Episodi i pestë ( 5 )

Përkufizimi gjuhësor i fjalës sunet.  

1.  Fjala sunet merr kuptimin e fesë Allahut të Plotfuqishëm. Ai i Cili lëshoi urdhrat dhe ndalimet dhe vendosi dispozita të tjera të fesë[1].

El-Ragib ka thënë: shprehja (sun-netull-llahi) feja e Allahut thuhet për  për metodën e urtësisë së Tij, si dhe metodën e bindjes ndaj Tij[2].

2.  Fjala sunet ka edhe kuptimin e umetit (ndjekësve te fesë islame). El-Kurtubiu transmeton nga El-Mufad-dal i cili reciton vargjet***

(njerëzit kur bëjnë mirësi veçse me të ata lartësohen***

Bëhet natyrshëm brez pas brezi e me mirësi ata krenohen)[3]

3.  Fjala sunet merr kuptimin e natyrës. Në fjalorin Lisan El-Arab tha se fjala sunet në kuprimet gjuhësore ka edhe kuptimin e natyrës. Madje këtë kuptim disa prej dijetarëve e kanë interpretuar vjershën e "El-Ae’shaa" i cili thotë:

(Bujar e i ndershëm në të gjitha sjelljet e tij se është prej***

Pasardhësve të Muavijes më bujari, ku natyrshëm kjo gjë rrjedh)[4].***

4.  Gjithashtu fjala sunet vjen edhe me kuptimin e vazhdimësisë dhe të përhershmes.

El-Sheukani transmeton nga El-Kisaij[5].

5.  Fjala sunet merr kuptimin e diçkaje të zakonshme. "El-Adu-du" dhe shumë  të cilët janë prej dijetarëve të bazës së jurisprudencës kanë thënë:  “Fjala sunet nga ana gjuhësore  merr kuptimin metodës dhezakonit”.  "El-Zemekhsherij" në librin e tij të kometimit të Kuranit në interpretimin e ajetit:

 “Pra ata nuk janë duke pritur tjetër vetëm gjurmët e të parëve, e në ligjin e Allahut kurrë nuk do të hasësh devijim”, (Fatir : 43). Tha: (sun-netul-ev-veline = gjurmët e të parëve) zbritja e ndëshkimit ndaj atyre që përgënjeshtruan Profetët  e tyre tek popujt para tyre. Kështu që e bëri pritjen e tyre shkak për ardhjen e ndëshkimit tek ta, dhe u bëri të qartë se ky ka qenë edhe një zakon i cili ka bërë që të hakmerret ndaj atyre që e gënjyen Profetët, zakon që nuk ka ndryshuar dhe nuk mund ta kthejnë më atë”[6]. Kështu që siç e patë,  e komentoi fjalën sunet me kuptimin e zakonit.

El-Fenzij: "Koncepti i kontekstit që El-Asfahani jep në librin (Sherh el-bedai’) ku thotë: se lidhori i fjalës zakon me metodën nuk interpretuese, dhe tha: ajo ka kuptim e metodës dhe të udhës edhe në kontekstin gjuhësor. Thuhet se: (sunetu Zejdin kedha = e tillë është metoda e Zejdit). Domethënë mënyrë, zakonin  dhe biografinë e tij. Thuhet: prej sunetit të tijështë kështu ;  dome thënë prej zakonit të tij. Ka thënë Allahu i Madhërishëm: (Ky është) Ligji i All-llahut edhe ndër ata që ishin më parë, e në ligjin e All-llahut nuk mund të gjesh ndryshim”; e kjo është diçka e zakonshme[7].

Dr. Abdul-Gani Abdulhalik gjatë komentimit të kësaj thënje ka thënë: "Unë nuk kam gjetur në fjalorët e gjuhës që të citohet në mënyrë të qartë se fjala sunet të këtë kuptimin e ffjalës zakon. Gjithashtu nuk e kam gjetur që fjala  zakoni të ketë kuptimin e metodës apo të biografisë apo  të natyrës.

Ajo e cila është përmendur në fjalorë dhe që është shpjeguar në to është se: “zakoni është:  diçka që përsëritet në mënyrë të vazhdueshme.  Kjo është diçka e njohur. Prandaj ka marrë këtë emër sepse përsoni që e kryen këtë vepër e përsërit atë në mënyrë të vazhdueshme. Që do të thotë: kthehet tek ajo dhe e vepron herë pas here. Një pjesë e dijetarëve thnë: fjala (zakon) është përsëritja e një gjëjë pavarsisht nëse e përsërit në shumicën e rasteve apo e përsërit atë gjithmonë duke vepruar sipas asaj metode në të cilën ai është mësuar pa e menduar atë.  

Gjithashtu thuhet se: veprimi që përsëritet në mënyrë të vazhdueshme dhe që është rrënjosur në mëndjen e tij në gjendje të rregullt shëndetësore. Profesori ynë transmeton se dhe thotë se: zakoni dhe tradita kanë të njejtin kuptim. Ndërsa disa dijetarë kanë thënë:  se fjala zakon është e posaçëruar për veprat që kryhen ndërsa fjala traditë është e posaçëruar për fjalët që thuhen nga njerëzit.

Në librin El-Muhasas citon një thënje që e transmeton nga autori i librit El-Ain në të cilin thotë: “fjalla zakon është dhe vazhdojnë në diçka derisa të bëhet durimin e tij[8]

Nëse ne i shikojmë të gjitha kuptimet e fjalës zakon: atëherë ne kemi gjetur se ajo merr kuptimet e diçkaje të vazhdueshme dhe të përhershme. Në këtë mënyrë ata të cilët i dhanë fjalës sunet kuptimin e fjalës zakon padyshim që këtë interpretim e kanë marrë duke u bazuar në thënjen e El-Kisaij, thënje të cilën e transmetuam më sipër, ku thotë se fjala sunet merr kuptimin e fjalës zakon.

