Episodi i katërt ( 4 )

Kuptueshmëria e Sunnetit

(Fikhu-Sunneh)
Hadithi i pest
ë

Larja e enës kur qeni lëpin në të

 

Nga Ebu Hurejre - Allahu qoftë i kënaqur me të – transmetohet se i Dërguari i Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - ka thënë: «إذا شرب الكلب في إناء أحدكم فليغسله سبعاً»-«Nëse pi qeni në enën e ndonjërit prej jush, le t’a lajë atë shtatë herë». E sipas transmetimit të Muslimit:

«أولاهن بالتراب »-«ku të parën herë me dhé» e sipas Muslimit gjithashtu në hadithin e Abdullah bin Mugfel-it transmetohet se i Dërguari i Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - ka thënë: «إذا ولغ الكلب في الإناء فاغسلوه سبعاً وعفروه الثامنة بالتراب »-«Nëse lëpin qeni në enë, lajeni atë shtatë herë dhe të tetën fërkojeni atë me dhé» e sipas shprehjes së Muslimit:«فليريقه»«le t’a derdhë atë»e ndërsa në një transmetim të Tirmidhiut:

«أخراهن، أو أولاهن بالتراب»- «ku të fundit pas tyre, ose të parën prej tyre, me dhé».

* * *

Kyhadith madhështorpërmban në të disa çështje të rëndësishme që lidhen me pastërtinë e asaj që prek qeni, dhe lëpinnë të, të cilat do t’i paraqesim në qëndrimet e si mëposhtme:

Qëndrimi i parë: Thënia e tij: «إذا ولغ »-«idhe Uelega»-«Nëse lëpin».

Ajo që nënkuptohet me fjalën “lëpirje” është pirja me cepin e gjuhës së tij. Ndërsa disa kanë thënë: Nëse e fut gjuhën e tij në ujë, ose diçka tjetër të rrjedhshme, dhe të lëvizurit e saj, piuose nuk piu. E është thënë: Në qoftë se ajo që  është në enënuk është (lëng) i rrjedhshëm, atëherë i është thënë: “لعق -laika - han” e nëse ena është bosh i është e thënë: “لحس - lahise -shijoi”.  Dhe se gjykimi këtu i përfshinë të gjitha, sido që të jetë ena, bosh apo jo-bosh, sido që të jetë ajo që është në enë, i lëngshëm si uji apo jo i lëngshëm, siç edhe kanë thënë nga disa prej dijetarë.

Qëndrimi i dytë: Thënia e tij:«فليريقه »«feljerikahu» « le t’a derdhë atë » pra, atë që është në këtë enë.

Qëndrimi i katërt: Shumica e dijetarëve janë argumentuar me këtë hadith rreth papastërtisë së qenit, qoftë kjo papastërti e gojës së tij, qoftë e tërë pjesëve të tupit të tij, dhe kanë thënë: Sa i përket papastërtisë së gojës së tij është marrë nga urdhëri i të Dërguarit - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të –për larjen e enës, në të cilën ka lëpirë qeni, pasi nuk ka larjepërveçse pas ndonjë ndyrësie(jashqitje) dhe papastërtie, dhe se këtu nuk ka ndonjë ndyrësi (jashqqitje) që e tregon papastërtinë. Pastaj Pejgamberi - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të –ka urdhëruar për derdhjen e ujit, dhe në derdhjen e tij ka humbje të pasurisë, e në qoftë se uji do të ishte i pastër, nuk do urhdëronte për hejdhjen e tij, gjë që tregon për ndotjen e tijtë dalë nga papastërtia e gojëssë qenit.

Ndërsa sa i përket papastërtisë së pjesëve të tjera të trupit të tij, është nxjerrë me analogji për shkak të papastërtisë së gojës së tij, pasi nëse goja konsiderohet si pjesa më e ndershme që gjendet në të, kështu që pjesa tjetër e trupit të tij është më parësor(të jetë i pisët). Po ashtu nëse specifikohet se jargët e tij janë të pista, dhe se ato janë sekrecioni i gojës së tij, atëherë edhe djersaështë një pjesë që rrjedh prej trupit, kështu që të gjitha llojet e sekrecioneve të tij janë të papastra, dhe i gjithë trupin i tij është i papastër.

Qëndrimi i pestë:A është kjo papastërti, specifikepër një qen të caktuar, apo është e përgjithshme për të gjithë qentë?! Imam Maliku- Allahu e mëshiroftë – mendon se bëhet fjalë për një qen të veçantë që është e ndaluar për t’ambajtur.Ndërsa të autorizuarinpër marrjen e tij, i cili është një qen gjuetie, apo një qen roje për mbjelljen dhe blegtorinë, këta nuk i përfshinë ky gjykim. Por e Saktaështë - dhe Allahu e di më mirë, e cilaështë pikëpamja e shumicës së dijetarëve -se ky gjykim është i përgjithshëmpër çdo qen. E sa u përket qenve të lejuar, ata janë lejuar për shkak të nevojës (e domosdoshmërisë).

