EPISODI  ( 2 )

Vlera e dhikrit (përmendjes së Allahut) dhe e duasë (lutjes).

Në lidhje me vlerën e dhikrit (përmendjes) së Allahut dhe duasë (lutjes) ndaj Tij dhe të nxiturit për to, kanë ardhur ajete të shumta dhe hadithe të sakta nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ku ne do përmendim disa prej tyre:

Ka thënë Allahu i Lartësuar:

}يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اذْكُرُوا اللَّهَ ذِكْرًا كَثِيرًا * وَسَبِّحُوهُ بُكْرَةً وَأَصِيلًا * هُوَ الَّذِي يُصَلِّي عَلَيْكُمْ وَمَلائِكَتُهُ لِيُخْرِجَكُمْ مِنَ الظُّلُمَاتِ إِلَى النُّورِ وَكَانَ بِالْمُؤْمِنِينَ رَحِيمًا{

{O ju që keni besuar përmendeni Allahun me përkujtim të shpeshtë, dhe lartësojeni Atë në mëngjes dhe në mbrëmje. Ai është që ju bekon juve bashkë me melaiket që t’u nxjerrin juve prej errësirave në dritë, e Ai është ndaj besimtarëve i mëshirshëm.} (1)

E gjithashtu i Lartmadhëruari ka thënë:{فَاذْكُرُونِي أَذْكُرْكُمْ وَاشْكُرُوا لِي وَلا تَكْفُرُونِ} - {Më përkujtoni Mua do ju përkujtoj juve, më falenderoni Mua e mos më mohoni.}(2)

Po ashtu ka thënë:

}إِنَّ فِي خَلْقِ السَّمَوَاتِ وَالأَرْضِ وَاخْتِلافِ اللَّيْلِ وَالنَّهَارِ لَآيَاتٍ لِأُولِي الأَلْبَابِ الَّذِينَ يَذْكُرُونَ اللَّهَ قِيَامًا وَقُعُودًا وَعَلَى جُنُوبِهِمْ وَيَتَفَكَّرُونَ فِي خَلْقِ السَّمَوَاتِ وَالأَرْضِ رَبَّنَا مَا خَلَقْتَ هَذَا بَاطِلًا سُبْحَانَكَ فَقِنَا عَذَابَ النَّارِ{

{Vërtetë që në krimin e qiejve dhe të tokës dhe në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka fakte për të zotët e mendjes, të cilët e përkujtojnë Allahun në këmbë dhe të ulur dhe të mbështetur në anën e tyre, e që meditojnë rreth krijimit të qiejve dhe të tokës (e thonë): Zoti ynë këtë nuk e ke krijuar kot, lavdëruar qofsh, na ruaj nga vuajtja e Zjarrit (të Xhehenemit).}(3)

Thotë i Lartësuari: {يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا لَقِيتُمْ فِئَةً فَاثْبُتُوا وَاذْكُرُوا اللَّهَ كَثِيرًا لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ}

{O ju që keni besuar, kur të përballeni me ndonjë ushtri, bëhuni të qëndrueshëm, dhe përmendeni Allahun shumë me shpresë që të triumfoni.}

E gjithashtu thotë:

{يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لا تُلْهِكُمْ أَمْوَالُكُمْ وَلا أَوْلادُكُمْ عَنْ ذِكْرِ اللَّهِ وَمَنْ يَفْعَلْ ذَلِكَ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الْخَاسِرُونَ}

{O ju që keni besuar, të mos u shmangë pasuria juaj dhe as fëmijët tuaj nga përmendja e Allahut, e kush e bën këtë (pra shmanget), të tillët do jenë të falimentuarit.}(4)

Dhe thotë i Lartësuari:

}فَإِذَا قُضِيَتِ الصَّلاةُ فَانتَشِرُوا فِي الأَرْضِ وَابْتَغُوا مِنْ فَضْلِ اللَّهِ وَاذْكُرُوا اللَّهَ كَثِيرًا لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ{

{E kur të kryhet namazi (i xhumasë) shpërndahuni në tokë dhe kërkoni prej mirësive të Allahut, dhe përmendeni Allahun shumë, me shpresë që të shpëtoni.}(5)

