Hyrje

Historitë në Sunnet

Falenderuar qoftë Allahu – Zoti i botëve, Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij besnik, e mbi familjen e tij e shokët e tij të gjithë, e këdo që e ndjek ata me mirësi deri në Ditën e Gjykimit, e siç vijon...

Vërtet që ngjarjet janë të lidhura me shkaqet, kudëgjimi nxiton menjëherë për tek rezultati i tyre, e nësen dërhyjnë fenomenete përvojës në tregimete të kaluarëve, dëshira e interesimit për njohjen e saj do ishte një prej faktorëve më të rëndësishëm në gdhendjen e përvojave në shpirt. E sot kultura e tregimit është bërëart prej arteve të veçantatë gjuhës dhe kulturëssë saj. E prej përshkrimeve më elokuente, janë ato tregime që gjenden në Kur’an dhe Sunnet.

Kuptimi i tregimeve:

Tregimi ndjek gjurmët, thuhet: Tregova gjurmët e tij: dmth e ndoqa atë, dhe fjala “el-Kasas” (tregime) është origjinë i fjalës. Ka thënë i Lartësuari:{فَارْتَدَّا عَلَى آثَارِهِمَا قَصَصًا}- {...e ata u kthyen sipas gjurmëve të tyre duke (ia) treguar (njëri-tjetrit gjurmët)}(el-Kehf:64). E gjithashtu ka thënë nëpërmjet gjuhës së nënës së Musait:{وَقَالَتْ لِأُخْتِهِ قُصِّيهِ}-{...e (ajo) i tha motrës së tij (Musait), ndiqe (shkoji pas tij, e trego për të)...}(el-Kasas:11)dmth; ndiqja gjurmët, derisa të shohësh se kush do e marrë.

El-Kasas (tregimet) gjithashtu do të thotë: Lajme të njëpasnjëshme, siç ka thënë i Lartësuari:

{إِنَّ هَذَا لَهُوَ الْقَصَصُ الْحَقُّ}-{Vërtetë që ky (Libër) është tregim i vërtetë}(Ali Imran:62) dhe gjithashtu ka thënë: {لَقَدْ كَانَ فِي قَصَصِهِمْ عِبْرَةٌ لِأُوْلِي الأَلْبَابِ}-{Vërtetë që në tregimin e tyre ka përvojë për ata që janë të zotët e mendjes.}(Jusuf:111).

Kështu që fjala “el-Kis’sah” (tregim) nënkupton: urdhër, lajm, çëshjte, dhe gjendje.

Ndërsa me “tregimet e Sunnetit” nënkuptohet: Lajmet e tyre rreth gjendjeve të popujve të kaluar, profecitë e hershme, dhe ngjarjet e ndodhura. Dhe se Sunneti i ka përfshirë shumicën e ndodhive të së kaluarës, gjendjet e njerëzve e lajmet e tyre, dhe çfarë u ka ndodhur atyre, duke treguar për ta një përshkrim të llogjikshëm rreth asaj në të cilën ata ishin.

Llojet e tregimeve në Sunnet

Tregimet në Sunnet janë disa llojesh, prej tyre:

Lloji i parë: Tregimet e Profetëve, duke përmendur diçka e cila u ka ndodhur atyre prej ndodhive; si tregimi i Ibrahimit me gruan e tij dhe birin e tij Ismailin me ardhjen e tyre për në Mekke, dhe i Musait me Hidrin, e të tjerë.

Lloji i dytë:Tregime që kanë lidhje me ndodhi të shkuara dhe lajme të së kaluarës, si tregimi i banorëve të shpellës, dhe i personit i cili kishte vrarë nëntëdhjetë e nëntë veta, dhe të atij që i toleronte të pasurit e i lehtësonte të varfërit, e të tjerë si këto.

Dobitë e tregimeve:

Tregimet kanë dobi të shumta, prej tyre janë, si në vijim:

1.  Vërtetimi i Profetëve, dhe ringjallja e kujtimit të tyre, dhe sqarimi i vlerave të tyre, siç është rasti i tregimit të Ibrahimit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) me ndërtimin e Qabes.

2.  Dhe se ajo është degë prej degëve të letërsisë, e cila provokon në dëgjim, dhe që përforcon përvojën në shpirt, {لَقَدْ كَانَ فِي قَصَصِهِمْ عِبْرَةٌ لِأُوْلِي الأَلْبَابِ}-{Vërtetë që në tregimin e tyre ka përvojë për ata që janë të zotët e mendjes.}(Jusuf:111).

