Parathënie
Punët vlerësohen sipas qëllimeve

Falënderimi i qoftë Allahut Zotit të botëve, të Gjithmëshirshmit Mëshirëplotit. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin si Mëshirë për mbarë njerëzit, familjen dhe shoqëruesit e tij...të gjithë, si dhe ndjekësit e tyre dhe të gjithë ata që i pasuan ata deri në Ditën e Gjykimit.
Në këtë kënd, me lejen e Allahut të Lartësuar, kemi për të sjellë, hadithet të cilat flasin për Akiden (bazat e besimit), duke filluar ashtu siç kanë filluar edhe dijetarët e hadithit siç është Buhariu (Allahu e mëshiroftë! – me hadithin: «
إنما الأعمال بالنيات»(Veprat vlerësohen sipas qëllimeve)
Në çdo episod prej episodeve ne do të paraqesim një apo më shumë se një hadith duke ndjekur metodikën e analizës së hadithit, duke studiuar tekstin e tij, dhe kjo duke e paraqitur atë në formën e stacioneve, ku në çdo stacion do të flasim rreth një çështjeje prej çështjeve të tij, apo duke sqaruar kuptimin e tij e kështu me radhë, duke treguar kujdes që të mos përmendim vetëmse
hadithet që janë mekbul (të pranueshme), e kjo nuk do të thotë se nuk do të citojmë hadith daif (të dobët) me të cilin janë argumentuar dijetarët e hadithit, por do të tregojmë se ai është i tillë.
Gjithashtu prej metodologjisë së këtij këndi është edhe citimi i  referencave ku janë bazuar dijetarët, si dhe mosmarrëveshjet që ekzistojnë në mes tyre, duke u përpjekur me sa të jetë e mundur që të sillet edhe argumenti si dëshmi për të.

Hadithi i parë
Punët vlerësohen sipas qëllimit

Prijësi i besimtarëve Ebu Hafs Umer ibn el-Hatab - Allahu qoftë i kënaqur me të! – transmeton se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut
- Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! – duke thënë:
«
إنما الأعمال بالنيات، وإنما لكل امرئ ما نوى، فمن كانت هجرته إلى الله ورسوله فهجرته إلى الله ورسوله، ومن كانت هجرته لدنيا يصيبها، أو امرأة ينكحها فهجرته إلى ما هاجر إليه » (Veprat vlerësohen (prej Allahut) sipas qëllimeve (për të cilat ato bëhen), dhe secilit do t’i jepet ajo që ka pasur për qëllim. Kush bwën hixhret (emigruar) për tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, hixhreti i tij do jetë për Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ndërsa kush bën hixhret (emigron) për të fituar diçka nga kjo dynja apo që të martohet me ndonjë grua, atëherë emigrimi i tij do jetë për atë që ai ka emigruar.» Transmeton Buhariu.

* * *

Ky hadith me të vërtet është madhështor dhe me rëndësi jashtëzakonisht të madhe, i cili njëkohësisht është edhe bazë prej bazave të fesë. Rreth tij vërtiten shumë çështje, si dhe një varg përfitimesh, si më poshtë:

Ndalesa e parë: Përmendja e këtij hadithi prej shumicës së selefëve (të parëve) të Ummetit (shoqërisë Islame) dhe dijetarëve si një hadith bazë prej bazave të fesë dhe themeleve të saj.
Ka thënë Abdurrahman bin Mehdij: “Nëse do të kisha bërë një libër me përmbledhje hadithesh do e kisha vënë hadithin e Umer ibn el-Hattabit në secilin kapitull të tij.”
Dhe dijetari i madh, Ibn Rexhebi - Allahu e mëshiroftë! – ka thënë: “Buhariu e ka filluar librin e vet me këtë hadith, duke e vënë atë në pozitën predikimit ndaj vetes, duke treguar se çdo vepër apo punë me të cilën nuk kërkohet Fytyra e Allahut, ajo vepër është e kotë dhe nuk priten fryte prej saj, as në këtë botë dhe as në botën tjetër.”

Gjithashtu nga Ibn Rexhebi  
- Allahu e mëshiroftë!- janë transmetuar një numër i madh shprehjesh të dijetarëve në lidhje me sqarimin që i është bërë pozitës së këtij hadithi, ku prej tyre është edhe transmetimi i Imam Shafiut – Allahu e mëshiroftë !-  cili ka thënë: “Ky hadith konsiderohet një e treta e dijes dhe  me të lidhen shtatëdhjetë tema kryesore në fushën e fik’hut (jurisprudencës islame)”.
Ndërsa Imam Ahmed ibn Hanbeli
- Allahu e mëshiroftë! - ka thënë:
Bazat e Islamit gjenden në tre hadithe: “Hadithi i Umerit - Allahu qoftë i kënaqur me të! – «
إنما الأعمال بالنيات »(Veprat shpërblehen sipas qëllimeve); hadithi i Aishes - Allahu qoftë i kënaqur prej saj! – « من أحدث في أمرنا هذا ما ليس منه فهو رد» (Kush sjell diçka të re në këtë çështje (fe) tonën, e cila nuk është prej saj, ajo është e refuzuar.(; si dhe hadithi i Numan bin Beshirit - Allahu qoftë i kënaqur me të! - « الحلال بيّن والحرام بيّن، وبينهما أمور مشتبهات..»(Hallalli (gjërat e lejuara) janë të qarta dhe haramet (gjërat rreptësisht të ndaluara) janë të qarta, në mes tyre ka gjëra që janë mushtebihat (të përngjashme)...» hadithi i njohur...”.