Dhe të përmendurit e shumtë të Allahut - Qoftë i Madhëruar e i Lartësuar- dhe të luturit e Tij – Lavdëruar qoftë – është e preferuar në çdo kohë dhe rast, në mëngjes dhe në mbrëmje, përpara gjumit dhe pas zgjimit, gjatë hyrjes në shtëpi dhe daljes prej saj, gjatë hyrjes në xhami dhe daljes prej saj. Siç u përmend në ajetet (porositë) e shenjta të sipërpërmendura, dhe thënies së Tij – Qoftë i Lartësuar – po ashtu kur thotë:

}فَاصْبِرْ إِنَّ وَعْدَ اللَّهِ حَقٌّ وَاسْتَغْفِرْ لِذَنْبِكَ وَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ بِالْعَشِيِّ وَالإِبْكَارِ{

{Duro, se vërtetë Premtimi i Allahut është i vërtetë, dhe kërko falje për gjynahun tënd, e lartësoje me falenderim Zotin tënd në darkë dhe në agim.}(6)

Ka thënë i Lartësuari:

{فَسُبْحَانَ اللَّهِ حِينَ تُمْسُونَ وَحِينَ تُصْبِحُونَ *وَلَهُ الْحَمْدُ فِي السَّمَوَاتِ وَالأَرْضِ وَعَشِيًّا وَحِينَ تُظْهِرُونَ}

{Lartësuar qoftë Allahu sa herë që ngryseni(në mbrëmje), e sa herë që gdhini (në mëngjes), e Atij i përket falenderimi në qiej dhe në tokë, në darkë dhe sa herë e mbërrini drekën.} (7)

Hadithet që flasin në lidhje me vlerën e recitimit të Kur’anit:

Në Sahihun (të saktën) e Muslimit transmetohet nga Ukbeh bin Amir (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) të ketë thënë: “Doli i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe ne ishim në Sifet, dhe tha:

«أيكم يحب أن يغدو كل يوم إلى بطحان، أو إلى العقيق فيأتي منه بناقتين كوماوين في غير إثم ولا قطع رحم؟»

«Kush prej jush dëshiron që të udhëtojë çdo ditë për në Bat’han apo për në Akijk e të kthehet prej tyre me dy deve të ngarkuara plot me mallë, pa bërë asnjë gjynah e pa u ndarë nga familja?!» Thamë: “Të gjithë e duam këtë,o i Dërguari i Allahut.” Tha:

«أفلا يغدو أحدكم إلى المسجد فيعلم أو يقرأ آيتين من كتاب الله - عز وجل- خير له من ناقتين، وثلاث خير له من ثلاث، وأربع خير له من أربع، ومن أعدادهن من الإبل»

{A nuk po ngrihet prej jush dikush që të shkojë në xhami që të mësojë apo të lexojë dy ajete prej librit të Allahut – të Lartmadhëruar – e që të jetë më e mirë për të se sa dy deve, apo (të lexojë) tre (ajete) e të jetë për të më e mirë se tre (deve), e (të lexojë) katër (ajete) e të jetë për të më e mirë se katër (deve), e sa numri i tyre të ishin deve (të ngarkuara plot).} (8)

Në Sahihun e Buhariuttransmetohet nga Uthmani (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: «خيركم من تعلم القرآن وعلمه» - «Më i miri prej jush është ai që e mëson Kur’anin dhe ua mëson atë të tjerëve»(9)

Ndërsa në Sahihun e Muslimit transmetohet nga Ebu Umamete el-Bahilij i cili ka thënë: “ E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) duke thënë:

«اقرءوا القرآن فإنه يأتي يوم القيامة شفيعاً » - «Lexojeni Kur’anin sepse ai do të vijë në Ditën e Gjykimit ndërmjetësues për lexuesit e tij.» (10)

Gjithashtu në Sahihun e Muslimit transmetohet hadithi i Newas bin Sem’ane (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) i cili ka thënë: “ E dëgjova të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) duke thënë:

»يؤتى بالقرآن يوم القيامة وأهله الذين كانوا يعملون به، تقدمه سورة البقرة وآل عمران«