3.  Nxitjen për vepra të devotshme, dhe të shtyrit në to, duke përmendur frytet e tyre të menjëhershme dhe të mëvonshme, ashtu si me tregimin e banorëve të shpellës.

4.  Tjetërsimi nga veprat e këqia, dhe sqarimi i përfundimit të keq i tyre, si në tregimin e atyre tre personave, ku njëri prej tyre ishte tullac dhe tjetri lebroz.

 

Tregimet në Sunnet janë të vërteta e nuk janë imagjinatë:

Ne besojmë me besim të palëkundur se Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka qenë i sinqertë në Profetësinë e tij dhe i Sinqertë në thirrjen e tij, dhe i Sinqertë në fjalët e tij, dhe se ai nuk fliste tjetër përveçse atë që ishte shpallje (revelatë prej Zotit), siç edhe ka thënë i Lartësuari:{وَمَا يَنْطِقُ عَنِ الْهَوَى * إِنْ هُوَ إِلَّا وَحْيٌ يُوحَى}-  {Dhe se ai (Muhammedi) nuk flet nga qejfi (mendja), por ajo është veç shpallje që i shpallet.}(en-Nexhm:3-4).

E si rezultat, të vërtetat të cilat ndodhen në tregime, janë të gjitha të vërteta e jo imagjinatë, por tregime në sunnetin e saktë prej më të besueshmeve burime, ku gjithçka që është përfshirë në to, është e përputhshme me realitetin plotësisht.

Ndikimi i tregimeve në edukim dhe përmirësim:

Prej asaj që nuk ka dyshim në të, është se tregimi gjykues preciz, troket tek dëgjuesi me dashuri, dhe ndërhyjë në shpirtin njerëzor me lehtësi dhe pa vështirësi, dhe se mësimet e sugjeruara e predikuese shpeshherë sjellin bezdi, dhe se i riu nuk mundet që t’i ndjekin ato e t’i përceptojë elementet e tyre përveçse me vështirësi, e madje edhe kjo vetëm për një kohë të shkurtër. Prandaj metodika e tregimtarit ishte me ndikimin më të efektshëm, dhe me përfitimin më të madh.

E është tipike për shpirtrat që ata të anojnë për nga dëgjimi i rrëfimeve dhe tregimeve, e ato zgjasin në kohë më gjatë në memorje, prandaj është e nevojshme për edukuesit që t’u ofrojnë prej tyre edhe në fushën e mësimdhënies dhe edukimit.

Dhe se në tregimet profetike ka materjal të bollshëm i cili do të ndihmojë edukuesit që të kenë sukses në angazhimin e tyre, dhe t’i pajisë ata me furnizim edukativ, prej historisë së profetëve, dhe rrëfimeve të të hershëmve.

Kështu edukuesi do mundet që të sjellë tregime profetike me një stil të cilin i përshtatet rangut mendor të atyre që mësojnë, të çdo niveli prej niveleve të mësimdhënies.

E për të treguar rëndësinë e tregimeve në sunnetin profetik, kemi zgjedhur një pjesë të dobishme prej tyreprej librave të sunnetit (traditës profetike), në përputhje me metodikën e mëposhtme:

1.  Mjaftueshmëria me atë që është saktësuar prej tyre në zinxhirin e transmetimit, e në të ka mjaftueshmëri dhe begati.

2.  Nxjerrja e haditheve prej Librave Referues të Sunnetit.

3.  Shpjegimi i fjalëve të pakuptueshme në tekstin e hadithit, bashkë me shpjegimin e përgjithshëm të hadithit, në rast nevoje për këtë.

4.  Përmendja e dobive më të rëndësishme të kuptuara prej tregimit.

5.  Kthimi tek burimet kryesore, nga shpjegimet e Sunnetit, dhe të fjalëve të pakuptueshme të hadithit, librave të gjuhës, bashkë me treguesin për to në pasqyrën e referencave.

Kaq, dhe e lusim Allahun e Lartmadhëruar që të bëhet dobi me këtë, vërtetë Ai është Bamirës e Bujar, e falenderuar qoftë Allahu - Zoti i botëve.

 

 

Comments  

#2 A lubrication, typical, favourite cystitis.uuvehubofex 2 Sha'ban 1440 AH
Amoxicillin Online: http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/ Buy Amoxicillin dnp.cirx.sq.alssunnah.org.ucm.xz http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/
Quote
#1 Abscesses expressive prevention, ossification, direction sputum.ulajago 2 Sha'ban 1440 AH
Amoxicillin 500mg Capsules For Sale: http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/ Amoxicillin 500mg Capsules sje.bkgu.sq.alssunnah.org.gkj.oq http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/
Quote

Add comment

Security code
Refresh