Hyrje

Kuptueshmëria e Sunnetit

( Fikhu-Sunneh )

Falenderimi i takon Allahut, të GjithmëshirshmitMëshirëplotit, paqja dhe bekimi qoftë mbi të Dërguarin si mëshirë për mbarë botët, familjen e tij dhe të gjithë shokët e tij, mbi ndjekësit e tyre dhe këdo që i ndoqi ata në mirësi deri në Ditën e Gjykimit. E, siç vijon ...

Në këtë kënd, do të paraqesim - me lejen e Allahut të Plotfuqishëm – dispozitat praktike të haditheve, duke filluar me Librin e Pastërtisë, sipas metodikës së klasifikimit të dijetarëve të hadithit në lidhje me këtë.

Dhe se do të paraqesim në çdo episod prej episodeve një hadith apo më shumë, duke ndjekur metodikën e analizëssë hadithit në studimin e zinxhirit të tij, dhe se kjo nëpërmjet paraqitjes së tij në formën e qëndrimeve. Ku në çdo qëndrim do të flasim për një çështje prej çështjeve të tij, apo sqarimin e kuptimit, e të tjera si këto, duke u kujdesur që të mos argumentohemi përveçse me hadith “mekbul” të pranueshëm. Dhe se kjo nuk do të thotë që të mos përmendim të dobëtinme të cilin janë argumentuar dijetarët, po do të përmendet, dhe do të sqarohetedhe dobësia e tij.

Nga metodologjia në këtë kënd është që të përmenden mendimet e dijetarëve, dhe të sqarohen dallimet, bashkë me saktësimin sipas mundësisë me anë të argumentit.

 

 

Libri i Pastërtisë

Hadithi i parë

Kushtëzimi i pastërtisë për namaz

 

Nga Ebu Hurejre - Allahu qoftë i kënaqur prej tij -, transmetohet se: “I Dërguari i Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të –ka thënëلا يقبل الله صلاة أحدكم إذا أحدث حتى يتوضأ »«Nuk ia pranon Allahu namazin ndonjërit prej jush, nëse ndyhet, derisa të marrë abdes», dhe në një transmetim:“Një burrë nga Hadrameuti tha: “Ç’është e ndyra, o Ebu Hurejra?!” Ai tha: (Gazrat) pa zë ose me zë”.

Nga Ibn Umeri - Allahu qoftë i kënaqur prej tyre –transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të –të thotë:«لا تقبل صلاة بغير طهور»-«Nuk pranohet namazi pa pastrimin»

* * *

Në këtë hadith të nderuar, i cili është origjina nëLibrin e pastërtisë, ka disa qëndrime, të cilat do t’i spjegojmë sipas asaj që vijon:

Qëndrimi i  parë:Thënia e tij - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -: «لا يقبل»-«nuk e pranon» me “e” përmbi “j”, dhe ajo që nënkuptohet me pranim në fé është arritja e shpërblimit. Ka thënë dijetari imadh Ibn el’Mulkin, dhe ka thënë Hafidh Ibn Haxher –Allahu i mëshiroftë - :“Dhe se realiteti i “pranimit” është;frytiidalëprej bindjes së shpërblyer, që e lartëson të përfaqësuarin…E kur,të ardhurit me kushtet e tij,u bë vend për shpërblim, që është“pranimi” i fryteve të tij, u përkufizua me fjalën “pranim"metaforik. Ndërsa sa i përket “pranimit”të mohuar (pezulluar),është sinë shembulline fjalës së tij - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - :

«من أتى عرافاً لم تقبل له صلاة»-«Kush i vjen një fallxhori, atij nuk do t’i pranohet namazi…» ku në këtë rast (fjala:pranim) është konkret; pasi vepra mund të jetë në rregull, por ndyshon “pranimi” për shkak të një ndalese. Prandaj, disa prej Selefëve kanë thënë: “Nëse do të pranohej prej meje një namaz i vetëm, është më e dashur për mua se sa e tërë bota”, tha Ibn Umeri - Allahu qoftë i kënaqur prej tyre -:“…sepse Allahu i Lartësuar ka thënë:{ إنما يتقبل الله من المتقين}-{Porse, Allahu pranon (vetëm) prej atyre që janë të devotshëm}

Qëndrimi i  dytë:Thënia e tij: «إذا أحدث»-«nëse ndyhet»dmth, nëse kryen diçka nga ndotësit, shprehje e cila tregon prishjen e abdesit, dhe se e cila është interpretuar nga Ebu Hurejre - Allahu qoftë i kënaqur prej tij – një formë të saj kur tha: «فساء أو ضراط»-«(gazrat) pa zë oseato me zë».Thotë Hafidh Ibn Haxheri:« شبيهاً بالأف على الأغلظ؛ ولأنهما قد يقعان في أثناء الصلاة أكثر من غيرهما»-«Përngjasuar me “Uf”-in në vështirësi; pasi të dyja ato ndodh të kryhen përgjatë namazit, më shpesh se çdo papastërti tjetër.»