«Do vijë Kur’ani në Ditën e Gjykimit bashkë me lexuesit e tij, të cilët patën punuar sipas tij, dhe i prijnë atij sureja Bekare dhe Ali Imran» dhe pastaj i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) i përshkroi ato (dy sure) me tre shembuj, të cilat nuk i kam harruar që atëherë kurrë, tha:

»كأنهما غمامتان، أو ظلمتان سوداوان بينهما شرق، أو كأنهما حزقان من طير صواف تحاجان عن صاحبهما «

»Si të ishin dy ré të dendura«, apo dy hije të errëta, me largësi mes tyre sa (ka horizont e gjerësi) lindja, ose si të ishin  krahët(flatrat) e një shpendi Safwan ,dy grupe prej shpendeve qe i kan krahet te bashkuara etë cilët do të debatojnë në lidhje me lexuesit e tyre.»(11)

Transmetohet nga Abdullah ibn Mes’udi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e  Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) duke thënë:

» من قرأ حرفاً من كتاب الله فله به حسنة، والحسنة بعشر أمثالها، لا أقول الم حرف، ولكن (ألف) حرف، و (لام) حرف، و (ميم) حرف«

«Kush lexon një shkronjë prej librit të Allahut, do ketë për të një sevap (mirësi), e mirësia shpërblehet me dhjetë-fishin. Nuk them që “Elif-lam-mijm» është një shkronjë, por “elif” është shkronjë, “lam” është shkronjë dhe “mijm” është

 shkronjë.»(12)

Hadithet që flasin për vlerën e dhikrit (përmendjes) dhe duasë:

Nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) janë vërtetuar hadithe të shumta, të cilat argumentojnë për vlerën e dhikrit (përmendjes së Allahut), falenderimit (me fjalët- elhamdulilah), thënies “La ilahe il’la Allah”, lartësimit (me fjalët –subhan’Allah), duasë, kërkimit të faljes (me fjalët – estagfirullah) në çdo kohë veçanërisht në dy skajet e ditës mëngjes dhe mbrëmje, dhe pas fundit të çdo namazi farz nga pesë namazet e ditës pas selamit, ku ne do përmendim disa prej tyre.

Ku prej tyre: Thënia e tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të):«سبق المفردون» - «Përparuan muferridun-ët» thanë: “E kush janë muferridunët, o i Dërguari i Allahut?!” Tha: «الذاكرون الله كثيراً والذاكرات»-«Shumëpërmendësit dhe shumëpërmendëset e Allahut.»(13)

Gjithashtu (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

»أحب الكلام إلى الله أربع لا يضرك بأيهن بدأت: سبحان الله، والحمد لله، ولا إله إلا الله، والله أكبر«

»Katër fjalë më janë të dashura tek Allahu, nuk ka rëndësi se me cilën prej tyre fillon: Subhanallah (Lavdëruar qoftë Allahu), Elhamdulilah (falenderuar qoftë Allahu), La ilahe il’la Allah (Nuk e meriton të adhurohet zot tjetër përveç Allahut), dhe Allahu Ekber (Allahu është më i Madhi)» (14)

»قل لا إله إلا الله وحده لا شريك له، الله أكبر كبيراً، والحمد لله كثيرا، وسبحان الله رب العالمين، ولا حول ولا قوة إلا بالله العزيز الحكيم«

«Thuaj: La ilahe il’la Allahu wahdehu la sherikeleh, wAllahu ekber kebiran, uel hamdulilahi kethiran, ue subhanallahu rabil alemijn, ue le haule ue la kuwete ila bilahi el-Azijz el-Hakijm.