 



Po ashtu Is’hak bin Rah’uijeh sjellë fjalë të ngjashme me Imam Ahmedin – Allahu e mëshiroftë! – Ai transmeton nga Uthman bin Seid bin Ubejdi, i cili ka thënë: çështjet e Ahiretit (botës tjetër)janë përmbledhur në një shprehje të vetme: «
من أحدث في أمرنا هذا ما ليس منه فهو رد »«Kush sjell diçka të re në këtë çështje (fe) tonën, e cila nuk është prej saj, ajo është e refuzuar.» Ndërsa çështjet e kësaj dynjaje në një shprehje të vetme: « إنما الأعمال بالنيات »«Veprat shpërblehen sipas qëllimeve»... e shumë thënie të tjera të selefëve të Ummetit (të parët e mirë të shoqërisë islame) për të cilat nuk mjafton vendi për t’i përmendur të gjitha, por ajo që u përmend është e mjaftueshme.
Ndalesa e dytë:
Ç’kuptojmë me fjalën:“Nijet- Qëllim”?!

Fjala“
النية – nijet – qëllim” në kuptimin gjuhësor është: një lloj qëllimi dhe vullneti.
Ndërsa në terminologjinë fetare, ka dy kuptime:
Kuptimi i parë: Specifikimi dhe ndarja e adhurimit nga njëri-tjetri, siç është ndarja e namazit të drekës nga namazi i Ikindisë (të cilët janë njësoj), dallimi i agjërimit të Ramazanit prej agjërimit të ditëve të zakonshme, ose ndarja e adhurimeve (që bëhen për hir të Allahut) nga të njëjtat vepra por që janë zakone dhe tradita (në mesin e njerëzve), siç është gusuli (larja e tërësishme) pas marrëdhënieve intime nga larja (e tërësishme) për t’u freskuar dhe pastruar, e kështu me radhë. Në këtë prizëm e kanë përdorur edhe fukahatë (juristët islamë) sa herë që kanë folur për të në librat e tyre.

Kuptimi i dytë: Me “nijet-qëllim” nënkuptohet ndarja e qëllimeve në një punë, nëse është vetëm Allahun pa e përzier me asgjë tjetër apo qëllimi është për Allahun dhe për të tjerë njëkohësisht?! Në namaz për shembull; shihet nëse njeriu e kryen atë në përputhje me porositë e Allahut, duke synuar vetëm arritjen e kënaqësisë së Tij, duke kërkuar nëpërmjet namazit Mëshirën e Allahut dhe duke patur frikë nga dënimi i Tij, apo e ka falur sa për t’u dukur, sa për reputacion apo sa për të fituar diçka prej përfitimeve të kësaj bote, e kështu me radhë? Kështu që nëse do të ishte e para ai do të shpërblehet e do marrë sevap, dhe nëse është e dyta - pra e ka falur për hipokrizi dhe reputacion – ai jo vetëm nuk do të shpërblehet për namazin e tij, por madje ai do të ngarkohet edhe me gjynah.

Ndalesa e tretë:
Qëllimi i thënies së Profetit  
- Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -:
«
إنما الأعمال بالنيات »«Veprat shpërblehen sipas qëllimeve».
Dijetarët kanë thënë se fjala “el-eamal-veprat” nënkupton të gjitha punët dhe veprat që i bën njeriu, të cilat marrin vlerë sipas nijeteve (qëllimeve) për të cilat bëhen edhe nëse ato janë të ngjashme formë dhe pamje të jashtme. Kështu që njeriu nuk do marrë shpërblim veç nëse nijeti (qëllimi) është i mirë, gjë të cilën i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - e ka ilustruar duke thënë:«
وإنما لكل امرئ ما نوى» «...dhe secilit do t’i jepet ajo që ka pasur për qëllim. »