Ndërsa nëse ne shikojmë interpretimin e fjalës zakoni - në shpjegimin e El-Kamus në të cilën thuhet se ajo fjalë përfshin diçka që është rrënjosur në vetvete, etj .. Gjithashtu thënjen e autorit të librit El-ajn i cili thotë: vazhdueshmërin në veprimin e diçkaje, etj...si dhe transmetimet që vijnë nga El-Ragib në komentin e fjalës natyrë, gjë të cilën e përmendëm më sipër, ne mësuam se fjala zakon përdoret edhe me kuptimin e fjalës natyrë.

Nëse ne shikojmë në interpretimin e saj: si përsëritje e diçkaje në mënyrë të vazhdueshmë që ndodh përherë osë në shumicën e rasteve ...etj,. osë në interpretimin e fjalës traditë: mësuam se fjala traditë merr edhe kuptimin e metodës dhe se prej saj gjithashtu përfitohet kuptimi i vazhdueshmërisë dhe përsëritjes.

Këto që përmendëm por gjithashtu unë kam gjetur në librin (el-furuk el-lugavijeh) të shkruajtur nga Ebu Hilal El-Askerij i cili tregon dallimet mes fjalës sunet dhe fjalës zakon. Fjala zakon nënkupton një veprim të vazhdueshëm që kryen njeriu dhë që e kryen vetë ndërsa fjala sunet është një veprimi që njeriu e pason nga dikush tjetër të cilën e ka vepruar më përpara tij[9].
në përgjithësi: kuptimet e fjalëve zakon, natyrë, metodë dhe veprim i persëritur vazhdimizht, , janë të përafërta edhe nëse ato nuk kanë kuptim të njejtë[10].

Përgjithësisht për të thënë  kuptimin e kësaj fjale – pra të fajlës sunet- nga ana gjuhësore:  se ajo tregon metodën e ndjekur, për shkak të origjinës së saj, sepse ajo ka ardhur në thënjen e tyre: (senentush-shej-e bil-musin) që nënkupton miratimin e dikaje në mënyrë të përsëritur dhe praktikimi it tij në të derisa ai e bëri zakon domëthënë  e bëri rrugë këtë gjë.

Një kuptim të përafërt mund themi: se kjo shprehje tregon vazhdimësinë, dhe veprimin që kryhet në mënyrë të zakonshme. Ky është edhe kuptimi sipërfaqësor i fjalës (senentul-mae) nëse e derdh ujin në mënyrë sistematike të vazhdueshme  e  të rregullt e të vazhdueshme.

Nëse do të merrnim të dy kuptimet së bashku atëherë na bëhet e qartë se: suneti nënkupton urdhërin për ndjekjen e një metode të posaçme, që kërkon përkushtim, si dhe të ecet sipas saj, derisa ajo të jetë udha dhe metoda e cila nuk lejohet të devijohet apo të kundërshtohet me dëshirë urdhëri për përkushtimin ndaj tij[11].

Kështu, ne gjejmë se terminologjia e fjales sunet në legjislacionin islam ka të njejtin koncept me kuptimet gjuhësore: biografia, metoda  dhe udha që ndoqi Profeti (paqja dhe begatia e Allahut qoftshin mbi të) duke ndjekur fjalët, veprat e tij, dhe të gjithë çështjet që ai i ka miratuar.

Kështu që është bërë e qartë gjatë këtij prezantimi në kuptimin e fjalës sunët  nga ana gjuhësore, por duhet patjetër të jemi të vetëdijshëm për disa çështje që ja:

a.   Fjala sunet në kuptimin metodës dhe biografisë  - pavarësisht nëse ishte e mirë apo e keqe - është përdorur në gjuhën e përdorur nga arabët para Islamit, dhe gjithashtu në  poezitë e periudhës para islamike, ashtu siç i sollëm disa shembuj.

b.  Gjithashtu fjala sunet është përmendur me të njejtët kuptime gjuhësore që shpjeguam më sipër si në Kuranin Fisnik ashtu edhe  në hadithet e Profetit Muhamed (paqja dhe begatia e Allahut qoftshin mbi të).

c.   Suneti edhe pse në islam është i përkufizuar në mënyrë të posaçme dhe njihet si: metoda dhe udha që ndoqi Profeti (paqja dhe begatia e Allahut qoftshin mbi të) me fjalët, veprat dhe miratimet e tij, kjo nuk do të thotë se kuptimet gjuhësore janë të pavlefshme apo duhen zhdukur, por ato përdoren  edhe pse me një normë  përdorimi më të ngushtë.

 

 



[1] Shiko El-Kamus El-Muhit faqe : 4/239; dhe El-Mu’xhem El-Vesit faqe : 1/256.

[2] Shiko El-Mufredat faqe: 245.

[3] Shiko librin El-Xhamiu liAhkam El-Kuran 4/216.

[4] Shiko El-lisan 13/2125

[5] Shiko Irshad El-Fuhul 33.

[6] Shiko El-Keshshaf   2/246

[7] shiko Hashijetul-Fenerij Ala Al-Telvih 242

[8] Shiko "El-Mukhassas" ( 12/75 ).

[9] Shiko El-Furuk 187.

[10] Shiko Huxhxhijetus Suneh 50-51.

[11] Shiko Es-Sunetu Fi Muvaxheheti A’daiha 38.

Add comment

Security code
Refresh