(Nuk e meriton adhurimin zot tjetër përveç Allahut të Vetmit pa rival, e Allahu është më i Madhi në madhështi, e falenderimi i përket Allahut më së shumti, e lavdia i qoftë Allahut - Zot i botëve, e nuk ka gjendje e as forcë pa ndihmën e Allahut, të Plotfuqishmit të Urtit).»Tha: “O i Dërguar i Allahut, kjo është për Zotin tim, po për mua?!” Tha: «Thuaj: Allahumme igfirlij, uerhamnij, uehdinij, uerzuknij (O Allah, më fal mua, më mëshiro mua, më udhëzo mua, e më furnizo mua).»(15)

Dhe ka thënë gjithashtu (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të):

«{الباقيات الصالحات} - {…veprat e devotshme që mbesin…}(që përmenden në suren el-Kehf) janë(fjalët): Subhanallahi(Lavdëruar qoftë Allahu), elhamdulilahi (falenderuar qoftë Allahu), ue la ilahe il’la Allahu( e nuk e meriton adhurimin zot tjetër përveç Allahut), ue Allahu Ekber (Allahu është më i Madhi) ue la haule ue la kuwete ila bilah (nuk ka gjendje e as forcë pa ndihmën e Allahut)»(16)

Ndërsa Muadh bin Xhebel (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka thënë: Se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahui qofshin mbi të) ka thënë:

»ألا أخبركم بخير أعمالكم، وأزكاها عند مليككم، وأرفعها في درجاتكم، وخير لكم من إنفاق الذهب والفضة، وخير لكم من أن تلقوا عدوكم فتضربوا أعناقهم ويضربوا أعناقكم«

«A dëshironi që t’u tregoj për veprat tuaja më të mira, e më të pastrat tek Sunduesi juaj, e më të lartat për gradat tuaja, e më të mira se sa të dhuruarit e arit dhe argjendit, e më të mira për ju se sa të përballeni me armikun tuaj, ku të godisni qafat e tyre e ata t’u godasin qafat tuaja?!»Thanë: “Po si jo, o i Dërguari i Allahut.” Tha: «Dhikri (përmëndja) e Allahut.»(18)

Gjithashtu (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

«لا يقعد قوم يذكرون الله - عز وجل- إلا حفتهم الملائكة، وغشيتهم الرحمة، ونزلت عليهم السكينة، وذكرهم الله فيمن عنده» 

«Nuk ka ndonjë tubim (njeresish ) që ulen për të përmendur Alllahun - e lartmadhëruar – veçse i rrethojnë ata melaiket me grahët e tyre, e i mbështjell ata Rahmeti(Mëshira e Allahut) e mbi ta zbret qetësia e Allahu i përmend ata tek ata që ka pranë Vetes.»(19)

Dhe gjithashtu (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

»من قال لا إله إلا الله وحده لا شريك له، له الملك، وله الحمد، وهو على كل شيء قدير، عشر مرات، كان كمن أعتق أربعة أنفس من ولد إسماعيل «

«Kush thotë: “La ilahe il’la Allahu uahdehu la sherikeleh, lehul mulku ue lehul hamdu ue hue ala kuli shej’in kadir (Nuk e meriton adhurimin zot tjetër përveç Allahut të  vetmit të pa rival, Atij i përket sundimi e Atij i përket falenderimi e Ai është për gjithçka i Plotfuqishëm) dhjetë herë, është si të ketë liruar katër shpirtra nga djemt e Ismailit»(20)

Ndërsa në dy Sahihat (të Saktat – Buhariut dhe Muslimit)  transmetohet nga Ebu Hurejreh (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) e ky prej të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) i cili ka thënë:

»من قال لا إله إلا الله، وحده لا شريك له، له الملك، وله الحمد، وهو على كل شيء قدير، في يوم مائة مرة، كانت له عدل عشر رقاب، وكتبت له مائة حسنة، ومحيت عنه مائة سيئة، وكانت له حرزا من الشيطان يومه ذلك حتى يمسي، ولم يأت أحد بأفضل مما جاء به إلا رجل عمل أكثر من ذلك، ومن قال: سبحان الله وبحمده، في يوم مائة مرة، حطت خطاياه ولو كانت مثل زبد البحر«