Njeriu do të shpërblehet për veprën e tij në bazëtë nijetit që bën, kështu që nëse ai ka një nijet(qëllim) të vlefshëm edhe vepra e tij është e vlefshme, dhe ai do e marrë shpërblimin për të, por nëse nijeti i tij është i korruptuar, edhe vepra e tij është e korruptuar, kështu që ai do të marrë gjynah. Disa dijetarë kanë thënë: Thënia e tij
– Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! -: « إنما الأعمال بالنيات »«Veprat shpërblehen sipas qëllimeve» tregon se vlefshmëria e punës dhe korruptimi i saj është e varur nga qëllimi i atij që e kryen veprën. Ndërsa pjesa e dytë e shprehjes :« وإنما لكل امرئ ما نوى» «...dhe secilit do t’i jepet ajo që ka pasur për qëllim. » tregon se shpërblimi i atij që e bën një punë, do të jetë në përputhje me qëllimin e tij të vlefshëm, si dhe dënimi për të do jetë po mbi të, në përputhje me qëllimin e tij të korruptuar. Megjithatë mund të ndodhë që qëllimi i tij të jetë mubah (i lejuar) kështu që edhe vepra e tij konsiderohet mubah (e lejuar), duke mos marrë për të as shpërblim dhe as dënim. Në këtë rast vetë puna në vetëvete përmban vlefshmërinë, korruptimin ose lejueshmërinë e saj në përputhje edhe me nijetin (qëllimin) që e ka shtyrë atë për ta bërë atë vepër, në mënyrë që ta sillte në ekzistencë, si dhe shpërblimi i kryrësit, ndëshkimi apo siguria e tij do të jetë në përputhje me nijetin (qëllimin) me të cilin edhe puna u bë e vlefshme, e korruptuar apo mubah (e lejuar).

 

 

Ndalesa e katërt:
Nijetit i është kushtuar një rëndësi dhe vëmendje e veçantë edhe në Librin e Allahut të Plotfuqishëm dhe Sunnetin e të Dërguarin e Tij - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! – duke sqaruar njëkohësisht edhe pozitën e saj në vepër. Ajo është përmendur me emërtime të ndryshme dhe formulime të ndryshme, gjë e cila tregon për rëndësinë e saj. Nijeti është përmendur në Kuranë me fjalën "irade" (dëshirë) siç është në fjalën e Allahut të Lartësuar:

﴿وَاصْبِرْ نَفْسَكَ مَعَ الَّذِينَ يَدْعُونَ رَبَّهُمْ بِالْغَدَاةِ وَالْعَشِيِّ يُرِيدُونَ وَجْهَهُ ۖ وَلَا تَعْدُ عَيْنَاكَ عَنْهُمْ تُرِيدُ زِينَةَ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا  ﴾ (الكهف:٢٨)

(Dhe qëndro me ata që i luten Zotit të vet në mëngjes dhe mbrëmje, duke dëshiruar Fytyrën (kënaqësinë) e Tij dhe mos i shmang sytë nga ata (tek të tjerët), duke dëshiruar stolitë e shkëlqimin e kësaj jete.)(El-Kehf:28)

Dhe thënia e Tij – Qoftë i Lartësuar!-:


﴿وَمَا آتَيْتُمْ مِنْ رِبًا لِيَرْبُوَ فِي أَمْوَالِ النَّاسِ فَلَا يَرْبُو عِنْدَ اللَّهِ ۖ وَمَا آتَيْتُمْ مِنْ زَكَاةٍ تُرِيدُونَ وَجْهَ اللَّهِ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الْمُضْعِفُونَ﴾ (الروم:٣٩)

 Ato që i jepni dhuratë për t’jua shtuar (pasurinë tuaj) përmes pasurisë së njerëzve të tjerë (duke jua kthyer dhuratën me një më të mirë), nuk do të shtohen tek Allahu (s’do të ketë shpërblim), kurse kur të jepni si bamirësi, për të arritur kënaqësinë e Allahut, do t’ju shumëfishohen (të mirat).﴿(Er-Rum:39)
Si dhe thënia e Tij – Qoftë i Lartësuar!-:
﴿ مِنْكُمْ مَنْ يُرِيدُ الدُّنْيَا وَمِنْكُمْ مَنْ يُرِيدُ الْآخِرَةَ ﴾ (آل عمران: ١٥٢)

...Prej jush kishte që dëshironin këtë botë dhe prej jush kishte që e donin botën tjetër...﴿(Ali’Imran:152)

Po ashtu nijet (qëllim) nënkuptohet edhe nga fjala "ibtiga" (kërkim) siç e gjejmë në fjalën e të Lartësuarit:

﴿وَمَثَلُ الَّذِينَ يُنْفِقُونَ أَمْوَالَهُمُ ابْتِغَاءَ مَرْضَاتِ اللَّهِ وَتَثْبِيتًا مِنْ أَنْفُسِهِمْ ...﴾ (البقرة: ٢٦٥)

Shembulli i atyre që e japin pasurinë e tyre për të kërkuar Kënaqësinë e Allahut dhe si përforcim të veteve të tyre...﴿(El-Bekare:265)

 

 

Si dhe thënia e Tij:

﴿وَمَا تُنْفِقُوا مِنْ خَيْرٍ فَلِأَنْفُسِكُمْ ۚ وَمَا تُنْفِقُونَ إِلَّا ابْتِغَاءَ وَجْهِ اللَّهِ ﴾ (البقرة: ٢٧٢)

E çfarëdo mirësie që të jepni ajo do të jetë në të mirën tuaj, por vetëm nëse e jepni duke kërkuar Fytyrën e Allahut... ﴿(El-Bekare:272)