Përndryshe,të ndoturit dopërfshintendotjen e madhe, si xhunubllëku (pas ejakulimit), menstruacionet dhe Nifasin (pas lindjes), dhe do përfshinte ndotjen e vogël, si jashqitjet nga dy rrugët, sidoqoftë kjo e ndotur, e përzgjedhur apo e nevojshme, ashtu siç do vijë spjegimi i saj– In’sha Allah – .

Qëndrimi i tretë:Thënia e tij:«حتى يتوضأ»-«…derisa të marrë abdes…».Ka thënë dijetari i madh Ibn Melkan- Allahut e mëshiroftë -: “Të mohuarit e “pranimit” të qëllimit –i cili është abdesi - dhe asaj që është pas qëllimit në kundërshtim me atë që është para tij, kështu që ai tregoi se “pranimi” i namazit është pas marrjes abdesit, në mënyrë të prerë.”

Ndërsa fjala: “وضوء -wudu’-abdes” vjen nga fjala: “وضاءة -weda’eh-shkëlqim”, e cila nënkupton bukuri dhe pastërti, dhe se ajo është me “u” pas “w” për kryerjen e “wudu”-së (abdesit) dhe me “e” (pra “wedu”) quhet uji me të cilin kryhet “wudu”(abdesi).

Ka thënë Hafidh Ibn Haxher - Allahu e mëshiroftë - :

»"قوله يتوضأ"، أي بالماء، أو ما يقوم مقامه، وقد روى النسائي بإسناد قوي عن أبي ذر - رضي الله عنه- مرفوعاً: (الصعيد الطيب وضوء المسلم»

Thënia e tij: “të marrë abdes”, dmth me ujë, apo me atë që e zëvendëson atë. Transmeton Nesaiu me zinxhir transmetimi të Fortë nga Ebu Dherri – Allahu qoftë i kënaqur prej tij – merfua’n:«Dhéu i pastër është abdesi i muslimanit», ku sheriati e quajti “tejemumin(pastrimin me dhé)”se ai është abdes, për shkak se ai zëvendëson vendin e tij”.

Nga kjo ne kuptojmë se thënia e tij- Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – nënkupton : “…derisa të marrë abdes, nëse ai arrin të gjejë ujë, ose të marrë tejemum, nëse nuk arrin të gjejë ujë.”

Qëndrimii katërti:Dijetarët kanë dalë në konkluzion nga ky hadith, se pastërtia është kusht prej kushteve të namazit, dhe se namazi nuk është i pranuar pa të. Imam Neveviu – Allahu e mëshiroftë – ka thënë:

«هذا الحديث نص في وجوب الطهارة للصلاة، وقد أجمعت الأمة على أن الطهارة شرط في صحة الصلاة»- «Ky hadith, argumenton (me tekst) obligueshmërinë e pastërtisë për namaz, dhe se Ummeti kanë rënë në unanimitet se pastërtia është kusht për të qenë namazi i saktë»

Por ky abdes,a është i domosdoshëm (farz) për këdo që ngrihet për të falë namazin, në kuptimin që, të gjithë ata që duan të falen, u bëhet obligim abdesi, apo ai (abdesi) është bërë i domosdoshëm (farz) vetëm për ndonjë ndotje të specifikuar?!

E sakta, sipas fjalëve të dijetarëve, ështëse ai nuk obligohet përveçse për atë që ka kryer ndotës, megjithatë të rinovuarit e tij për çdo namaz është i preferuar, ka thënë Neweviu – Allahu e mëshiroftë - : “Në lidhje me këtë kanë rënë në ujdi të gjithë dhënësit e fetvave (dijetarët), dhe se në mes tyre nuk ka mospajtime në lidhje me këtë.”

Qëndrimi i pestë:Dijetarët janë argumentuar, bazuar në këtë hadith, mbi të prishurit e namazit nga të ndoturit, qoftë kjo “e ndotur” ndotje e vogël ose e madhe, qoftë dalja e saj me zgjedhje ose e nevojshme, dhe kjo për shkak të mosndarjes që ai – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – nuke bëri, mes të ndoturës dhe ndotjes, apo të rastit e të mosrastit, kështu që namazi bëhet i pavlefshëm(prishet)për atë që ndot, dhe se ai duhet që të marrë abdes.

Qëndrimii gjashtë:Dijetarët janë të gjithë unanimë për konsiderimin haram të namazit pa pastërti, dhe se kush e bën këtë ai ka mëkatuar, dhe se ia ka ekspozuar veten një çështjeje të urryer, ka thënë Neweviu–Allahu e mëshiroftë -:

وأجمعت الأمة على تحريم الصلاة بغير طهارة من ماء أو تراب، ولا فرق بين الصلاة المفروضة والنافلة، وسجود التلاوة، والشكر، وصلاة الجنازة، إلا ما حكي عن الشعبي، وابن جرير الطبري من قولهما تجوز صلاة الجنازة بغير طهارة، وهذا مذهب باطل، وأجمع العلماء على خلافه، ولو صلى محدثاً متعمداً بلا عذر أثم