«Kush thotë: “La ilahe il’la Allahu uahdehu la sherikeleh, lehul mulku ue lehul hamdu ue hue ala kuli shej’in kadir (Nuk e meriton adhurimin zot tjetër përveç Allahut të  vetmit të pa rival, Atij i përket sundimi e Atij i përket falenderimi e Ai është për gjithçka i Plotfuqishëm) njëqind herë në ditë, do ketë për të (shpërblim) njësoj si të kishte liruar dhjetë robër, e do i shkruhen atij njëqind sevape (mirësi), e do i fshihen atij njëqind të këqia, e do ketë për të mbrojtje ndaj shejtanitgjatë tërë asaj dite derisa të ngryset (vijë nata), e nuk ka ardhur askush me diçka më të mirë se ai përveç atij i cili ka bërë të njëjtën gjë e më shumë se aq. E kush thotë: “Subhanallahi ue bihamdihi”(Lavdëruar qoftë Allahu e Atij i qoftë falenderimi), njëqind herë në ditë, i fshihet gabimet e tij edhe në qofshin aq sa shkuma e detit.»(21)

Ndërsa në dy Sahihët (të Saktat e Buhariut e Muslimit), gjithashtu transmetohet nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) të ketë thënë:

»كلمتان خفيفتان على اللسان، حبيبتان إلى الرحمن، ثقيلتان في الميزان، سبحان الله وبحمده، سبحان الله العظيم«

«Dy fjalë, (janë) të lehta për gjuhën, të dashura për Mëshiruesin, (dhe) të rënda në Peshore: “Subhanallahi ue bihamdihi”(Lavdëruar qoftë Allahu e Atij i qoftë falenderimi) “Subhanallahi el-Adhijm”(Lavdëruar qoftë Allahu i Madhërishëm)»(22)

Gjithashtu Tirmidhiu e të tjerë sollën me zinxhir Hasen (të mirë) nga Ebu Seid dhe Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre) transmetuar nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) i cili ka thënë:

»ما قعد قوم مقعداً لم يذكروا الله فيه - عز وجل- ولم يصلوا على النبي - صلى الله عليه وسلم- إلا كان عليهم ترة، فإن شاء عذبهم، وإن شاء غفر لهم «

«Nuk ka ndonjë tubim që ulet në ndonjë vend e që nuk e përmendin Allahun - e Lartmadhërishëm - në të, e që nuk dërgojnë salavat (bekime) mbi të Dërguarin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) veçse mbi ta do bjerë një afat, nëse dëshiron i ndëshkon, e nëse dëshiron ua fal.»(23)

E nga Ebu Musa (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

مَثَلُ الَّذِي يَذْكُرُ رَبَّهُ وَالَّذِي لَا يَذْكُرُ رَبَّهُ مَثَلُ الْحَيِّ وَالْمَيِّتِ»» -«Shembulli i atij që e përmend Zotin e vet, dhe i atij që nuk e përmend Zotin e vet, është si shembulli i të gjallit me të vdekurin»(24)

Nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) transmetohet të ketë thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

»يَقُولُ اللَّهُ تَعَالَى: أَنَا عِنْدَ ظَنِّ عَبْدِي بِي, وَأَنَا مَعَهُ إِذَا ذَكَرَنِي, فَإِنْ ذَكَرَنِي فِي نَفْسِهِ ذَكَرْتُهُ فِي نَفْسِي, وَإِنْ ذَكَرَنِي فِي مَلَإٍ ذَكَرْتُهُ فِي مَلَإٍ خَيْرٍ مِنْهُمْ, وَإِنْ تَقَرَّبَ إِلَيَّ بِشِبْرٍ تَقَرَّبْتُ إِلَيْهِ ذِرَاعًا, وَإِنْ تَقَرَّبَ إِلَيَّ ذِرَاعًا تَقَرَّبْتُ إِلَيْهِ بَاعًا, وَإِنْ أَتَانِي يَمْشِي أَتَيْتُهُ هَرْوَلَةً»

«Thotë Allahu i Lartësuar: “Unë Jam në mendimin e robit Tim për Mua, e Unë jam me të nëse më përmend Mua, e nëse më përmend mua në brendësinë e vetes së tij, do e përmend atë në Veten Time, e nëse më përmend Mua në ndonjë pari, do e përmend atë në një pari më të mirë se ata, e nëse më afrohet Mua një pëllëmbë, Unë i afrohem atij një parakrah, e nëse më afrohet Mua një parakrah, Unë i afrohem atij një pash, e nëse më vjen Mua duke ecur, Unë i vij atij me nxitim.»(25)

Ndërsa Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) e përmendte Allahun në çdo situatë të tijën.(26)