Ndërsa ajo që është përmendur në Sunnetin e nderuar (traditën profetike) në lidhje me rëndësinë e nijetit (qëllimit) vlerën madhështore që ka, janë jashtëzakonisht shumë, kështu që do të mjaftohemi vetëm me disa shembuj:

- Transmetohet në Sahihun e Muslimit nga Ummu Selemeh – Allahu qoftë i kënaqur prej saj – se i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! – ka thënë:

» يعوذ عائذ بالبيت فيبعث إليه بعث، فإذا كانوا ببيداء من الأرض خسف بهم، فقلت: يا رسول الله، فكيف بمن كان كارها؟ قال يخسف به معهم، ولكنه يبعث يوم القيامة على نيته«

Kuptimi:«...E kështu Mehdiu pasi të jetë i mbrojtur rreth Qabes do të dërgohet kundër tij një ushtri, e sapo ajo të mbërrijë në rrafshin e shkretëtirës, ajo ka për t’i përpirë të gjithë.» Pyeta: “O i Dërguar i Allahut, po ai që nuk ka dëshiruar që të jetë bashkë me ta (por që e ka përpirë toka bashkë me ta)?! Tha: «Toka ka për t’i përpirë të gjithë së bashku, ndërsa në Ditën e Gjykimit ai do të ringjallet (e do llogaritet) sipas nijetit (qëllimit) të tij.»

Hadithi bën me dije se çdo njeri do të takohet me Zotin e vet në Ditën e Gjykimit sipas nijetit (qëllimit) që e ka shtyrë atë që të bëjë ato punë që i ka bërë në dynja.

- Gjithashtu transmeton Imam Ahmedi dhe Nesaiu, hadithin e Ubadete bin Samit – Allahu qoftë i kënaqur prej tij – se i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- ka thënë: « من غزا في سبيل الله ولم ينو إلا عقالاً فله ما نوى» Kuptimi:«Kush lufton në Rrugë të Allahut dhe nuk ka patur për qëllim vetëm se një litar (me të cilin lidhet deveja) atij ajo që ka patur qëllim do t’i jepet.»

 

 

 

Hadithi tregon se nuk mjafton që luftëtari të jetë thjesht pjesëmarrës në luftë dhe xhihad,  por ai duhet patjetër që nijetin e vet ta ketë të sinqertë vetëm për Allahun e Plotfuqishëm, qëllim i tij të jetë ngritja e Fjalës së Allahut, përndryshe do marrë vetëm atë të cilën ka synuar.

- Në këtë kontekst gjithashtu kemi edhe hadithin që është pëmendur në dy Sahihët (Buhariun dhe Muslimin) – sipas tekstit të Muslimit – të cilin e transmeton Sad bin Ebij Uekasi – Allahu qoftë i kënaqur prej tij – se i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – ka thënë:


"
ولست تنفق نفقة تبتغي بها وجه الله إلا أجرت بها، حتى اللقمة تجعلها في في امرأتك"

 Kuptimi:«Çfarëdo që të japësh prej sadakasë me të cilën ti dëshiron që të fitosh Fytyrën e Allahut, ke për t’u shpërblyer për të, madje edhe për kafshatën që ti e vë në gojën e bashkëshortes tënde.»

Kështu që i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – vetëm sadakanë që muslimani e jep për të fituar Fytyrën dhe Kënaqësinë e Allahut të Lartësuar e ka konsideruar që do të shpërblehet për të, qoftë ajo edhe prej gjërave mubah (të lejuara) që njeriu mund t’i bëjë spontanisht gjatë ditës.

Ndalesa e pestë:

Selefët e nderuar janë angazhuar shumë sa i përket çështjes së nijetit (qëllimit). Atae konsideronin si diçka vërtetë të madhe për shkak të rëndësisë që ajo kishte për ta.

Ibn Rexheb el-Hanbelij – Allahu e mëshiroftë – ka thënë:
“Prej transmetimeve të Umerit
– Allahu qoftë i kënaqur prej tij – është edhe se ai – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - ka thënë: «" لا عمل لمن لا نية له، ولا أجر لمن لا حسبة له

Kuptimi«Nuk ka punuar ai që nuk ka bërë nijet (qëllim), si dhe nuk ka shpërblim për atë që nuk e llogarit (shpërblimin e saj) në të.»

Transmetohet nga Ibn Mes’udi – Allahu qoftë i kënaqur prej tij – se ai ka thënë:

"لا ينفع قولٌ إلا بعمل، ولا ينفع قولٌ ولا عملٌ إلا بنية، ولا ينفع قولٌ ولا عملٌ ولا نيةٌ إلا بما وافق السنة "

 

Kuptimi«Nuk ka vlerë fjala vetëmse nëse veprohet, nuk ka vlerë as fjala e as vepra vetëm  nëse bëhen me nijet (qëllim), si dhe nuk ka vlerë as fjala, as vepra dhe as nijeti(qëllimi), vetëm nëse ato përputhen me Sunnetin (traditën profetike).»