Qëndrimi i gjashtë:Shumica e dijetarëve kanë nxjerrë si konkluzion prej këtij hadithi se ena në të cilën ka lëpirë qeni është bërë e papastër, e gjithashtu edhe gjithçka që është në këtë enë, qoftë ujë apo çfarëdo qoftë. Kjo pasi i Dërguari i Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të –ka urdhëruar që të lahet ena shtatë herë, dhe të tetën me dhé. Dhe se larja nuk bëhet përveçse në rast ndyrësie (jashqitjeje) apo papastërtie, siç edhe janë argumentuar me atë që transmeton Imam Muslimi merfuan (në një hadith të ngritur tek Pejgamberi s.a.u.s):« طهور إناء أحدكم»-«Pastrimi i enës së ndonjërit prej jush…», dhe se pastrimi është i domosdoshëm të bëhet vetëm pas papastërtisë .

Qëndrimi i shtatë: Kanë ardhur transmetime të ndryshme në lidhje me numrin e larjeve, ku prej këtyre transmetimeve janë: «فليغسله سبعاً أولاهن بالتراب »-«Le t’a lajë atë shtatë herë, ku e para e tyre të jetë me dhé» prej tyre: «فاغسلوه سبعاً وعفروه بالتراب»-«Le t’a lajë atë shtatë herë, dhe fërkojeni atë me dhé»

Nga këtu kanë dalë në konkluzion dijetarët se obligim janë shtatë larje; për shkak të saktësisë së hadithit, dhe transmetimeve të shumta, në kundërshtim me mendimin e disa dijetarëve se obligim (vaxhib) është një larjee vetme.

Qëndrimi i tetë: Shumica dijetarëve kanë arritur në konkluzion prej këtij hadithi se është obligim që të lahet ena me dhe një herë, sipas fjalës së tij- Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -:

«أولاهن بالتراب »-«e para e tyre me dhé» dhe në një transmetim: «وعفروه الثامنة بالتراب»-«dhe fërkojeni atë në të tetën me dhé»dhe në një transmetim tjetër:« إحداهن بالتراب»-«ku njërën prej tyre me dhé»por si të bëhet kjo larje?! Me kuptimin që, a lahet ena me dhé në larjen e parë apo të fundit?! E sakta – e Allahu e di më mirë – është se ajo bëhet në larjen e parë, duke e larë herën e parë me dhé e pastaj duke e larë atë shtatë herë me ujë.

Qëndrimi i nëntë:A mjaftojnë pastruesit e tjerë (detergjentë) në vend të dhéut, të tilla si sapuni, eshnani (lloj bime shkretinore që përdoret për larje dhe pastrim), dhe të tjera si këto?!

Përgjigjja: E kanë përmendur dijetarët se këto nuk janë të mjaftueshme, dhe kjo për shkak të pranisë së një substance tek qeni e cila nuk mund të hiqet përveçse nëpërmjet  dhéut.  Vërtetë që Allahut i përket urtësia absolute, edhe nëse disa njerëz mendojnë se këtu nënkuptohet të shtuarit e pastërtisë, kështu që është mjaftueshme me një nga detergjentët e pastrimit, ky mendim është i gabuar, pasi me patjetër duhet të jetë me dhé, dhe nëse e shoqëron përveç kësaj edhe me detergjentë të tjerë, kjo nuk ka problem.

Qëndrimi i dhjetë:E kanë përmendur disa dijetarë, nëse qeni e fut dorën e tij apo këmbën e tij në enë, atëherë e përfshinë i njëjti gjykim, duke bërë analogji me lëpirjen, dhe bazuar në faktin se i tërë qeni është i papastër, dhe se substanca e ndodhur në jargët e tij është prezente edhe në djersët e tij të shpërndara në gjithë trupin e tij. Ndërsadisa prej tyre kanë përmendur se, gjykimi është specifik vetëm për lëpirjen. Dhe mendimi i parë është më mbrojtës - dhe Allahu e di më së miri -.

 

Qëndrimi i njëmbëdhjetë:A mund të barazohet me qenin ndonjë prej kafshëve të tjera?! E sakta është - dhe Allahu e di më së miri - se sipas asaj që kanë menduar shumica e dijetarëve, nuk mund të krahasohet me qenin asnjë krijesë tjetër, për shkak të ardhjes së tekstit për të, edhe nëqoftë se ka kafshë të tjera të pista, të tilla si derri –për shembull-, por ato nuk krahasohen me qenin në larjen e asaj që ajo lëpin.

Add comment

Security code
Refresh