلأ والعشب الكثير وكان منها طائفة أمسكت الماء فشرب الناس واستقوا وزرعوا وكانت منها طائفة إنما هى قيعان لا تمسك ماء ولا تنبت كلأ وذلك مثل من فقه فى دين الله فنفعه ما بعثنى الله به من الهدى والعلم ومثل من لم يرفع بذلك رأسا ولم يقبل هدى الله الذى أرسلت به»

«Vërtetë që shembulli i asaj me të cilën më dërgoi mua Allahu, prej udhëzimit dhe dijes, ështësi shembulli i shiut i cili bie mbi tokë, ku një pjesë e saj e pranoi ujin dhe prej saj nxori bimë, dhe barishte të shumta, e një pjesë prej saj e ruajti ujin, dhe njerëzit prej saj pinë e dhanë për të pirë (krijesave)dhe mbollën, e një pjesë e saj ishte vërtetë si zhavor (ranishte) që as nuk e mban ujin e as nuk jep bimë. E kjo është njëjtë me shembullin e atij që e mësoi fenë e Allahut dhe ibëri dobi ajo me të cilën më dërgoi Allahu mua me të, prej udhëzimit dhe dijes, dhe shembullin e atij që nuk e ngriti me të as kokën, e as nuk e pranoi udhëzimin e Allahut me të cilin u dërgova me të.»(1) dhe shembujt si këta janë të shumta.

2.  Shembuj tëfshehtë: E ato janë që nuk u sqaruan me tekstin e shembullit, por që ato tregojnë për kuptime të mrekullueshme në metaforë, të cilat marrin konkretizim nëse vihen në atë që u përngjet atyre, si psh: «وخير الأمور أوساطها» -«Punët më të mira janë ato të mesmet»(2)ose «ليس الخبر كالمعاينة» - «Nuk është lajmi si pamja»(3)ose «لا يلدغ المؤمن من جحر مرتين »-«Nuk pickohet besimtari në një vend dy herë»(4)

3.  Shembuj të nënkuptuar: E këto janë fjali që nënkuptojnë nënkuptime pa u përmendur fare teksti i shëmbëllimit, si psh:«سبقك بها عكاشة»-«T’a kaloi Ukashe»(5)

Dobitë e shembujve:

1.  Shembujt nxjerrin të arsyeshmen në një formë të prekshme të cilën mund t’a kapin njerëzit, e mund t’a pranojë mendja, sepse kuptimet e arsyeshme nuk qëndrojnë në mendje përveçse nëse përshkruhen në formën e prekshme, afër mendjes.

2.  Shembujt nxirren nga realitetet, dhe e paraqesin të munguarën në vendin e prezentes.

3.  Shembujt mbledhin kuptime të mrekullueshme në shprehje të shkurtuara.

4.  Shembulli sillet për të nxitur në atë që është marrë si shembull,prej gjërave që i dëshirojnë shpirtrat.

5.  Shembulli sillet për të evituar, në mënyrë që të lihet ajo që është marrë si shembull, prej gjërave që i urrejnë shpirtrat.

6.  Shembulli sillet edhe për të lavdëruar atë që është marrë si shembull.

7.  E në të gjithashtu ka edhe turpërim i së keqes.

8.  Shembujt janë më ndikuesit për shpirtin, e më elokuentët në këshillë, e më të fortët në argumentim, e më stabilët në të bindur, dhe se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) i ka përdorur shpesh shembujt në Sunnet në shenjë përkujtimi dhe përvoje.

E në to u mbështetën thirrësit për tek Allahu në çdo kohë në mbrojtje të së vërtetës dhe ngritjen e “huxhes - argumentit sqarues”, e mbështetën në të edukuesit duke i marrë ato si mjete sqarimi dhe përafrimi, dhe si mjete edukimi për nxitje apo largim, për lavdërim apo nënçmim.