 

Ndërsa Jahja bin Ebi Kethijr ka thënë: « تعلموا النية فإنها أبلغ من العمل»

«Mësojeni se si duhet ta bëni nijetin sepse ajo është më e rëndësishme se sa puna».
Kurse Daud et-Taij transmetohet se ka thënë: «
رأيت الخير كله إنما يجمعه حسن النية »

(I kam vërejtur të gjitha punët dhe kam parë se ajo që i bashkon të gjitha ishte nijeti (qëllimi) i mirë.)

Transmetohet se Sufjan eth-Theurij ka thënë: « ما عالجت شيئاً أشد علي من نيتي ؛ لأنها تنقلب عليّ »«Nuk ka patur diçka më të vështirë për mua për të rregulluar se sa nijetin (qëllimin) tim, sepse ajo më dilte duarsh.»

Transmetohet se Jusuf bin Esbat ka thënë: « تخليص النية من فسادها أشد على العاملين من طول الاجتهاد »

Kuptimi«Pastrimi i nijetit (qëllimit) dhe mosprishja e tij, për ata që punojnë, është më e vështirë se e tërë lodhja e tyre.»

Transmetohet se Mutarraf bin esh-Shekhir, ka thënë: « صلاح القلب بصلاح العمل، وصلاح العمل بصلاح النية »

Kuptimi«Rregullimi i zemrës arrihet me rregullimin e punës, rregullimi i punës arrihet me rregullimin e nijetit (qëllimit).»

Transmetohet se Ibn Mubarak ka thënë:« ربّ عمل صغير تعظّمه النية، ورب عمل كبير تصغّره النية »

Kuptimi«Ndoshta një punë të vogël e bën të madhe nijeti dhe ndoshta një punë madhe e bën të vogël nijeti(qëllimi)»

transmetohet se disa nga selefët kanë thënë من سرّه أن يكمل له عمله فليحسن نيته، فإن الله - عز وجل - يأجر العبد إذا حسّن نيته حتى باللقمة »

 

Kuptimi«Kush dëshiron që t’i plotësohet (t’i shpërblehet) vepra e vet atëherë le të përmirësojë nijetin (qëllimin) e tij, pasi Allahu – i Lartmadhëruar- e shpërblen robin e Vet nëse ai e rregullon nijetin e tij qoftë edhe për një kafshatë.»

Qëllimi nga të gjitha këto sa përmendëm është se njeriu nuk mund të përfitojë nga veprat, në asnjërën prej tyre, tek Allahu i Lartësuar përveç nëse ai është i sinqertë në nijetin (qëllimin) e tij, duke e bërë atë vetëm për Allahun e Lartësuar, pikërisht për këtë pati thënë Fudajl ibn Ijadi – Allahu e mëshiroftë – në lidhje me fjalën e Allahut të Lartësuar ku thotë:

﴿ لِيَبْلُوَكُمْ أَيُّكُمْ أَحْسَنُ عَمَلًا ﴾ (الملك:٢)

...Që t’ju vërë juve në sprovë që të shihet se kush prej jush është më vepërmirë... ﴿(el-Mulk:2) duke thënë: “...Më e sinqertë dhe më e qëlluar...”, pastaj tha: “Vepra duhet të jetë e sinqertë dhe e qëlluar: E sinqertë është kur ajo bëhet vetëm për Allahun e Lartësuar ndërsa e qëlluar nëse ajo është në përputhje me Sunnetin (traditën profetike).”

Në fund të tërë kësaj që kemi përmendur arrijmë në konkluzionin se nijeti i sinqertë është kusht bazë për pranimin e një vepre, cilado që të jetë ajo vepër. Një prej shkrimtarëve bashkohorë thotë: “Zemra është baza në Islam, dhe se ajo është referenca e pranimit dhe e shpëtimit në botën tjetër.”

Transmetohet në Sahihun e Muslimit nga Ebu Hurejra
– Allahu qoftë i kënaqur prej tij – se i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi- të ka thënë: « إن الله لا ينظر إلى أجسادكم ولا إلى صوركم ولكن ينظر إلى قلوبكم »

«Allahu në të vërtetë nuk shikon në fizionomitë tuaja dhe as në bukuritë tuaja, por Ai shikon në zemrat tuaja.»

Transmetohet në Sahihun e Bukhariut dhe Muslimit se i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – ka thënë:

 « ألا إن في الجسد مضغة، إذا صلحت صلح الجسد كله، وإذا فسدت فسد الجسد كله ألا و هي القلب »

Kuptimi«Në trup në të vërtetë është një organ, nëse ajo rregullohet, rregullohet i tërë trupi, e nëse ajo prishet, prishet i tërë trupi dhe ajo është zemra.»