E ndërsa Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) transmeton nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) se ka thënë:

«ما اجتمع قوم في بيت من بيوت الله يتلون كتاب الله، ويتدارسونه بينهم، إلا نزلت عليهم السكينة، وغشيتهم الرحمة، وحفتهم الملائكة، وذكرهم الله فيمن عنده، ومن بطأ به عمله لم يسرع به نسبه»

«Nuk mblidhet ndonjë tubim në një shtëpi prej shtëpiave të Allahut (xhami) për të recituar Librin e Allahut, e për t’a studiuar atë në mes tyre, veçse do bjerë mbi ta qetësia, dhe i mbështjell ata Mëshira (e Allahut) e i rrethojnë ata melaiket, e ata i përmend Allahu tek ata që i ka pranë Vetes, e kush neglizhoi ndaj kësaj në realizim, nuk nxitoi për tek fati i tij.»(27)

Referencat:

1)                Sureja: el-Ahzab; ajeti: 41-43.

2)                Sureja: el-Bekare; ajeti: 152.

3)                Sureja: Ali Imran; ajeti: 190-191.

4)                Sureja: el-Enfal; ajeti: 45.

5)                Sureja: el-Munafikun; ajeti: 9.

6)                Sureja: el-Xhum’ah; ajeti: 10.

7)                Sureja: el-Gafir; ajeti: 55.

8)                Sureja: er-Rum; ajeti: 17-18.

9)                Muslimi -“Namazi i udhëtarëve dhe shkurtimi i tij”(803), Ahmedi (4/154).

10)           Buhariu - “Mirësitë e Kur’anit” (4739), Tirmidhiu -“Mirësitë e Kur’anit” (2908). Ebu Daudi -“Namazi” (1452), Ibn Maxheh - “el-Mukadimeh” (211), Ahmedi (1/69), ed-Darimiu - “Fedail el-Kur’an” (3338).

11)           Muslimi - “Salatul musafirijn ue kasruha” (804), Ahmed (5/249).

12)           Muslimi -“Salatul musafirijn ue kasruha” (805), Tirmidhiu - “Fedail el-Kur’an”(2883), Ahmed (4/183).

13)           Tirmidhiu - “Fedail el-Kur’an” (2910), dhe thotë: “Ky hadith është Hasen – Sahih, Garijb (i panjohur) në këtë fushë.

14)           Muslimi-“edh-Dhikr ue ed-Dua ue et-Teube ue el-Istigfar” (2676), Ahmedi (2/411).

15)           Muslimi - “el-Edeb” (2137), Ahmedi (5/21).

16)           Muslimi - “edh-Dhikr ue ed-Dua ue et-Teube ue el-Istigfar” (2696), Ahmedi (1/185).

17)           Maliku - “en-Nida’u lis-Salah”(489). E Saktësoi Albani në “Sahih el-Xhami’u”-nr. (3214).

18)           Tirmidhiu - “Ed-Da’awat” (3377), Ibn Maxheh -“el-Edeb” (3790), Ahmedi (5/195), Maliku – “en-Nida’u lis-Salah”(490). E Saktësoi Albani, shiko: “Sahih el-Xhami’u” me nr. (5644).

19)           Tirmidhiu - “Ed-Da’awat” (3377), Ibn Maxheh -“el-Edeb” (3790), Ahmedi (5/195), Maliku – “en-Nida’u lis-Salah”(490). E Saktësoi Albani, shiko: “Sahih el-Xhami’u” me nr. (2629).

20)           Muslimi -“edh-Dhikr ue ed-Dua ue et-Teube ue el-Istigfar” (2700), Tirmidhiu – “el-Kira’at”(2945), Ibn Maxheh – “el-Mukadimeh” (225), Ahmedi (2/252).

21)           Buhariu – “ed-De’awat”(6041), Muslimi -“edh-Dhikr ue ed-Dua ue et-Teube ue el-Istigfar” (2693), Tirmidhiu- “ed-De’awat”(3553), Ahmedi (5/420).

22)           Buhariu – “Bid’u el-Khalk”(3119), Muslimi -“edh-Dhikr ue ed-Dua ue et-Teube ue el-Istigfar” (2691), Tirmidhiu- “ed-De’awat”(3468), Ibn Maxheh-“el-Edeb”(3798), Ahmedi (2/375), Malik - “en-Nida’u lis-Salah”(486).