Thotë ez-Zemekhsherij (Allahu e mëshiroftë): “Shembëllimi është tregues për të nxjerrë në dukje kuptime,apo të përafruarit e të imagjinuarës, prejdëshmive. E nëse është madhështore ajo që është marrë si shembull, madhështore do jetë edhe ajo për të cilën është marrë shembulli. E nëse ajo është përçmuese, edheajo për të cilën është marrë shembulli është e tillë. Dhe se nuk është madhështia, dhe as përçmiminë sjelljen e vetë shembullit, përveçse nëse e kërkon atë nevoja e shëmbëlltyrës së saj. A nuk e shikon se si e vërteta kur ishte e qartë, e madhështore, merrej për të, të shëmbëlluarit me ndriçimin dhe dritën, dhe se e kota kur ishte me të kundërtën e saj, merrej për të, të shembëlluarit meerrësirën. Kështu edhe banesa e merimangës u bë shembull për të treguar plogështinë dhe dobësinë. (6)

Ka thënë el-Esbahenij (Allahu e mëshiroftë): “Për sjelljen që arabët u bënë shembujve, dhe paraqitjen e përshtypjeve të dijetarëve (në lidhje me këtë), është një çështje që nuk është e panjohur në nxerrjen e të fshehtave precize dhe ngritjen e perdeve nga të vërtetat, duke të treguar të fantazuarën në formën e realitetit, dhe të imagjinuarën në vendin e bindjes, të munguarën sikur të ishte prezente. Dhe se në sjelljen e shembujve, gjithashtu ka edhe nënçmim për armikunme armiqësi mizore, dhe shuarjen e zemërimit etë egrit refuzim; pasi kjo ndikon në zemra në atë mënyrë që nuk mund të ndikojë asgjë për përshkrimin e diçkajepër brendësinë e tij; prandaj edhe Allahu i shtoi shembujt në Librin e Tij (Kur’an) në krahasim me librat e tjerë, dhe u përhapën në thëniet e të Dërguarit, të dërguarve dhe të urtëve.”(7)

Thotë el-Bejdawij (Allahu e mëshiroftë): Shembujt sillen për të shtuar qartësinë dhe sqarimin, dhe se ajo është më ndikuese në zemër, dhe më shuajtëse për armikun e ashpër, dhe se ajo të tregon të imagjinuarën si të vërtetë, dhe të menduarën si të prekshme, dhe ato që më së shumti i ka përmendur Allahu në Librat e Tij janë shembujt, dhe i përhapën në shprehje profetët dhe të urtët.” (8)

E në përmbledhje: Themi se shembujt sillen në mënyrë që të përfitohen prej tyre shumë çështje, prej tyre: përkujtimi, këshillimi, nxitja, mospërfillja, nënkuptimi, spjegimi, të përafruarit e qëllimit për mendjen, përshkrimi i tij me formën e prekshme, pasi shembujt janë forma kuptimesh në formën e personifikimeve; pasi ato janë më të qëndrueshme në mendje duke ndihmuar kështu mendjen me anë të shqisave, e si rezultat qëllimi i shembullit ishte të përngjasuarit e të fshehtës me të qartëndhe e të munguarës me prezenten.”(9)

 

Referencat:

1)  . “Sahih el-Buhari” - Libri i dijes, kapitulli: Vlera e atij që mëson(vetë) e mëson (të tjerët), me nr.(79), “Sahih el-Muslim”- Libri i vlerave, kapitulli: Sqarimi i shembullit me të cilin ka ardhur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), me nr.(2282).

2)  . “Sunen el-Bejhakij el-Kubra” (3/273) me nr.(5897), dhe sh.Albani e ka konsideruar të dobët, shiko: “Daif el-Xhami’u” me nr.(3177).

3) . “Musned el-Imam Ahmed” (1/215) me nr.(1842). Dhe Hadithi është Sahih (i Saktë), transmetuesit e tij janë thikat (të besueshëm) transmetues të dy shejkhave (Buhariut dhe Muslimit).

4)  . “Sahih el-Buhariut” – Libri i moralit, kapitulli: “Nuk pickohet besimtari dy herë në një vend” me nr.(6133),  dhe “Sahih el-Muslim” – Libri i moralit, kapitulli: “Nuk pickohet besimtari dy herë në një vend” me nr.(2998)

5)   . “Sahih el-Buhari” – Libri i butësisë, kapitulli: “Do hyjnë në Xhennet pa llogari shtatëdhjetë mijë..” me nr. (6542), dhe “Sahih el-Muslim”- Libri i Imanit (Besimit), kapitulli: “Argumenti që grupe prej muslimanëve do hyjnë në Xhennet...” me nr. (216).

6)  . Shiko: “el-Burhan fij Ulum el-Kur’an”(1/477).

7)  . Shiko: “el-Itkan fij Ulum el-Kur’an” i Sujutit (2/344).

8)  . Shiko: “Tefsijr el-Bejdawij” (1/186).

 

9)  . Shiko: “el-Itkan fij Ulum el-Kur’an” i Sujutit (2/344).

Add comment

Security code
Refresh