 

Allahu i Lartësuar ka thënë:

﴿ وَأُزْلِفَتِ الْجَنَّةُ لِلْمُتَّقِينَ غَيْرَ بَعِيدٍ*هَٰذَا مَا تُوعَدُونَ لِكُلِّ أَوَّابٍ حَفِيظٍ*مَنْ خَشِيَ الرَّحْمَٰنَ بِالْغَيْبِ وَجَاءَ بِقَلْبٍ مُنِيبٍ*ادْخُلُوهَا بِسَلَامٍ ۖ ذَٰلِكَ يَوْمُ الْخُلُودِ﴾ (ق: ٣١-٣٤)

Dhe jo larg prej aty, Xheneti do t’u afrohet besimtarëve të devotshëm, (që do t’u thuhet:) “Kjo është premtuar për ju, për këdo që është penduar dhe ruajtur (nga gjynahet), që e ka pasur frikë të Gjithëmëshirshmin, edhe atëherë kur nuk e shihte kush, e që ka ardhur me zemër të kthyer (nga Allahu). Hyni në të (Xhenet) me paqe e siguri. Kjo është Dita e amshimit!”. ﴿(Kaf:31-34)  

Këtu përfundon fjala e Ibn Rexhebit.

Vërtetë që përmirësimi i nijetit (qëllimit) dhe futja e sinqeritetit në zemër duke ia dedikuar atë vetëm Zotit të botëve, i japin vlera dhe e lartësojnë pozitë e veprës në jetën e kësaj bote në shkallën më të lartë, si dhe e bëjnë atë që të jetë tek Allahu një adhurim i pranuar. Mirëpo nëse ajo prishet, ka për të rënë duke u përzier me adhurimet e thjeshta derisa të shndërrohen edhe në mëkate të turpshme, duke mos përfituar njeriu prej tyre asgjë tjetër përveç lodhjes në kryerjen e tyre, dështimin dhe dëshpërimin.
Njeriu mund të ndërtojë një kështjellë me mure të larta, me një gjerësi të pa imagjinueshme, si dhe mund të mbjellë rreth tij një kopësht me pemë të zgjedhura e të mrekullueshme, me frytet më të shijshme. E ndërsa ai është duke qëndruar e i përqëndruar në kopshtin e vet, i kthehet Sunduesit të kësaj bote me gjithçka që ka bërë, vetëm se tani do japë llogari; nëse ai ka patur për qëllim që me ndërtimin e këtij kopështi dhe mbjelljes së  atyre pemëve ka qenë qëllimi që t’u sjellë dobi me to njerëzve, ai do të ketë shpërblim të pa ndërprerë në lidhje me këtë.

Në Sahihin e Muslimit transmetohet nga Enes bin Maliku - Allahu qoftë i kënaqur me të - se i Dërguari i Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të - ka thënë:
«
ما من مسلم يغرس غرساً، أو يزرع زرعاً فيأكل منه طير أو إنسان إلا كان له به صدقة »« Nuk ka asnjë musliman i cili e mbjell një pemë ose kultivon prodhime bujqësore, ku prej saj hanë zogj apo njerëz, e që ai të mos i konsiderohet atij kjo si të kishte dhënë sadaka (lëmoshë për ta)».

 

Madje edhe të ushqyerit e trupit të vet, të ushqyerit e fëmijëve të vet dhe gruas së vet, do të ketë për të shpërblim dhe sevape nëse ai i kryen ato me nijetin (qëllimin) e mirë për t’u shpërblyer.
Transmeton Buhariu dhe të tjerë nga Saad ibn Ebi Uekasi – Allahu qoftë i kënaqur prej tij - se i Dërguari i Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të – ka thënë:

 "إنك لن تنفق نفقة تبتغي بها وجه الله إلا أجرت بها حتى تجعله في في امرأتك "

 

«Ti nuk do të japësh asnjë lëmoshë, me të cilën të kërkosh Fytyrën e Allahut, e që të mos shpërblehesh për të, madje edhe kur ti vëndos kafshatën në gojën e bashkëshortes tënde
Prandaj kërkohet që çdo musliman ta pastrojë nijetin e vet duke ia dedikuar atë vetëm Allahut të Plotfuqishëm dhe të rregullojë brendësinë e vet në lidhje me këtë, pasi në fillim kjo gjë mund t’i duket e vështirë, por fundi për të do të jetë i lehtë dhe i lumtur.

Comments  

#357 Parathënie - Webfaqja " Sunneti profetik" dhe shkencat e tijRandolph 4 Sha'ban 1441 AH
I used to be recommended this weeb site through my cousin. I'm now not positive whether or noot this puut upp is written via him
as no onne else realize such certain approximately my
difficulty. You are wonderful! Thaank you!



Feel free too surf to my page ... tablets
for male potency in pharmacies price: http://mcdonogh35archive.com/index.php?title=Online_Pharmacy_By_Signet
Quote
#356 Parathënie - Webfaqja " Sunneti profetik" dhe shkencat e tijVerena 4 Sha'ban 1441 AH
Hi, I check your blogs regularly. Your humoristic style is witty, keep it up!


my blog post ... a program for accounting for
goods: http://www.sellytnow.com/user/profile/10534
Quote
#355 Parathënie - Webfaqja " Sunneti profetik" dhe shkencat e tijBeryl 3 Sha'ban 1441 AH
Hey very interesting blog!

