Episodi i parë ( 3 )

Përmbledhjet në shembuj

Prej dijetarëve ka që i kanë veçuar shembujt e ardhura në Sunnet (trashëgiminë profetike) duke i përmbledhur, prej tyre Ebu el-Hasen er-Ramahurmuzij, aq sa e quajti librin e tij: “Emthal el-Hadith el-Merwijeh an en-Nebij (sal’Allahu alejhi ue sel’lem)- Shembujt e haditheve të transmetuara nga Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të)”, e po ashtu edhe Ebu Muhammed bin Abdullah bin Muhammed bin Xhafer bin Hajan dhe libri i tij i quajtur: “Kitab el-Emthal fij el-Hadith en-Nebewijeh(Libri i shembujve në hadithet profetike)”, e prej tyre kishte që vunë për kapitull apo ndarje në përmbledhjen e tij, si Ebu Isa et-Tirmidhij, i cili vuri një kapitull në “Xhami’un-Përmbledhjen” e tij dhe e titulloi: “Ebwab el-Emthal an rasulilah Sal’Allahu alejhi ue sel’lem (Kapitujt e shembujve nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të).”

Thotë el-Kadij Ebu Bekr bin el-Arabij (Allahu e mëshiroftë): “ Nuk kam parë prej ndjekësve të hadithit i cili i ka përmbledhur dhe veçoi prej tyre shembujt në një kapitull përveç atij të Ebu Isës, Allahu ia shumfishoftë (mirësitë) e tij, i cili hapi një kapitull, dhe ndërtoi një kështjellë apo një shtëpi, veçse ai shkroi me shkrim të vogël, dhe ne jemi të kënaqur me të, dhe e falenderojmë për këtë.”

Metodika e studimit të shembujve:

Rreth rëndësisë së shembujve në Sunnetin (trashigiminë) profetike, ne zgjodhëm prej tyre një pjesë të devotshme, prej librave të sunnetit, sipas metodikës në vijim:

1.  Mjaftueshmëria me atë që është saktësuar prej tyre në zinxhirin e transmetimit, e në të ka mjaftueshmëri dhe begati.

2.  Nxjerrja e haditheve prej Librave Referues të Sunnetit.

3.  Shpjegimi i fjalëve të pakuptueshme në tekstin e hadithit, bashkë me shpjegimin e përgjithshëm të hadithit, në rast nevoje për këtë.

4.  Përmendja e dobive më të rëndësishme të kuptuara prej shembullit.

5.  Kthimi tek burimet kryesore, nga shpjegimet e Sunnetit, dhe të fjalëve të pakuptueshme të hadithit, librave të gjuhës, bashkë me treguesin për to në pasqyrën e referencave.

 

Kaq, dhe e lusim Allahune Lartmadhëruar që të bëhet dobi me këtë, vërtetë Ai është Bamirës e Bujar, e falenderuar qoftë Allahu - Zoti i botëve. 

Comments  

#1 Episodi i parë ( 3 )Candida 13 Xhumadel-Euel 1440 AH
This is very fascinating, You're an overly skilled blogger.
I've joined your rss feed and stay up for looking for extra
of your great post. Additionally, I've shared your
site in my social networks viagra: https://www.taschinese.com/home.php?mod=space&uid=725240&do=profile
Quote

Add comment

Security code
Refresh