 

23)           Buhariu – “ed-De’awat”(6043), Muslimi -“edh-Dhikr ue ed-Dua ue et-Teube ue el-Istigfar” (2694), Tirmidhiu- “ed-De’awat”(3467), Ibn Maxheh – “el-Edeb”(3806), Ahmedi (2/232).

Comments  

#5 Vlera e dhikrit (përmendjes së Allahut) dhe e duasë (lutjes).Colin 1 Muharram 1439 AH
These are for sale in 25 mg, 50 mg and 100 mg packing and can be ordered from Kamagra
online pharmacy. The best approach to your penile size
issue is to just accept the facts and find a solution. Natural supplements like Vimax pills can be useful for increasing the girth and length of the male
organ.

My blog post - https://www.viagrapascherfr.com/le-sildenafil-citrate/: https://www.viagrapascherfr.com/le-sildenafil-citrate/
Quote
#4 Vlera e dhikrit (përmendjes së Allahut) dhe e duasë (lutjes).Wilhemina 24 Shewal 1438 AH
Hello fellas! Who wants to chat with me? I'm live at HotBabesCams.com, we can chat, you can watch me live for
free, my nickname is Anemonalove: https://3.bp.blogspot.com/-u5pGYuGNsSo/WVixiO8RBUI/AAAAAAAAAFA/JWa2LHHFI2AkHParQa3fwwHhVijolmq8QCLcBGAs/s1600/hottest%2Bwebcam%2Bgirl%2B-%2BAnemonalove.jpg , here is
my pic:

https://3.bp.blogspot.com/-u5pGYuGNsSo/WVixiO8RBUI/AAAAAAAAAFA/JWa2LHHFI2AkHParQa3fwwHhVijolmq8QCLcBGAs/s1600/hottest%2Bwebcam%2Bgirl%2B-%2BAnemonalove.jpg
Quote
#3 Vlera e dhikrit (përmendjes së Allahut) dhe e duasë (lutjes).Katherin 15 Shewal 1438 AH
Hi fellas! Who wants to see me live? I'm live at
HotBabesCams.com, we can chat, you can watch me live for free, my nickname is Anemonalove: https://3.bp.blogspot.com/-u5pGYuGNsSo/WVixiO8RBUI/AAAAAAAAAFA/JWa2LHHFI2AkHParQa3fwwHhVijolmq8QCLcBGAs/s1600/hottest%2Bwebcam%2Bgirl%2B-%2BAnemonalove.jpg , here is my photo:

https://3.bp.blogspot.com/-u5pGYuGNsSo/WVixiO8RBUI/AAAAAAAAAFA/JWa2LHHFI2AkHParQa3fwwHhVijolmq8QCLcBGAs/s1600/hottest%2Bwebcam%2Bgirl%2B-%2BAnemonalove.jpg
Quote
#2 Vlera e dhikrit (përmendjes së Allahut) dhe e duasë (lutjes).Gay 21 Rexheb 1438 AH
Ӏ woᥙld like to thank yoᥙ for the efforts you have put in writinng this
website. I'm hoping to view the same high-grade cоntent from
yyoս later on аs well. In truth, your creative writing аbilities has
motivated me to gᥱt my oաn, personal blog now ;)

my wᥱbsite: bible online revelations: https://www.Slideshare.net/jetzhang5/revelation-online-stardust-update-comes-on-april-12th
Quote
#1 Vlera e dhikrit (përmendjes së Allahut) dhe e duasë (lutjes).Otis 21 Rexheb 1438 AH
Writte morе, thats all I have to say. Literally, it
seems as though yоu relіed on the video to maoe your point.
You clearly know whаt youre talking about, ԝhy throw away your intelligence on jᥙst posting viⅾeοs to youг site wgеn you could be giving
us somethijg informаtіve to гead?

my page ... buү items eso: http://virsalegold.blogcu.com/how-to-choose-the-best-tanking-build-in-the-elder-scrolls-online/32589970
Quote

Add comment

Security code
Refresh