Take a look at my blog post delgra 100 mg: https://bitcointalk.space/index.php?topic=67115.0
Quote
#354 Parathënie - Webfaqja " Sunneti profetik" dhe shkencat e tijClaire 3 Sha'ban 1441 AH
My programmer is trying too convince me to move to .net from PHP.
I have always disliked thee idea bedause of thhe costs. But he'stryiong none the less.
I've been using Movable-type on a variegy of websites for about
a year and am worried about switching To buy a coffee grinder: http://exterminatorsouthflorida.com/modules.php?name=Your_Account&op=userinfo&username=SimoneMans another platform.
I have heard great things about blogengine.net. Is
there a way I can import all my wordpress content into it?

Any kind of help would be really appreciated!
Quote
#353 Parathënie - Webfaqja " Sunneti profetik" dhe shkencat e tijKristen 3 Sha'ban 1441 AH
Ridiculous quest there. What occurred after? Good luck!

Look at myy page: poker yua: http://foobazaar.com/wikpa/index.php?title=%D0%91%D0%B5%D0%B7%D0%B4%D0%B5%D0%BF%D0%BE%D0%B7%D0%B8%D1%82%D0%BD%D1%8B%D0%B9_%D0%91%D0%BE%D0%BD%D1%83%D1%81_%D0%9F%D0%BE%D0%BA%D0%B5%D1%80_-_%D0%9F%D0%BE%D0%BA%D0%B5%D1%80_%D0%A0%D1%83%D0%BC%D1%8B_%D0%A1_%D0%91%D0%B5%D0%B7%D0%B4%D0%B5%D0%BF%D0%BE%D0%B7%D0%B8%D1%82%D0%BD%D1%8B%D0%BC_%D0%91%D0%BE%D0%BD%D1%83%D1%81%D0%BE%D0%BC_%D0%97%D0%B0_%D0%A0%D0%B5%D0%B3%D0%B8%D1%81%D1%82%D1%80%D0%B0%D1%86%D0%B8%D1%8E
Quote
#352 Parathënie - Webfaqja " Sunneti profetik" dhe shkencat e tijJuana 3 Sha'ban 1441 AH
Hi, i think that i noticed you visited my web ite
so i got here to go back the prefer?.I'm trying to find tthings
to improve my web site!I assume its good enough to make use
of some of your ideas!!

my site ... Opel
car dealership: https://affordableseocompany4u.com/forum/index.php?topic=119855.0
Quote
#351 Parathënie - Webfaqja " Sunneti profetik" dhe shkencat e tijLaverne 2 Sha'ban 1441 AH
That is very fascinating, You're an overly skilled
blogger. I have joined your rss feed and look forward to
in search of extra of your excellent post. Additionally,
I've shared your web site in my social networks

My web site - can i download a song from youtube: http://springsongaviary.com/
Quote
#350 Parathënie - Webfaqja " Sunneti profetik" dhe shkencat e tijDan 2 Sha'ban 1441 AH
This piece of writing will help the internet people for setting up new website or
even a blog from start to end.

My web site foods that should be bought organic [chimneyhillpizza.com: http://chimneyhillpizza.com/]
Quote
#349 Parathënie - Webfaqja " Sunneti profetik" dhe shkencat e tijMarisol 2 Sha'ban 1441 AH
What i don't realize is inn truth how you're no lonnger really a lot more smartly-liked than you might be right now.
You're very intelligent. You realize therefore significantly relating to
this matter, produced me in my view imagine it from numerous numerous angles.
Its ike women and men aren't involved until it is one thing to
accomplish with Woman gaga! Your personal stuffs outstanding.
At all times handle iit up!

myweb page: goods for children (www.raidcontrol.com: https://www.raidcontrol.com/index.php?title=7._%D0%A1%D0%B5%D0%B4%D0%BE%D0%B2%D0%B0_%D0%9D._%D0%9D._%D0%9C%D0%B0%D1%81%D0%BB%D0%B0%D0%BA_%D0%95)
Quote
#348 Parathënie - Webfaqja " Sunneti profetik" dhe shkencat e tijHeriberto 2 Sha'ban 1441 AH
Hello, I enjoy readding all of your article post.

I like to rite a little comment to support you.

My blog post: dlscom.com: http://dlscom.com/home.php?mod=space&uid=1134751&do=profile&from=space
Quote
#347 Parathënie - Webfaqja " Sunneti profetik" dhe shkencat e tijEnrique 1 Sha'ban 1441 AH
It?s difficult to find well-informed people in this particular topic,
but you seem like you know what you?re talking about! Thanks

Here is my website; http://eclipseketo.com/: http://www.bestinjurylawyerusa.com/classifieds/user/profile/35771
Quote
#346 Parathënie - Webfaqja " Sunneti profetik" dhe shkencat e tijDonnell 1 Sha'ban 1441 AH
Wow, incredible blog layout! How long have you been blogging
for? you made blogging look easy. The overall look of your site is magnificent,
let alone the content!

Take a look at my web blog fun things to do in cleveland this weekend: http://benttreecounseling.org
Quote
#345 Parathënie - Webfaqja " Sunneti profetik" dhe shkencat e tijKazuko 1 Sha'ban 1441 AH
I am now not positive where you are getting your information, however good topic.
I must spend a while studying much more or working out more.
Thank you for wonderful information I used to be on the lookout for this information for my mission.