“Umeti është pajtuar për ndalimin e namazit (konsiderimin e tij haram) pa të pastruarit me ujë(abdes) ose dhé(tejemum).Dhe se (për këtë)nuk ka dallim në mes namazeve të detyrueshme dhe atyre vullnetare, sexhdes së recitimit dhe falenderimit, apo namazit të xhenazes, përveç asaj që është thënënë për Sheabin, dhe Ibn Xherijr et’Taberij prej fjalëve të tyre se lejohet që namazi i xhenazes (të falet) edhe pa pastrim (abdes ose tejemum), por ky është medh’heb(mendim) i kotë, pasi të gjithë dijetarët janë pajtuar unanimisht në mospërputhje me të, dhe se nëse ai (falësi)falet qëllimishti ndotur,e pa asnjë justifikim, ai ka bërë gjynah.”

Pastaj tha:

وهذا إذا لم يكن للمصلي محدثا عذر، أما المعذور كمن لم يجد ماءً، ولا تراباً فالأقوى من أقوال أهل العلم دليل أن يصلي، ولا يجب القضاء عليه، لقوله - صلى الله عليه وسلم-: (إذا أمرتكم بأمر فافعلوا منه ما استطعتم)

“Dhe se kjo, nëse për adhuruesin nuk ekziston ndonjë justifikim.Ndërsa për të justifikuarin si dikush që nuk gjenëdot ujë apo dhé, atëherë fjala më e fortë (saktë) prej fjalëve të dijetarëve në argument, është që të falet, dhe se nuk e ka obligim ripërsëritjen e tij (namazit) bazuar në thënien e tij - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -: «Nëse ju urdhëroj me ndonjë urdhër, zbatoni prej tij, sa mundësi të keni.»

Qëndrimi i shtatë:Kyhadith argumenton për rëndësinë e pastërtisë në Islam, ku e vuri pranimin e namazit –i cili është shtylla e dytë prej shtyllave të Islamit – mbi domosdoshmërinë e të pastruarit prej ndotësve, dhe e vuri gjynahun mbi atë që falet i ndotur, dhe se Islami ashtu siç e obligoi pastërtinë e trupit në dukje, e bëri të detyrueshëm për një muslimanqë të pastrohet edhe brendësinë e tij, derisa t’a takojë Allahune Lartësuar me pastërtinë e jashtme dhe të brendshme.Dhe se tekstet profetike, në lidhje me sqarimin e rëndësisë së pastërtisë dhe abdesit dhe me gjithçka që ka lidhje me shpërblimin e madh ndaj tyre, janë të shumta; prej tyre hadithi i Ebu Hurejres- Allahu qoftë i kënaqur prej tij -, i cili ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të –të thotë:

«إن أمتي يدعون يوم القيامة غراً محجلين من آثار الوضوء، فمن استطاع منكم أن يطيل غرته فليفعل»

«Ummeti im do thirret në Ditën e Gjykimit (sipas)të zbardhuarit prej zgjerimit të abdesit,(të dalluar) nga ndikimi i tij. Prandaj, kush ka mundësi që t’a zgjasë zbardhimin e tij, le t’a bëjë». Dhe se “el’gurra-zbardhimi” është bardhësiae fytyrës, dheorigjina e saj është në bardhësinë(lulen e bardhë) në fytyrën ekalit, kështu që i Dërguari - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -, sqaron se besimtarët do të vijnë në Ditën e Gjykimit me fytyra të bardha prej ndikimit të abdesit.

Prej tyre poashtu, është edhe hadithi i Uthmanit- Allahu qoftë i kënaqur prej tij -, i cili transmeton se : “I Dërguari i Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – ka thënë:

«من توضأ فأحسن الوضوء خرجت خطاياه من جسده، حتى تخرج من تحت أظفاره»

«Kush merr abdes dhe e përsos abdesin, i dalin gjynahet prej trupit të tij.Aq sa i dalin edhe prej poshtë thonjve të tij.», dhe në transmetimin e Nesaiut:

»ما من امرئ يتوضأ فيحسن وضوءه إلا غفر له ما بينه وبين الصلاة الأخرى حتى يصليها «

«Nuk ka ndonjë person që merr abdes dhe e përsos abdesin e tij, vetëmse do t’i falet ajo që është mes tijdhe mes namazeve të tjera, derisa t’i falë ato».

 

"Mundhiri" ka thënë: “Zinxhiri i tij është mbi kushtet e dy Shejhëve (Buhariut dhe Muslimit)”.

Comments  

#1 Hyrje ( KUPTUESHMËRIA E SUNNETIT - FIKHU-SUNNEH )Jacqueline 2 Rexheb 1438 AH
Howdy, i read your blog from time to time and i
own a similar one and i was just wondering if you get a lot
of spam remarks? If so how do you protect against it, any plugin or anything you can advise?
I get so much lately it's driving me crazy so any help is very
much appreciated.

Feel free to visit my site: https://www.viagrasansordonnancefr.com/sildenafil-generique-avis/: https://www.viagrasansordonnancefr.com/sildenafil-generique-avis/
Quote

Add comment

Security code
Refresh