Here is my web-site: Dapoxetine sans ordonnance: http://tecnomesin.com/index.php/en/79-blog/78-video
Quote
#344 Parathënie - Webfaqja " Sunneti profetik" dhe shkencat e tijWilhemina 1 Sha'ban 1441 AH
I got what you mean, thanks for posting. Woh I am glad
to find this website through google.

my website: Keto MCT Reviews: https://trashwiki.org/en/How_Burn_Off_Fat:_Doctors_Proven_Weight_Reduction_Secret_1
Quote
#343 Parathënie - Webfaqja " Sunneti profetik" dhe shkencat e tijMargret 1 Sha'ban 1441 AH
Nice post. I used to be checking constantly this blog and I am impressed!
Extremely useful info particularly the ultimate phase :
) I maintain such information much. I used to be seeking this particular info for a long time.
Thank you and besst oof luck.
коврики для ванной
комнаты киев: https://www.kover-samolet.com.ua/kovry/kovriki-dlya-vannoi-komnaty/ carpet for the hallway
Quote
#342 Parathënie - Webfaqja " Sunneti profetik" dhe shkencat e tijRebecca 1 Sha'ban 1441 AH
I blog quite often and I genuinely appreciate your content.
This great article has truly peaked my interest. I will book
mark your site and keep checking for new information about once a week.
I opted in for your Feed too.

Here is my web site: Eclipse Keto: http://gourmetspice.com/author/tawannatimm/
Quote
#341 Parathënie - Webfaqja " Sunneti profetik" dhe shkencat e tijCarson 1 Sha'ban 1441 AH
It is not my first time to go to see this web page,
i am visiting this web site dailly and obtain fastidious information from here every day.



Look at my homepage ... Neo Lyfe Keto: https://shaadee.net/ads/6-strategies-to-accelerate-fat-and-drop-pounds/
Quote
#340 Parathënie - Webfaqja " Sunneti profetik" dhe shkencat e tijOdell 1 Sha'ban 1441 AH
Hi, its fastidious paragraph concerning media print, we all understand
media is a wonderful source of information.

Visit my web-site ... NeoLyfe: http://www.asheboro.com/ASP2/adredir.asp?url=https://neolyfeketo.net/
Quote
#339 Parathënie - Webfaqja " Sunneti profetik" dhe shkencat e tijMaureen 1 Sha'ban 1441 AH
Excellent weblog right here! Also your web site rather a lot up very fast!
What web host are you the usage of? Can I get your affiliate
link on your host? I desire my website loaded up as
fast as yours lol.

my web-site EverJay CBD
Oil: http://www.worldshithead.com/User:Casie7517081
Quote
#338 Parathënie - Webfaqja " Sunneti profetik" dhe shkencat e tijLori 1 Sha'ban 1441 AH
I'm gone to say to my little brother, that he should also pay a visit this webpage on regular basis to take
updated from newest news update.

Feel free to surf to my web blog Keto MCT Reviews: http://johannaslocum2741.wikidot.com/blog:2
Quote
#337 Parathënie - Webfaqja " Sunneti profetik" dhe shkencat e tijFrancis 30 Rexheb 1441 AH
Thanks for this rattling post, I am glad I detected this website on yahoo.


Review my website ... SlimyMed Direct Effect Tablets: http://www.ringscollection.com/click.php?url=https://slimymeddirecteffect.com/
Quote
#336 Parathënie - Webfaqja " Sunneti profetik" dhe shkencat e tijLarae 30 Rexheb 1441 AH
Hello friends, how is the whole thing, and what you desire to say regarding this article,
in my view its truly remarkable in favor of me.



My website: compra Viagra Super Active: http://www.supporthealth.org/index.php?title=%C3%82%C2%BFD%C3%83%C2%B3nde_Comprar_Augmentin_Gen%C3%83_rico_Por_Internet_En_Espa%C3%83%C2%B1a
Quote
#335 Parathënie - Webfaqja " Sunneti profetik" dhe shkencat e tijModesta 30 Rexheb 1441 AH
Great paintings! That is the kind of information that are meant
to be shared around the net. Disgrace on the search engines for not positioning
this put up upper! Come on over and discuss with my web
site . Thanks =)

Look into my blog SlimyMed Direct Effect Reviews: http://www.propulsionplant.ru/go/url=https://slimymeddirecteffect.com/
Quote
#334 Parathënie - Webfaqja " Sunneti profetik" dhe shkencat e tijValarie 30 Rexheb 1441 AH
Hey There. I discovered your blog the usage of msn. This is
a very well written article. I will make sure to bookmark it and come back to read extra
of your useful information. Thank you for the post.
I'll certainly return.

Feel free to surf to my web blog :: 2X Vitality Keto Review: https://drasimhussain.com/updates/dr-asim-suffers-attack-paralysis/
Quote

Add comment

Security code
Refresh